• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetari gropos granatat e dorës për të ruajtur fëmijët, policia bënte sehir prej 20 vitesh

20:52 : 16/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Petrit Çekrezi nga fshati Gjonme, Njësia Administrative Gjergjan në Elbasan, ankohet në Fiks Fare për 4 granata që ndodhen në oborrin e shtëpisë së tij që nga viti 2007.

Ka gati 20 vjet që këto granata i ka groposur në oborrin e tij dhe me gjithë njoftimet që ka bërë në polici për heqjen e tyre sot e kësaj dite i ka në oborr.

Petriti tregon se ka qenë viti 2007 kur fëmijët e tij duke luajtur i kanë gjetur këto granata. Ai  asokohe ndodhej në emigrim në Greqi dhe vihet në dijeni për to nga gruaja.  E udhëzon që të bëjë njoftimin në polici dhe ashtu kanë berë me vite me radhë kanë njoftuar tek polici i zonës, por që askush nuk ka marrë asnjë masë. Në këto kushte ai pasi kthehet nga Greqia i merr granatat me siguresë dhe i gropos një metër thellësi në oborrin e tij. “Kam hapur gropë një metër të thellë dhe i kam futur aty, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër kisha frikën e fëmijëve dhe të familjes” tregon Petriti.

Ajo që e shqetëson tani është se dikur ka vënë dhe piketa se ku i ka groposur, por sot e kësaj dite ngaqë ata kanë qenë edhe familjarisht në Greqi për disa vite, ata që kanë mirëmbajtur shtëpinë dhe pastruar oborrin i kanë hequr. Pra sot nuk dihet edhe vendi i saktë se ku janë groposur.

Pasi janë kthyer nga emigracioni sërish ka njoftuar tek plotfuqishmi zonës se ka granata të groposura, por nuk është bërë asgjë deri në janar të 2024. Në këtë muaj ka njoftuar deputetin e zonës për shqetësimin dhe vetëm atëherë policia ka shkuar në shtëpinë e tij. Policia mori përsipër në njoftimin e institucioneve, ato të ushtrisë për të bërë të mundur ç’aktivizim e granatave dhe lëvizjen e tyre. Sërish ende asgjë. Petriti tregon se ka bërë ankesa edhe në njësinë administrative në të gjithë administratorët që janë ndërruar, pa zgjidhje.

Lexo edhe:

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

” I jam drejtuar Fiksit, pasi është e vetmja mënyrë që unë të kem një zgjidhje, se dua të punoj tokën por kam frikë” shprehet Petriti.

Fiksi u vu në kontakt edhe me administratorin e Njësisë Administrative Gjergjan i cili pohoi në telefon se e njihte shumë mirë rastin dhe e ka raportuar atë. Pyetjes së Fiksit se përveç policisë a i është drejtuar edhe ushtrisë ai pohon se ky është rast i rrallë dhe i vetëm dhe nuk ka patur eksperiencë për të bërë ankesa në institucione të tjera. ” Njoftova policinë dhe me e fjeta mendjen se do merreshin ata me këtë problem, se po t’u thosha që qytetari ka armë në shtëpi do shkonin me vrap ta arrestonin ” shprehet ai për Fiksin.

Fiksi i interesua edhe në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan menjëherë i është drejtuar emergjencave civile pranë Prefekturës Elbasan.  Në shkresë thuhet se z. Petrit Çekrezi është ankuar në 12 dhjetor që në oborrin e tij ka të groposura 4- 5 granata jeshile me siguresë, por që nuk di saktësisht vendin e groposjes.  Kështu që kërkohet nga emergjencat civile të ndërhyjnë në kërkimin e ndihmës së ushtrisë, forcave xheniere për të përdorur pajisjet e ushtrisë për lokalizimin e tyre për t’i dedektuar.

Fiksi u interesua edhe prane Prefekturës Elbasan ku prefekti Ali Mysliu shpjegoi se ishin vënë në dijeni për rastin ditën e premte dt 13 dhjetor, ndërkohë që shkresa zyrtare nga Policia Elbasan u kishte shkuar sot datat 16 dhjetor. ” Menjëherë kemi dërguar pranë Ministrisë së Mbrojtjes shqetësimin dhe i menjëhershëm ka qënë edhe kthimi i përgjigjes me anë të emailit ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këtë shqetësim e ka deleguar tek Forcat e Armatosura ku kërkohen të merren masa nga forcat xhenere të bëjnë asgjesimin e materialit luftarak” shprehet z. Mysliu. Ai thekson se nëse institucioni që drejton do të ishte njoftuar më parë do e kishin vënë menjëherë në lëvizje mekanizmin dhe problemi do ishte zgjidhur me kohë./TCH

Etiketa: granata dorepolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

11:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

15:03 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025
RAJONI

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
Para

Rivaliteti Tirana-Elbasani, "Fanatics” dhe “Tigrat Verdheblu” përplasen në autostradë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com