• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri i shkatërroi dy banesa/ 61-vjeçari: Dikush kishte vendosur 4 çisterna nafte në pronën time

09:42 : 14/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasditën përvëluese të 18 Gushtit të këtij viti, kur dy banesat e tij, të ndërtuara me gjak dhe djersë nga puna e rëndë në emigrim do të përfshiheshin nga flakët.

Shkak për këtë u bënë katër çisterna nafte, të cilat pa dijenë e tij ishin vendosur prapa shtëpisë së tij, dhe të kushëririt të tij.

Si pasojë e zjarrit njëra nga banesat do të shkrumbohej plotësisht ndërsa tjetra do të pësonte dëmtime të rënda në taracën e saj. Por drama e këtij zotërie nuk do të përfundonte këtu….

Pasi djegia e banesave do të shoqërohej me ecejaket e këtij 61 vjeçari për të vënë para drejtësisë shkaktarët e kësaj zjarrvënie me dëme të pallogaritshme. Por çfarë është bërë nga autoritetet për të ndihmuar këtë individ të ringrihet, pas këtij dëmi kolosal? Për fat të keq deri më tani asgjë, pasi institucionet i japin Ferjatit vetëm një përgjigje, ngjarja po hetohet. Dhe pse kjo e fundit është e mbuluar me mister, se kush fshihet pas 4 çisternave gjigande nafte.

Si ndodhi e gjithë kjo nën hundën e institucioneve? Si mundet që një person të montojë katër çisterna gjigande nafte, pa e ditur askush. Duke rrezikuar kështu jo vetëm banesat e Ferjatit, por jetën e të gjithë banorëve përreth?

Lexo edhe:

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë

Pasi dëgjuam rrëfimin e Ferjatit, u nisëm për të takuar personin që ka dhe një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për Oficerin e Policisë Gjyqësore në Ballsh, Aleksandër Veisllari. Ky i fundit mundohet të heqë çdo përgjegjësi nga vetja dhe të ia “pasojë topin” sa zyrës për shtyp në Policinë e Ballshit sa Prokurorisë së Fierit.

Ndërkohë një tjetër akuzë të fortë për mosveprim, Ferjati lëshon dhe ndaj zjarrfikëses së Ballshit, që sipas tij ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka zbatuar procedurat standarte. Gjatë përballjes që patëm me komandantin e Stacionit të Zjarrfikëses në Ballsh, Albes Zotaj u përballem që në fillim me një agresion nga ana e tij, por dhe e disa efektivëve zjarrfikes të pranishëm.

Zoti Zotaj, u kujdes të përjashtonte përgjegjësinë nga ana e institucionit të tij, por në një moment, bie vetën në “gropën” e tij, pasi deklaron se në asnjë moment ai dhe ekipi që shkoi në shtëpinë e Ferjatit ditën e zjarrit, nuk kanë konstatuar çisternat e naftës. Kjo deklaratë është pak të thuhet papërgjegjshmëri, sepse një rast i tillë zjarri mund të sillte edhe shpërthime që mund të rrezikonin seriozisht jetën e efektivëve që ai drejton. A nuk duhej që në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje të informoheshin se me çfarë situate kishin të bënin?

Por në këtë ngjarje ka edhe një personazh tjetër, mjaft interesant. Ai është kushëriri i Ferjatit, Myzafer Tato, i cili i ka shitur shtëpinë dhe tokën, personit enigmatik që kishte instaluar brenda çisternat e naftës. Bëhet fjalë për Ermir Canin, i cili sipas Myzaferit jeton jashtë Shqipërisë, por ama biznesnin e ka ndërtuar këtu, dhe jo një biznes dosido, por me një rrezikshmëri të lartë, duke rrezikuar kështu dhe jetën e njerëzve.

Mbetet në dorën e institucioneve që zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës./ Emisioni “Piranjat”

Etiketa: BallshbanesacisternaFerjatinaftezjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë

11:56 : 05/09/2025
BOTA

Trump: Europa duhet të ndalojë së bleri naftë ruse

16:37 : 04/09/2025
AKTUALITET

Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh

18:06 : 28/08/2025
BOTA

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

08:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Zharrës të Fierit, flakët rrezikojnë puset e naftës

20:21 : 24/08/2025
Para

Prokuroria Speciale akuzon Klod Allajbeun dhe Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim

TË GJITHA

“Erdhi koha të mbyllim çezmën”, BE kërkon ndalimin e gazit rus deri në vitin 2027

19:37 : 19/09/2025

Bleu rroba “Dior” dhe “Burberry” me para publike, kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion

19:33 : 19/09/2025

“10 ditë jashtë Kuvendit”/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

19:14 : 19/09/2025

“Zjarrfikësja na tha s’kemi shofer!”, banorët flasin për zjarrin që dogji 4 makina në Spitallë

19:13 : 19/09/2025

3 shenjat e zodiakut që do të marrin kontrollin e plotë mbi financat e tyre deri në fund të shtatorit

19:01 : 19/09/2025

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025

Turisti rumun arrestohet gabimisht në Itali, bën 1 muaj burg për shkak të emrit të njëjtë me një kriminel

18:53 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com