• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Vetingu, një nga proceset më të korruptuara! U krye nga persona të inkriminuar

14:11 : 16/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e vettingut si një nga proceset më të korruptuara në Europë dhe botë. Berisha u shpreh se vetingu filloi me lista të formulara në komitetet e PS-së.

Kryedemokrati u shpreh se vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ku përmendi Valbona Sanxhaktarin. Më tej, kryedemokrati shtoi se vetingu që sipas tij pati pasoja dramatike, u hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë.

Berisha tha se tre rezoluta të partive politike të cilat përbëjnë shumicën e forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e cilësuan drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.

“Në bindjen time më të thellë, ky është një nga proceset më të korruptuara që historia ka njohur në Europë dhe në botë. Dhe më lejoni t’u paraqes argumente. Vetingu filloi me lista, 100 përqind e sigurt kjo, të formulara në komitetet e PS-së, gjykatësit dhe prokurorët armiqësorë ndaj saj që duhet të largoheshin.

Dhe vetingu i largoi ata me shpejtësi të rrufeshme. Kjo është e vërteta. Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtarë për garsioneren dhuratë e të atit. Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtare, e cila kishte jetuar në shtëpi me të atin, dhe pasi martohet, gjatë periudhës që ka jetuar para martesës, ka dorëzuar rrogën në familje. I ati, rrogën ia ka vendosur mënjanë, një traditë eprore e prindërve në Shqipëri dhe me rastin e martesës i ka dhënë të gjithë paratë e rrogës të kursyera për të ndihmuar vajzën e vet.

Lexo edhe:

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Dhe kësaj, nga këta vetorë, i është quajtur burim i paqartë dhe është nxjerrë nga sistemi. Vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ish-bashkëshorte e Hakmarrjes për Drejtësi, si Valbona Sanxhaktari. Dhe duhet ta dini mirë se të gjitha të dhënat nga SHISH dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, i dorëzoheshin vetëm një personi, dhe ishte ky person, Valbona me një tjetër, që përcillte çfarë do nxirrte ose jo.

Vetingu u bë mbi baza krahinore, u bë mbi baza fetare dhe është procesi më i korruptuar, më i kompromentuar që mund të jetë bërë ndonjëherë. Vetingu pati pasoja dramatike. U hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë, duke krijuar një vakum vetëm e vetëm që drejtësia të vendosej nën kontroll.

Ky vakum shkon në 14 vite për çështje civile dhe 10 vite për çështje penale. Vetingu krijoi organizatën kriminale të Skapit të partisë, një organizatë të vërtetë kriminale, e cila bën gjahun e opozitës. Por ju mund të më thoni me të drejtë, po ja komuniteti ndërkombëtar, po ja që tre rezoluta të partive politike më serioze të planetit, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e damkosën drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.

Jo vetëm unë, por edhe mediat, analistët dhe politikanë të tjerë jemi përpjekur t’u themi shqiptarëve se kjo është një drejtësi totalisht degë e ekzekutivit më të korruptuar të kohës. Tani, fatmirësisht, sado me vonesë, e konfirmojnë organizatat më të mëdha të partive politike të qendrës së djathtë në botë.

Kemi një damkosje përfundimtare të kësaj reforme. Më pyetët për investitorët e huaj. Me këtë drejtësi, nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për procesin civil.

Kjo ishte reforma e Xhorxh Sorosit, një monstër e njerëzimit. Kjo ishte historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu demokracisë së një vendi, me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harro skenën në parlament të Donald Lu me Romana Vlahutin. Mbaje dhe shihe, kujto drejtësinë e tyre pastaj.

Që të dy ushtarë të korruptuar të Xhorxh Sorosit. Por e vërteta mund të vonojë, por kurrë nuk mund të fshihet përfundimisht. Rikthehet dhe do dalë në dritë”, tha Berisha.

Etiketa: Berishainkriminimpersonavalbona sanxhaktarivetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

13:05 : 25/09/2025
Para

Iu gjet një sasi kanabisi, arrestohet kosovari në Muriqan

TË GJITHA

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com