• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia dhe rebelët Huthi të bashkuar në armiqësinë e tyre kundër Perëndimit

13:58 : 26/11/2024
në BOTA

Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare dhe kanë shtënë drejt forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kuq për më shumë se një vit.

Sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kanë shkaktuar pengesa në një rrugë të rëndësishme të tregtisë globale dhe kanë nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Tani, raportimet e mediave amerikane kanë sugjeruar se Rusia po i ndihmon rebelët që t’i zgjedhin caqet e tyre, që shumica janë anije komerciale në pronësi apo që operohen nga kompani perëndimore, apo anije që nisen ose kthehen nga Izraeli.

Ekspertët thanë se Rusia po e zgjeron bashkëpunimin e saj me rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe që mbështeten nga Irani – përfshirë edhe përmes ndarjes së inteligjencës.

Lexo edhe:

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Moska mund t’i ketë furnizuar rebelët e Jemenit me armë të avancuara së përgjigje karshi lehtësimit të kufizimeve nga Uashingtoni sa i përket përdorimit nga Ukraina të armëve që ka marrë nga SHBA-ja.

“Kjo gjë i dërgon një mesazh SHBA-së se Rusia mund t’ia vështirësojë jetën nëse do dhe është kërcënim që mund të shihet si hakmarrje për ndihmën që Uashingtoni i jep Ukrainës”, tha Colin Clarke, drejtor i politikave dhe hulumtimit në firmën e konsulencës, Soufan Group me seli në Nju Jork.

Armiku i armikut tim

Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj caqeve perëndimore dhe izraelite në Detin e Kuq janë përgjigje kundër luftës shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka nisur mbi një vit më parë.

Rebelët janë zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet e tyre, që përfshijnë sulme të drejtpërdrejta me raketa dhe dronë kundër Izraelit, derisa të arrihet një armëpushim në enklavën palestineze.

Lufta në Gazë e ka vendosur Izraelin kundër të ashtuquajturit “Bosht të rezistencës” të Iranit, i cili është një rrjet i aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë, ku përfshihen rebelët Huthi, Hamasi, Hezbollahu dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

Ekspertët thanë se mbështetja e Rusisë për rebelët jemenas është në linjë me narrativët e Kremlinit për kundërshtimin e Perëndimit dhe fuqizimin e grupeve të armatosura antiperëndimore në mbarë botën.

“Kremlini është i interesuar që të ketë miq që mund t’i testojnë nervat e armiqve të Moskës në Detin e Kuq apo kudo tjetër në Lindjen e Mesme”, tha për Current Time, Ruslan Suleymanov, akademik dhe ekspert i studimeve orientale.

Ai shtoi se Rusia, po ashtu, dëshiron të shihet si mbështetëse e çdo grupi “që i kundërvihet Perëndimit”.

Raportimet e mediave amerikane dhe të inteligjencës në muajt e fundit kanë sugjeruar se Rusia po u jep rebelëve Huthi informacione nga inteligjenca, përfshirë të dhëna satelitore, në mënyrë që ata t’i sulmojnë anijet komerciale në Detin e Kuq.

Që nga korriku, sipas raportimeve, Kremlini madje ka kërcënuar me dërgimin e raketave kundër anijeve për rebelët, por SHBA-ja dhe Arabia Saudite e dekurajuan Rusinë.

Ekspertët thanë se vendimi për dërgimin e armëve të tilla mund të ndryshojë, pasi Uashingtoni më 17 nëntor raportohet se e ka lejuar që të përdorë Sistemin e Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS) për të sulmuar brenda Rusisë.

“Shqyrtimi rus për armatosjen e rebelëve Huthi ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me atë që [presidenti rus] Vladimir Putin, e sheh si përshkallëzim të SHBA-së kundër Rusisë për shkak të lehtësimit të kufizimeve sa i përket përdorimit nga Ukraina të armatimit amerikan”, tha Kenneth Katzman, ish-analist i lartë i Kongresit amerikan për Lindjen e Mesme.

Përveç se po e pengojnë tregtinë detare në Detin e Kuq, Rusia raportohet se ka përdorur grupin Huthi për të rekrutuar luftëtarë nga Jemeni për t’iu bashkuar luftës kundër Ukrainës. Moska, po ashtu, po siguron anijet ruse se mund të kalojnë pa probleme përmes Detit të Kuq.

Rebelët Huthi mori nën kontroll bregun veriperëndimor të Jemenit dhe brigjet në Detin e Kuq, që kur shpërtheu lufta shkatërruese civile më 2014.

Ndihmë për rebelët Huthi

Ekspertët thanë se rebelët Huthi përfitojnë nga zgjerimi i raporteve të tyre me Rusinë.

Clarke nga Soufan Group tha se “inteligjenca ruse ndihmon rebelët që të kryejnë sulme më precize kundër anijeve perëndimore në Detin e Kuq. Po ashtu, tregon se rebelët jemenas nuk janë “një grup i pakontrolluar i terroristëve”, tha ai.

“E kundërta, ata janë një aktor racional, një organizatë jashtëzakonisht e aftë që po bëhet një lojtare gjithnjë e më e madhe në Lindjen e Mesme dhe po e bën këtë përmes mënyrave asimetrike”, shtoi Clarke.

Irani është mbështetësi kryesor ushtarak i rebelëve Huthi dhe i furnizon ata me teknologji të armëve dhe komponentë të raketave, sipas inteligjencës amerikane.

Ekspertët thanë se rebelët mund të përfitojnë shumë nga teknologjia raketore ruse, që Katzman tha se janë “shumë më precize dhe efektive” sesa armët që Teherani i ka ofruar.

Kjo mund ta ulë varësinë e grupit ndaj Iranit, aleatit të Rusisë.

“Armatimi rus mund t’iu mundësojë rebelëve Huthi që të sulmojnë me sukses luftanijet e SHBA-së dhe të koalicionit, gjë që do të mund të përshkallëzonte jashtëzakonisht konfliktin në Detin e Kuq nëse rebelët jemenas do të godisnin një anije të SHBA-së”, tha Katzman./REL

Etiketa: rebelët HuthiRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025
BOTA

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025
BOTA

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025
BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
BOTA

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën

18:35 : 29/05/2025
BOTA

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi, më 2 qershor në Stamboll

21:09 : 28/05/2025
Para

VIDEO/ Tre goditje me thikë të riut, dalin pamjet e sherrit në Qytet Studenti

TË GJITHA

Porto Romano/ Fabrika e gazit zgjerohet pa distanca sigurie, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

16:53 : 02/06/2025

Zyrtare/ Marco Baroni nuk është më trajner i Lacios, vendin e tij e merr Sarri

16:44 : 02/06/2025

Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

16:30 : 02/06/2025

Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

16:25 : 02/06/2025

Të martën takimi Inzaghi-Marotta, kush do ta drejtojë Interin sezonin e ardhshëm?

16:22 : 02/06/2025

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025

“U prish loja”/ Çaste relaksuese para Serbisë, djemtë e Kombëtares shfaqen duke luajtur letra…

16:06 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com