• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Kjo është vajza e Pajtime Fetah, pedagogia me “Sky Ecc” e lidhur me bandat

13:11 : 29/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy ditë më parë, Boldnews.al raportoi se në dosjen e SPAK, ku u godit banda e Suel Çelës në Elbasan, del edhe 33-vjeçarja Megi Fetah, edhe pse ndaj saj, Prokuroria e Posaçme nuk lëshoi asnjë masë sigurie.

Kjo e fundit është vajza e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” me anëtarët e bandës së Suel Çelës, për të marrë një sërë vendimesh në favor të tyre, si dhe për të urdhëruar goditjen e gazetarëve që denoncojnë korrupsionin e saj.

Boldnews.al raportoi se Megi Fetah, vajza e ish-gjyqtares është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Në website-n e universitetit thuhet se ajo jep mësim në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë.

Në foto: Profili i pedagoges Megi Fetah në web site-n e universitetit të Elbasanit

Pedagogia Megi Fetah rezulton përdoruese e aplikacionit “Sky Ecc” me kodin PIN “SRLNL1”, një kod i përdorur dhe nga mamaja e saj, Pajtime Fetah, si dhe nga anëtari i organizatës kriminale Renato Bodurri.

Lexo edhe:

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

Nga bisedat e aplikacionit të përdorur nga krimi, Megi Fetah ka komunikime të vazhdueshme me shtetasin Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja, i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, madje në shumicën e rasteve i drejtohen njëri-tjetrit me fjalën “zemër”, duke lënë të nënkuptohet se ka më shumë se një raport shoqëror.

Nga komunikimet kuptohet se pedagogia 33-vjeçare Megi Fetah bën ndërmjetësen mes bandës së Suel Çelës dhe mamasë së saj, gjyqtares Pajtime Fetah, për të marrë vendime gjyqësore në favor të grupit kriminal.

Gjithashtu, rezulton se ka qenë Megi, ajo e cila i ka dhënë telefonin me aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” mamasë së saj, Pajtime Fetah, që më pas kjo e fundit komunikon me “kokën” e grupit kriminal Suel Çelën.

Por, pavarësisht lidhjes së kësaj pedagoge me anëtarë të bandave kriminale, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit, për shkarkimin e saj nga detyra. Po ashtu, mungojnë reagimet edhe nga ish-ministrja e Arsimit, deputetja e Elbasanit, Evis Kushi, po ashtu edhe ajo aktuale Ogerta Manastirliu.

Siç kuptohet nga komunikimet e “Sky Ecc”, grupi i Suel Çelës kishte një ndikim shumë të madh në institucionet lokale shtetërore. A ka patur ndikim krimi për ta vendosur Megi Fetah pedogoge, e ëma e saj gjyqtare, apo zotësia e saj? Kjo pyetje kërkon një përgjigje nga institucioni përgjegjës, si nga Universiteti i Elbasanit, po ashtu edhe nga Ministria e Arsimit.

Megi Fetah, edhe pse në një post si pedagoge, është shumë e vështirë për të gjetur një foto të portretit të saj, ku fotoja e saj mungon edhe tek “web site” i universitetit, ndryshe nga pedagogët e tjerë.

Por, Megi Fetah shfaqet në videon e publikuar rreth 3 vite më parë nga emisioni “Stop”, ku denoncohej korrupsioni i të ëmës së saj, ish-gjyqtares Pajtime Fetah.

E pikërisht në atë moment, kur Megi ka qenë rreth të 30-ave, ajo shfaqet duke kërcyer krah të ëmës së saj, Pajtime Fetah, tashmë e arrestuar nga SPAK, në lokalin “Living” në Elbasan.

Në foto: Megi Fetah me këngëtarin Gena Lito

Lokal “Living” në Elbasan dyshohet se është pronë e fshehur e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopaj, krerët e një grupi tjetër kriminal në atë qytet, të cilët u goditën pak kohë më parë nga SPAK. Në dokumentet e lokalit dalin emrat e Renato Bodurrit dhe gjyshes së dy vëllezërve Çopja, Ruzhdije Çopja.

Në videon e mëposhtme, Megi Fetah shfaqet duke u arguar bashkë me mamanë e saj, Pajtimet nën ritmin e këngën “Oj lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ….” të kënduar nga këngëtari Gena Lito.

.

Edhe djali i Pajtime Fetah, i punësuar në administratë shtetërore

Duket se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, rezulton se jo vetëm vajzën, por edhe djalin e saj, Arbi Fetah është i punësuar nga institucionet shtetërore. Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2023, Arbi Fetah kandidoi për anëtar të Këshillit Bashkiak në logon e Partisë Socialiste dhe u fut në listën fituese me firmë të drejtuesit politik të Qarkut, Damian Gjiknurit.

Siç vërtetohet edhe nga dokumenti i mëposhtëm, Arbi Fetah është anëtari socialist i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Elbasanit.

Në dokument: Anëtarët e Këshillit Bashkiak Elbasan, i 16-ti në listë Arbi Fetah

Ndërkohë, sipas “Prapaskena-s”, Arbi Fetah është edhe inspektor tatimesh në Bashkinë e Elbasanit dhe prej 7 vitesh është kthyer në një “tmerr” për bizneset.

Në foto: Arbi Fetah, djali i ish-gjyqtares Pajtime Fetah

SKANDALI/ Pedagogia e Elbasanit me “Sky Ecc”, komunikime të vazhdueshme me bandën e Suel Çelës

Etiketa: Arbi FetahbandatElasankeshill bashkiakkriminLivingMegi FetahPajtime Fetahpedagogespaksuel celauniversitetuniversiteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
Para

Çfarë ndodhi ditën kur u zhduk Mariglen Gjonaj? Flet nga burgu i dënuari me burgim të përjetshëm

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com