• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga rënia e euros dhe kontratave, brenda vitit te sektori fason shkurtohen mbi 10 mijë vende pune

08:58 : 02/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori i eksporteve të tekstileve dhe veshjeve te këmbës vijon të jetë në vështirësi për shkak të rënies së euros dhe kontratave porositëse nga vendet e Europës. Vështirësitë e sektorit kanë sjellë mbylljen e një sërë fabrikash dhe shkurtim të vendeve të punës.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për “Monitor” se nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

“Përveç mbylljes së fabrikave, shkurtimi i shumë prej vendeve të punës ka ardhur edhe për shkurtimin e linjave të prodhimit. Shumë prej fabrikave kanë përgjysmuar linjat e prodhimit për të reduktuar kostot e tyre. Ndërsa numri i fabrikave të mbyllura është i lartë. Vetëm brenda muajit janë mbyllur 3 fabrika në zonën e Durrësit me rreth 400 punonjës. Javën e kaluar u mbyll një tjetër fabrikë në zonën e Ndroqit, me pronësi italiane. Pas mbylljes së aktivitetit pronari u detyrua të shesë makineritë me çmim të lirë”.

Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.

“Më të prekura nga mbyllja e vendeve të punës janë zonat rurale dhe krijon ndikim social te punësimi i këtyre zonave, ku nuk ka zhvillim ekonomik për të krijuar vende pune”, nënvizon kryetari i ProEksport Albania.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

Prençe pohon se vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin pritet të shtohen përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime.

Mbyllja e ciklit do të ishte zgjidhje për shumë fabrika, por ky është një proces që nuk mund të realizohet menjëherë. Duhej të ishte ndërmarrë vite më marrë. Rritja e kostove po ndikon negativisht te industria ku partnerët tanë kryesisht italianë po zëvendësojnë fabrikat në shtete të tjera, kryesisht në Tunizi, ku paguhen më pak taksa”, pohon ai.

Për periudhën janar-tetor 2024 sipas të dhënave të INSTAT eksportet e veshjeve tekstile -këmbës arritën e vlerën 88,4 mld lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme eksportet ranë 17.1%. Kjo është vlera më e ulët e eksporteve për 10 mujorin, që pas periudhës së pandemisë së Covid-19. / Monitor.al

 

Etiketa: eurofasonëtshkurtimvende pune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

14:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 24/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 23/07/2025
Para

Zyrtarisht dimër, si do të jetë moti 10-ditëshin e parë të dhjetorit?

TË GJITHA

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com