Luisi Meçe, djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, ku u vra dhe shoku i tij Martin Cani, ka dhënë një intervistë për emisionin “Review” ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe dy persona të tjerë, përveç autorit Mario Përlleshaj.
Luisi tregon se atë e kanë goditur 6 herë me thikë, por vetëm 4 herë e ka zënë në trup. Ai pretendon se kanë qenë dy autorë, duke e përshkruar personin tjetër me flokë të gjata dhe bashkëmoshatar me ta.
“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.
Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”.
Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është personi që e ka ngritur.
Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.
Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?
Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.
Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?
Luis Meçe: Jo, nuk e di.
Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?
Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.
Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?
Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.