• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ “Venecia”: Mazhoranca nuk duhet të bllokojë vendimet e Kushtetueses

11:46 : 10/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me kërkesën e bërë nga socialistët mbi mandatin e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçka, në lidhje me konfliktin e interesit për shpalljen e bashkëshortit të saj “investitor strategjik”.

Kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për një opinion lidhur mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Në paragrafin 22 të raportit, Komisioni i Venecias e thotë qartë se të gjitha autoritetet e kanë detyrim të zbatojnë në mënyrë efektive vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas “Venecias”, këto vendime nuk duhet të kushtëzohen me votim apo shumicë parlamentare.

“Si rezultat i njohjes kushtetuese të natyrës detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet janë të detyruara t’i zbatojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive. Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës.

Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare” – thuhet në raportin e Komisionit të Venecias.

Lexo edhe:

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

Pra, me pak fjalë, me kartonat e kuq të ngritur në Kuvend dhe më pas me kërkesën për një opinion nga Komisioni i Venecias, mazhoranca me urdhër të Edi Ramës, vetëm sa i ka zgjatur mandatin ish-ministres Olta Xhaçka.

Socialistët kanë deklaruar se do të zbatojnë çdo opinion të ardhur nga “Venecia”, por ndërkohë po shkohet në fund të kësaj legjislature dhe duket se Xhaçka e gëzoi mandatin e plotë.

Kujtojmë se çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Deputetët e Partisë Socialiste me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë votuar dy herë kundër vendimit të Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, duke mbrojtur kështu kolegen e tyre.

Ndërsa pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët e PS-së nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Më konkretisht në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqjas dhe Koço Kokëdhimës.

*Për të lexuar raportin e plotë të Komisionit të Venecias mbi mandatin e Olta Xhaçkës KLIKONI KËTU: RAPORTI

Etiketa: komisioni i veneciasmandatiolta xhackaopinioniraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Nga Balluku tek Xhaçka, Shehaj i përmend me emra: Më 11 maj largojmë të korruptuarit

13:33 : 04/05/2025
AKTUALITET

Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” në raport Shqipërinë, por e ngjitin me 19 vende

09:47 : 02/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

11:50 : 29/04/2025
AKTUALITET

SPAK apeloi vendimin e GJKKO për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel

12:09 : 25/04/2025
Para

Rrëfehet Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, humba fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

TË GJITHA

Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

21:24 : 09/05/2025

Ethem Aga, kandidati i veçantë i PD-së, Farkë-Francë dhe rikthim!

21:20 : 09/05/2025

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025

Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia

21:02 : 09/05/2025

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com