• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë

21:25 : 13/12/2024
në BOTA

Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve të vjetër që u rezistojnë sulmeve bërthamore, që gjithnjë e më shumë po vlerësohen sidomos tani kur pasiguria në botë është rritur, veçanërisht pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës. Falë një ligji të vitit 1963, Zvicra është tashmë përpara fqinjëve si Gjermania. 9 milionë banorëve të saj, duke përfshirë të huajt dhe refugjatët, u garantohet një vend në një bunker për t’i mbrojtur nga bombat dhe rrezatimi bërthamor.

“Në vitet e ardhshme, Konfederata Zvicerane dëshiron të heqë disa nga kufizimet nga rregullat aktuale dhe të rinovojë disa nga bunkerët më të vjetër”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Louis-Henri Delarageaz, komandant i mbrojtjes civile për kantonin Vaud.

Në muajin tetor, qeveria nisi konsultimet për të bërë të mundur “sigurinë” e Zvicrës “në rast të një konflikti të armatosur”dhe planifikon një përditësojë strukturat e vjetra me një buxhet prej 250 milionë dollarësh.

“Kjo nuk do të thotë se po përgatitem për konflikt, jo, nuk është ky mesazhi, por duam që të kemi një rrjet strehmi të sigurtë dhe ne duhet t’i mirëmbajmë bunkerët dhe të sigurohemi që janë funksionalë”, thotë Louis-Henri Delarageaz.

Në fshatin Bercher, të kantonit Vaud, oficerët e mbrojtjes civile, kontrolluan një bunker që gjendet poshtë një blloku apartamentesh, në kuadër të inspektimit të detyrueshëm, çdo dhjetë vjet.

Lexo edhe:

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

Pas kontrollit, kreu i grupit të inspektimit Gregory Fuhrer vlerësoi se në gjendjen që ishte, bunkeri ishte i papërdorshëm. “Pronarit të bllokut të apratamenteve do t’i jepet një afat një vjeçar për të rregulluar defektet, përndryshe duhet të paguajë 900 dollarë për çdo banor në një bunker publik”, u shpreh ai.

Që në 1815 kur u njoh neutraliteti i Zvicrës, ky vend nuk është përfshirë në luftra të huaja.

Ajo u pushtua nga Franca në shekullin e 18-të dhe pësoi disa bombardime ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komandanti i mbrojtjes civile për kantonin Vaud, Louis-Henri Delarageaz tha se pasi Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, zyra që ai drejton u përball me një rritje të thirrjeve telefonike nga banorë të shqetësuar, që kërkonin informacion mbi bunkerët.

“Papritur shumë njerëz na merrnin dhe na pyesin se “ku janë bunkerët, ku është vendi im, a është gati streha ime?” tha ai, duke shtuar se kërkesat nga ana e qytetarëve francezë për një vend në bunker, u desh të refuzohen.

Ndërsa shumica e zviceranëve kanë bunkerë privatë, disa mbështeten tek bunkerët e komunitetit. Pranë zyrës së zotit Delarageaz gjendet një nga 350 bunkerët e tillë të kantonit Vaud. Bunkerët janë mirëmbajtur, me krevate marinari dhe tualete.

Aty pranë është një qendër komandimi nëntokësore, një spital nëntokësor me një sallë operacioni dhe dushe dekontaminimi si dhe një bunker për të mbrojtur veprat e artit. “Ne në Zvicër jemi largpamës”, thotë zoti Delarageaz. “Ka një fjalë të urtë latine që thotë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”./ VOA

Etiketa: berthamorebunkerezvicra

Lajme të lidhura

BOTA

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

14:55 : 19/08/2025
BOTA

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

21:04 : 05/08/2025
BOTA

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025
BOTA

Zvicra e zhgënjyer nga tarifat e Trump: E padrejtë ajo çfarë po bëhet ndaj nesh!

18:29 : 01/08/2025
SPORT

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

17:43 : 31/07/2025
BOTA

Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të

11:55 : 25/07/2025
Para

Si Assad arriti të largohej në Rusi pa u vënë re, “Reuters” zbulon planin e tij

TË GJITHA

Ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara që u përplas në Pogradec. Ndodhej me pushime

13:01 : 22/08/2025

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

12:46 : 22/08/2025

Arrestohet vajza e Eli Farës, Marina Fara kapet me kokainë

12:45 : 22/08/2025

“Air Albania” përtej fluturimeve/ Zogjtë tanë, zgjedhja jonë!

12:30 : 22/08/2025

Rama sulmon gjykatësin Klarent Demiri për tendën e lokalit në Tiranë: Çfarë ka ngrënë…

12:28 : 22/08/2025

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025

E reja rrezikoi mbytjen në Vlorë, pushuesit e nxjerrin nga deti, dërgohet në spital

12:03 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com