• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Real Madrid, mediat spanjolle sulmojnë Mbappen: Vetë errësira në një skuadër të zymtë…

16:54 : 05/12/2024
në SPORT

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë, me humbjen e pestë të sezonit, pas një periudhe të ndërlikuar. Ekipi i Ancelottit ka pësuar tashmë dy humbje në La Liga dhe dy të tjera në 7 ndeshjet e fundit gjithsej. Ndër to, bie në sy humbja e thellë 4-0 në “El Clasico” kundër Barcelonës dhe humbja në shtëpi ndaj Milanit, që kanë lënë pasojat e tyre.

Në këtë periudhë të vështirë për Real Madridin, lojtari më i shumëpritur, Kylian Mbappé, nuk ka arritur të shkëlqejë siç pritej. Ylli francez, i ardhur nga PSG në verë, ishte transferimi galaktik që Florentino Perez kishte dëshiruar kaq shumë, por deri tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Në humbjen e fundit 2-1 kundër Athletic Bilbao, francezi humbi një 11-metërsh, i dyti brenda një jave, pas atij kundër Liverpool-it (2-0) në “Anfield Road”. Ky gabim shtohet te dy të tjerët me PSG, duke e çuar në katër numrin e dështimeve nga pika e 11-metërshit gjatë vitit kalendarik 2024.

Për sa i përket rendimentit të tij këtë sezon, Mbappé ka shënuar deri tani 10 gola në 20 ndeshje gjithsej (plus 2 asistime), nga të cilat 8 në 14 paraqitje në La Liga (3 nga 11-metërshi) dhe 1 në 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, si dhe një gol në Superkupën Europiane kundër Atalantës.

Këto shifra nuk janë alarmuese, por të gjithë në Madrid prisnin një Mbappé më të shkëlqyer dhe më të efektshëm pranë Vinícius, i cili ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje dhe ka dhënë 8 asistime në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane.

Lexo edhe:

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

Edhe Carlo Ancelotti foli për momentin e Mbappé: “Jemi penalizuar për detaje të vogla si penalltia, por nuk e vlerësoj ndeshjen e një lojtari nga një penallti. Mbappé është i trishtuar dhe i zhgënjyer, por duhet të vazhdojmë përpara”.

Pas një tjetër paraqitjeje të dobët nga Kylian Mbappé, të mërkurën mbrëma në La Liga kundër Athletic Bilbao, shtypi spanjoll nuk ka qenë aspak i butë me yllin francez të Real Madridit, duke e krahasuar atë madje me Michel Barnier, ish-kryeministrin francez, qeveria e të cilit u rrëzua po të mërkurën mbrëma.

Përpjekjet e tij për driblime krahasohen me “fjalime” që “përfundojnë në asgjë”, shkruhet në “Sport45”, portal që e “pikturon” Mbappé si “një shpirt që lëviz” në fushë.

Veçanërisht i frymëzuar është gazetari i “Marca”: “Nuk ka kujtime të një rënieje në futbollin elitar si ajo e Mbappé te Real Madridi. Një kalkun në Ditën e Falënderimeve është më i sigurt se Kylian”. Gazeta “As” e përshkruan si një “film horror” paraqitjen e Mbappé.

“Ai hyri në ‘Area 51’ dhe nuk doli kurrë”, – shkruhet me referencë ndaj bazës ushtarake amerikane që lidhet me teoritë mbi UFO-t.

“Rasti Mbappé po bëhet një film horror, – thekson “As”. – Pas një ore të mundimshme në ‘San Mamés’, pa shumë për të ofruar, i errësuar në një skuadër tashmë të zymtë, ndeshja i dha atij, ashtu si ndaj Liverpool-it, një mundësi për shpëtim dhe ai e humbi”.

Etiketa: ASKylian MbappeReal Madrid

Lajme të lidhura

SPORT

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

21:01 : 30/09/2025
SPORT

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025
SPORT

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025
SPORT

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

17:29 : 02/09/2025
SPORT

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
Para

Dy 'skifterët' shqiptarë futen në moçal teksa tentojnë ti arratisen policisë belge, arrestohen

TË GJITHA

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com