• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Akuza për shovinizëm mes politikanëve shqiptarë dhe proserbë në Mal të Zi

15:41 : 05/12/2024
në RAJONI

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj shkëmbyen akuza të ashpra në baza kombëtare.

Konflikti mes tyre zgjat për më shumë se një muaj.

Së voni, Mandiq e përshkroi Gjeloshajn si “shovinist” ndaj serbëve.

Partia e Gjeloshajt e quajti Mandiqin “shqiptarofob” që “nxit shovinizëm” në Mal të Zi.

Lexo edhe:

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, Naser Ramaj

Mandiq është një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik prorus dhe proserb, ndërsa Gjeloshaj i Alternativës Shqiptare.

Para pesë muajsh, ata u bënë partnerë të koalicionit, pasi partitë e Frontit Demokratik, me mbështetjen e deputetëve dhe partisë së Gjeloshajt, hynë në Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq.

Partia, udhëheqës i së cilës është Mandiq, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mbron heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat janë ndërmarrë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, kundërshton anëtarësinë e Malit të Zi në NATO, mohon gjenocidin në Srebrenicë e të tjera.

Arsyeja e fundit: Të arrestuarit në Kosovë

Arsyeja e fundit e ashpërsimit të marrëdhënieve mes Gjeloshajt dhe Mandiqit ishte arrestimi i disa shtetasve malazezë në Kosovë, dy prej të cilëve ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi.

Ata u arrestuan për shkak të targave me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në veturën me të cilën udhëtuan në Manastirin e Deçanit në Kosovë, më 24 nëntor.

Mandiq e vlerësoi këtë veprim të autoriteteve të Kosovës si jokorrekt dhe bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve.

“Imagjinoni që në Mal të Zi, në Ulqin apo në Tuz, ta bëjmë atë që po bën administrata e Prishtinës me ata që përdorin simbolikën e ‘Shqipërisë së madhe’ dhe bëjnë shqiponjën”, tha Mandiq.

Tuzi, jo larg nga Podgorica, dhe Ulqini në jug të Malit të Zi, janë komuna të banuara kryesisht me shqiptarë.

Pas kësaj, Alternativa Shqiptare e Gjeloshajt e akuzoi Mandiqin për nxitje të shovinizmit në Mal të Zi dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë.

Nga kjo parti thanë, gjithashtu, se shqiptarët do të detyrohen të vetorganizohen nëse situata nuk qetësohet.

Në përgjigje të kësaj deklarate, partia e Mandiqit i bëri thirrje Prokurorisë së Lartë të Shtetit që të reagojë, në mënyrë që “Gjeloshaj të shpjegojë se çfarë do të thotë vetorganizim”.

Marash Dukaj, ministër nga partia e Gjeloshajt, u përgjigj duke thënë se shqiptarët në Mal të Zi nuk thonë se “kjo është Shqipëri”.

“Nëse dikush do të përpiqej ta bënte këtë, ne nuk do ta përkrahnim. Pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi shkuan në shtetin e Kosovës, të cilin Mali i Zi e ka njohur zyrtarisht para një dekade e gjysmë, me mbishkrimin se Kosova është diçka tjetër, e jo ajo që është me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kushtetutën tonë”, tha Dukaj.

Pajoviq: Koalicioni do të mbijetojë pavarësisht retorikës së ashpër

Aktivisti qytetar në Mal të Zi, Dushan Pajoviq, beson se këto konflikte janë të pritshme.

“Të thuash se Mandiq është shqiptarofob, është në njëfarë mënyre minimizim i problemit. Jam i sigurt se atij i pëlqen ai emërtim, sepse të jesh shqiptarofob në botën e tij, është një lloj lavdërimi”, thotë Pajoviq.

Ai shton se urrejtja e Mandiqit ndaj shqiptarëve është pjesë e një ideologjie më të gjerë, që përfshin shovinizmin ndaj të gjithë atyre që nuk janë pjesë e “botës serbe”.

Dushan Pajoviq.
Dushan Pajoviq.

“Ne nuk mund të presim që xhelatët dhe viktimat të bashkëpunojnë pa probleme”, thotë Pajoviq.

Megjithatë, ai beson se “dëshira për pushtet” si motiv kryesor, do të mbizotërojë dhe se ky konflikt nuk do ta kërcënojë koalicionin qeverisës.

“Çështja është nëse marrëdhënia mes partnerëve të koalicionit të Mandiqit dhe votuesve është e njëjtë. Nëse po, kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në shpërbërjen e shoqërisë civile, braktisje të rrugës evropiane dhe etno-federalizim të mundshëm”, sipas tij.

E, partnerët e koalicionit të Mandiqit nuk reaguan.

Pavarësisht thirrjeve të hapura për të reaguar në lidhje me këtë rast, as presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, dhe as kryeministri Millojko Spajiq nuk e bënë një gjë të tillë.

Kjo, sipas Pajoviqit, tregon se autoritetet malazeze në praktikë nuk kanë probleme me ekstremizmin, klerikalizimin dhe urrejtjen, edhe pse zyrtarisht shprehen pro vlerave qytetare dhe evropiane.

Siç thotë ai, kreu i Qeverisë është i gatshëm të heshtë, ta relativizojë apo mohojë situatën faktike, “për hir të qëndrimit në pushtet dhe marrëveshjeve me forcat e nacionalizmit serbomadh, krah i të cilave është Mandiqi”.

Që kur zgjat konflikti?

Konflikti i hapur mes dy zyrtarëve të lartë nisi në mes të tetorit, pas vizitës së Gjeloshajt në Uashington.

Nik Gjeloshaj.
Nik Gjeloshaj.

Gjatë një takimi me zyrtarin e lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, Gjeloshaj paralajmëroi për, siç tha, “veprimtari potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, me qëllim të prishjes së perspektivës evropiane të Malit të Zi”.

Më pas, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai e sqaroi këtë deklaratë. Tha se iniciativat e Frontit Demokratik për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe miratimin e një projekt-ligji për agjentët e huaj, të modeluar sipas ligjit rus, synojnë ta ngadalësojnë rrugën evropiane të Malit të Zi.

Një ditë më vonë, Fronti Demokratik i tha Gjeloshajt se ai mund të përjashtohej nga Qeveria.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat tona… sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, tha Fronti Demokratik.

Fronti Demokratik i ka 13 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi me gjithsej 81 ulëse, ndërsa partia e Gjeloshajt, pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar, i ka dy.

Asnjë vendim për ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Aktualisht, e ndërlikuar është edhe situata sa i përket emërimit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë.

Ndonëse seanca e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku duhej të diskutohej për të, u anulua për shkak të përbërjes jo të plotë të komisionit, opozita tha se bëhet fjalë për sabotim.

Deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në opozitë, Aleksandra Vukoviq Kuç, tha se pushteti ka frikë se me votën për ambasadorin në Kosovë, do t’i hidhërohet “bota serbe”.

Edhe Nikolla Zirojeviq, deputet i Socialdemokratëve opozitarë, beson se arsyeja e shtyrjes së seancës është e natyrës politike.

Partitë proserbe në pushtet në Mal të Zi dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe e konsiderojnë atë si territor të Serbisë.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së DPS-së, e cila ra nga pushteti në vitin 2020.

Mandiq i ashpërsoi marrëdhëniet në disa fronte

Veprimet dhe deklaratat e Mandiqit dhe partisë së tij u bënë shkak për ashpërsimin e marrëdhënieve me disa fqinj të Malit të Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës i dërgoi dy nota proteste – të parën pasi Mandiq e priti presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pa i vënë në pah veçoritë shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës, dhe të dytën për shkak të një fjalimi në Beograd, gjatë të cilit Mandiq e cilësoi Republikën Sërpska si shtet.

Dy nota proteste i dërgoi Malit të Zi edhe Kroacia – të parën për shkak të disa tabelave gjatë fushatës për regjistrimin e popullsisë, në të cilat disa personalitete nga kultura kroate u paraqitën si serbe, dhe të dytën për shkak të Rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, të propozuar nga Fronti Demokratik dhe të mbështetur nga shumica qeverisëse.

Rezoluta e miratuar në korrik të këtij viti, shkaktoi tensione shtesë, ndaj Zagrebi e shpalli të padëshirueshëm Mandiqin dhe dy politikanë të tjerë proserbë nga Mali i Zi./REL

Etiketa: Dushan Pajoviqmali i ziNik Gjeloshajshovinizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë

13:01 : 05/05/2025
RAJONI

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, Naser Ramaj

20:08 : 28/04/2025
RAJONI

Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

21:49 : 25/04/2025
BOTA

Zv.sekretarja e NATO-s: Nëse dëshironi të shmangni luftën, duhet të përgatiteni për të

20:18 : 25/04/2025
RAJONI

Kuvendi i Malit të Zi miraton marrëveshjet me Emiratet mes kritikash dhe kundërshtimesh

09:40 : 23/04/2025
SHOW BIZ

Rrëfehet Big Basta: Si më dhunuan policët malazez dhe më futën në qeli (VIDEO)

15:21 : 18/04/2025
Para

Shihet si pasardhës i Kroos, Real Madrid gati “thasët” për Joshua Kimmich

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com