• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëzimet për ndalimin e celularëve në shkolla kanë mbetur vetëm në letër!

Ekspertët: Ka problematika në zbatimin e udhëzimit

19:06 : 17/12/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Udhëzimet për ndalimin e celularëve në shkolla duket se kanë mbetur vetëm në letër, pasi institucionet arsimore kanë çaluar në zbatimin e tyre. Kjo pranohet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një takimi me prindër foli për vendosjen e një kontrolli dixhital në shkolla për celularë apo mjete metalike. Prindër dhe ekspertë theksojnë se ka pasur probleme me zbatimin e urdhrit, duke argumentuar se celularët sot janë një “trend” mes fëmijëve.

Në vitin 2018, një udhëzim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndalonte përdorimin e celularëve në shkolla. Urdhri i fimosuar në atë kohë nga ministrja e arsimit, Lindita Nikolla do të zbatohej në vitin shkollor 2018-2019.

“Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitar, është e ndaluar të disponohet telefon cellular nga nxënësit dhe mësuesit. Në rast të konstatimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore, drejtoria e institucionit:

Sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore, sipas kuadrit ligjor në fuqi. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, përcaktohej ndër të tjera në këtë udhëzim.

Lexo edhe:

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

Në vitin 2023, MAS publikoi sërish një udhëzim për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla.

“Institucionet arsimore vendore dhe parauniversitare të marrin masa për zbatimin e urdhrit për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla dhe për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare”, shkruhej në udhëzimin që duhet të vihej në zbatim në vitin shkollor 2023-2024.

A u ndaluan celularët në shkolla?

Lediona Asabella, punonjëse sociale në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë thotë për Faktoje.al se ka përpjekje maksimale nga stafi që udhëzimi të zbatohet, por ka disa problematika. Një prej tyre, është edhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për t’i kontrolluar nxënësit.

“Ka nxënës që gjejnë mundësinë të marrin dy telefonë, një e dorëzojnë dhe një e mbajnë ose thonë që nuk kam marrë fare dhe ndërkohë që e kanë marrë. Përpiqen që të manipulojnë për të mbajtur telefonin për të folur me njëri-tjetrin.

Mendoj që duhet infrastruktura e nevojshme në shkolla për ta ndalur këtë, sado që mësuesit kujdestarë bëjnë maksimumin, sepse në orën 8 pa çerek të mëngjesit deri në 8, ata kanë një dollap të posaçëm ku mbledhin telefonat”, argumenton punonjësja sociale.

Më tej, Asabella shton se në gjimnaz menaxhimi dhe kontrolli i nxënësve për telefonë është edhe më i vështirë.

“Por mendoni që mësuesit duhet të shkojë të bëjë mësimin, ka 4-5 orë mësimi dhe mendon që i mblodhi telefonat dhe i ka në një dollap me çelës dhe çelësin e mban vetë. Kanë ndodhur raste kur nuk e kanë dorëzuar, ka raste kur kanë ardhur mbrapa me vonëse dhe nuk e kanë dorëzuar. Po flas këtu për pjesën e gjimnazit, e cila e ka më të theksuar këtë lloj manipulimi krahasur me 9-vjeçaren, ku janë më të vegjël dhe mësuesja ka më shumë autoritet”, thotë Lediona Asabella, punonjëse sociale.

Dilemat e prindërve për celularët

Gjatë një takimi të zhvilluar më një përfaqësi prindërish në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë më 26 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama pranoi që nuk ishte zbatuar urdhri për ndalimin e celularëve në shkolla.

“Tjetra që është e rëndësishme, po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli dixhital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga shkolla për çdo lloj mjeti metalik ose telefon ose çdo lloj gjëje tjetër që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa, çanta, kështu më radhë, në mënyrë që të zbatojmë fiks rregullin e vendosur, por nuk mund të themi që zbatohet në mënyrë strikte të ndalimit të celularëve në shkollë”, deklaroi Rama, teksa prezantoi masat e reja për të frenuar përdorimin e telefonëve në shkolla.

Rafaela, prind i dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë thotë se ajo ka zgjedhur që të mos u blejë celularëve, por përballet me një tjetër shqetësim, faktin që fëmijët e saj ndihen të përjashtuar nga shoqëria.

“Mendoj se fëmijët nuk duhet të kenë celular në shkollë, madje jam kundër mbajtjes së celularit edhe në ambiente të tjera. Une jam prind i dy fëmijëve, 11 dhe 8 vjeç. Të dy fëmijët e mi nuk kanë celular. Kemi refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën dhe dëshirën e tyre për t’u blerë një të tillë. Jemi përballur shpesh edhe me arsyetimin e tyre se: ‘të gjithë kanë celular në klasën time, pse vetëm ju nuk na lejoni dhe na ndani nga shokët/shoqet?”-shprehet Rafaela.

Për Eglën, nënë e një djali në klasën e pestë në shkollën “Kosova”, mbajtja e një celulari nga fëmijët është si një “minë me sahat’, por thotë se është e detyruar që t’ia japë, pasi është e vetmja mënyrë për t’u lidhur më të.

“Ia kam blerë, sepse ashtu e kontrolloj, jam në punë gjatë gjithë ditës. Më duhet të lidhem me të. Veç kësaj, sot është e vështirë që të mos ia blesh, të gjithë janë me telefon dhe nuk dua që djali të ndihet keq, sepse ai nuk ka. Gjykohemi pse ua blejmë dhe do gjykoheshim edhe nëse nuk ua blinim”, thotë ajo.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” i tha Faktoje.al se nga hulumtimet që ata kanë bërë, ka çaluar zbatimi i udhëzimit për ndalimin e celularëve në shkolla.

“Së pari, shkollat nuk janë të pajisura me hapësira për të vendosur telefonin në hyrje të tyre dhe telefonat në rastet kur zbatohet udhëzimi mblidhen në zyrën e drejtoreshës ose zyshës kujdestare.

Gjithashtu ka një neglizhencë dhe moszbatim të këtij udhëzimi në shkollat ku ne kemi hulumtuar dhe kemi kontakte”, thekson ai.

Si mund të zgjidhet problemi?

Lediona Asabella, punonjëse sociale në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë sugjeron që prindërit të kufizojnë fëmijët mbi përdorimin e celularëve.

“Do ishte një gjë e mirë që rrjetet sociale të ishin shumë të kufizuara dhe ky kufizim të vinte nga prindi me anë të një programi që quhet ‘parental control’.

Gjatë takimeve me prindër, një ndër arsyet që ata u blejnë telefon, dhe i sjellin me telefon në shkolla është që ata t’i kenë nën monitorim në rastet kur fëmija del me herët, sepse vetë janë në punë dhe nuk e kontrollojnë dot fëmijën.

Mirëpo, kjo pjesa ka sjellë që qëndrimi në telefon për një kohë shumë të zgjatur, po flasim për orare që i kalojnë 3-4 orë ose 5 orë, qoftë kjo edhe në oraret e vona të natës, të cilët sjellin pasoja si shpërqendrim në mësim, vonesa në shkollë”, argumenton Asabella.

Një tjetër sugjerim që jep punonjësja sociale lidhet me mundësinë për të bllokuar valët në shkolla, në mënyrë që nxënësit të mos kenë mundësi për të aksesuar rrjetet sociale.

“Përveç pjesës së kujdesit prindëror, e mira do ishte edhe pjesa e valëve. Ata i përdorin telefonët për rrjetet sociale. Do të ishte shumë mirë që të kishte një kufizim në ambientet mësimore në lidhje me pjesën e internetit, por edhe kjo sjell një problematikë se interneti në shkolla përdoret nga stafi për email dhe shkresa zyrtare, është pak konfuze se si mund të arrihet”, thekson ajo./Faktoje.al

Etiketa: celulareEdi Ramanxenesshkolle

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

19:09 : 18/08/2025
AKTUALITET

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

17:13 : 18/08/2025
AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
Para

Tërmeti në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme materiale

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com