• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hije skandali/ Si favorizohet kompania e familjarëve të Eduart Kaprit, nga kryetari i KPP-së nëpërmjet Arbër Abazit

20:48 : 30/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Komisioni i Prokurimit Publik, i kryesuar nga Jonaid Myzyri, është përfshirë në një skemë të pastër korrupsioni, ku disa firma favorizohen për të përfituar miliona euro punë publike. Në qendër të kësaj skeme janë dy firma, “REJ” e familjes së Eduart Kaprit, ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, dhe firmës “Alko Impex”, me administrator Arbër Abazin, nipin e ish-deputetit Sadri Abazi. Kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri, dikur jurist i Abazëve, i ka dhënë ish-punëdhënësve rreth 13 milionë euro, me vendime të dyshimta të këtij komisioni.

Ndërkohë, pas nisjes së hetimeve dhe denoncimeve të njëpasnjëshme, Myzyri ka ndaluar favorizimin e “Alko Impex”, duke “përzgjedhur” firmën “REJ”, e cila bashkëpunon shumë ngushtë me Abazët. Nga viti 2021 kur është zgjedhur në krye të KPP-së, Myzyri e ka favorizuar kompaninë e Eduart Kaprit plot 24 herë, ku vlera e të gjithë tenderëve kap shifrën e frikshme të 25 MILIONË EUROVE.

VoxNews ka siguruar listën e plotë të vendimeve të KPP-së në favor të kompanisë “REJ”, ku skema është e thjeshtë; tenderët hapen nga institucionet, të cilat shpallin fitues kompanitë me ofertat më të ulëta. Në garë futet “REJ” me ofertë afër fondit limit, e cila nuk fiton në “shkallën e parë”. “REJ” e ankimon në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili s’kualifikon ofertat më të ulëta dhe shpall fitues kompaninë “REJ”. Ka dyshime se, diferenca mes ofertës më të ulët dhe asaj që shpallet fitues firma e Kaprit, është pikërisht edhe ryshfeti.

Por çfarë vendimesh ka dhënë KPP-ja në favor të familjes Kapri?!

Disa ditë më parë, VoxNews publikoi një investigim për një tender në Bashkinë e Pogradecit, ku fitues i procedurës së madhe doli “REJ”, por punimet po i përfundon me një fond shtesë “Alko Impex”. Një bashkëpunim i pastër mes familjes Kapri dhe Abazi, të cilët morën bekimin e Ilir Xhakollit, kryetarit të Bashkisë së Pogradecit.

Lexo edhe:

Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së; Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

Berisha: Ja lidhja e Lubi Ballukut me Myzyrin e KPP, vuri tenderat në kontroll të plotë

Pas publikimit të këtij skandali, në VoxNews erdhi një informacion se “kompania e Kaprit të Pogradecit është e lidhur me kryetarin e KPP-së, pasi të gjitha ankimimet që ka bërë ‘REJ’, Myzyri ia ka dhënë në favor. ‘Kumbari’ i kësaj lidhje është Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit, administrator i kompanisë ‘Alko Impex’ ku Myzyri ka qenë jurist”.

VoxNews hulumtoi qindra vendime të KPP-së, ku firma “REJ” është favorizuar dukshëm nga Komisioni i Prokurimit Publik, pavarësisht se ka pasur ofertat më të larta. Me skemën e lartpërmendur, Myzyri – Abazi – Kapri i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm dhjetëra miliona euro. Organet ligjzbatuese i kanë provat të hapura, pasi mjafton vetëm një verifikim në APP, KPP apo edhe në institucione, që të zbardhet plotësisht skema.

LISTA E VENDIMEVE TË KPP-SË NË FAVOR TË FIRMËS “REJ”

1.

Vendimi i datës 07.11.2024;

Tenderi me objekt “Ndërtim i rrjetit rrugor të brendshëm, rrjetit inxhinierik në Repartin Ushtarak nr. 1033, Poçestë, Korçë”. Një ankimim i kompanisë “REJ”, ku Komisioni vendosi të “pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik ‘REJ’, me fond limit 275.186.092 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 10 korrik 2024 nga autoriteti kontraktor, Ministria e Mbrojtjes. Ky tender u fitua nga “REJ” me vendim të KPP-së.

2.

Vendimi i datës 25.10.2024

Tenderi me objekt “Pastrimi, grumbullimi dhe depozitimi i mbetjeve urbane dhe të ngurta, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe e varrezave për Njësinë Administrative Laç”. KPP vendosi të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Rej” SHPK për procedurën e mësipërme të prokurimit.

3.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësive administrative Novoselë, qendër Vlorë dhe Shushicë për vitin 2023”, me fond limit 31,467,958 lekë pa TVSH”. KPP vendosi të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “REJ”, zhvilluar në datën 31.05.2023, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Vlorë.

4.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë, rruga K/Zëmblak – Goricë – Doganë, + Bilisht – Miras” me fond limit 191,331,834.08 lekë pa TVSH”. Komisioni vendosi të marrë parasysh ankesën e “REJ”, e cila ankimoi dokumentet standarte të tenderit.

5.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë Libonik – Lozhan – Molla Grabovë (kufi Gramsh), L = 53.1 km” me fond limit 165,257,579.35 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

6.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: Unazë – Ersekë (2.1) + Ersekë – Leskovik (42.8) + Rr. Leskovik – Tre Urat (Doganë) (13.7), L = 58.7 km” me fond limit 112,066,021.86 lekë pa TVSH’. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

7.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: Librazhd – Fushë Studë – Borovë – Sebisht (35.5) + Urakë – Golik, (8.6). L= 44.1 km” me fond limit 134,481,255.66 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

8.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: Gramsh – Mollë Grabovë (kufi Korçë) (23.7) + Gramsh – K/Drize (6.9) + K/Drize – Banje (8.7) + K/Drize – Kaçivel (Elbasan) (6.6) + Drize – Poroçan (Kanioni i Holtes) (8.7). L = 54.6 km” me fond limit 175,842,112.33 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

9.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: Korce – Erseke (Rruga e re) (34.2), dhe Deg. Q. e Qarit – Erseke (Rruga e vjeter) (25.1), L = 55.9 km” me fond limit 177,439,235.94 lekë pa TVSH”. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

10.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: rruga K/Podgorie (Lapidari) – Kryqëzim Liqenas, (19.6) + K/Boboshticë – Dardhë (13.6), L = 33.2 km” me fond limit 133,174,078.34 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

11.

Vendimi i datës 23.09.2024

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë: Korcë – Voskopojë (18.23) + Libonik – Rëmbec – Plasë (12.2), L = 30.4 km” me fond limit 122,410,337.69 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

12.

Vendimi i datës 17.09.2024

Tenderi me objekt “Shërbimi i Pastrimit të Njësisë Administrative Sukth”, me fond limit 20,474,895 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

13.

Vendimi i datës 02.09.2024

Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësive administrative Novoselë, qendër Vlorë dhe Shushicë për vitin 2023”, me fond limit 31,467,958 lekë pa TVSH. KPP vendosi të pranojë pjesërisht ankesën e “REJ”, duke ia dhënë fitoren “në tavolinë”, pavarësisht ofertës më të madhe.

14.

Vendimi i datës 05.07.2024

Tenderi me objekt “Sistemim – asfaltim i rrugës Funarës-Zdranjsh, Njësia Administrative Orenje, Bashkia Librazhd”, me fond limit 75,000,000.00 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

15.

Vendimi i datës 22.05.2024

Tenderi me objekt “Shtresë tapeti për rrugët e vitit 2023”, me fond limit 33,332,206 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

16.

Vendimi i datës 23.04.2024

Tenderi me objekt “Largim, përpunim i mbeturinave (urbane) dhe pastrim i territorit nga dëbora, Spitali Korçë”, me fond limit 1.312.649 lekë pa TVSH. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP.

17.

Vendimi i datës 21.11.2023

Tenderi me objekt “Sistemim i Lumit të Buçimasit dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës Rrugore”, me fond limit 79.282.029. KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “REJ”, zhvilluar më datë 19.09.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec. KPP-ja e shpalli fitues, pavarësisht se oferta ishte një nga më të lartat.

18.

Vendimi i datës 27.10.2022

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqena” me fond limit 59.075.701 lekë pa TVSH. KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga “REJ”, duke ndryshuar edhe fituesin pavarësisht ofertës më të lartë. Fitues u shpall “REJ”.

19.

Vendimi i datës 23.09.2022

Tenderi me obejkt “Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”, me fond limit 137.991.275 lekë pa TVSh. KPP vendosi të pranojë ankesën e “REJ”, duke e shpallur edhe fituese të tenderit të hapur nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara në vitin 2022.

20.

Vendimi i datës 16.05.2022

Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë”, me fond limit 289.674.042 lekë pa TVSH. KPP vendosi të pranojë ankesën e “REJ”, duke e shpallur edhe fituese të procedurës së majme.

21.

Vendimi i datës 15.09.2021

Tenderi me objekt “Rehabilitim i rrugës së Rrodokalit, Njësia administrative Proptisht”, me fond limit 58,333,330 lekë pa TVSH. KPP vendosi të pranojë ankesën e “REJ”, për tenderin e zhvilluar më datë 08.06.2021 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec. Firma e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit u shpall edhe fituese me vendim të KPP-së, pavarësisht ofertës më të lartë.

22.

Vendimi i datës 24.06.2021

Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”, me fond limit 31.409.034 Lek pa TVSH. KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Rej”, duke e shpallur fituese.

23.

Vendimi i datës 27.01.2021

Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të Njësisë Administrative Sukth”, me fondi limit 80.731.375 lekë pa tvsh. KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Rej”, duke e shpallur fituese.

24.

Vendimi i datës 19.03.2021

Tenderi me objekt “Shërbim i pastrimit, grumbullimit dhe largimit të mbetjeve të qytetit Cërrik dhe Njësive Administrative”, me fond limit 24,951,604 lekë pa TVSh. Ankesa e “REJ” ishte për dokumentet, ankesë e cila u mor parasysh nga KPP./ Vox News

Etiketa: Alko Impexeduart kapriJonaid Myzyrikryetari i KPP-sëVoxNews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së; Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

10:59 : 25/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Ja lidhja e Lubi Ballukut me Myzyrin e KPP, vuri tenderat në kontroll të plotë

22:28 : 22/04/2025
AKTUALITET

Nga zyra në burg? Çfarë surprize po i përgatit Rama, kreut të KPP-së, Jonaid Myzyrit

16:12 : 22/04/2025
AKTUALITET

Jeni marrë nën hetim? Jonaid Myzyri del nga SPAK-u me gojën e kyçur

13:05 : 22/04/2025
AKTUALITET

Hetimet/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK

10:38 : 22/04/2025
AKTUALITET

Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe në pronë publike te “21 Dhjetori”

20:12 : 17/04/2025
Para

Spektakël golash në Londër, Arsenali turpëron në derbi West Ham

TË GJITHA

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com