• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Bullizmi, përmasa shqetësuese në Shqipëri

20:34 : 22/11/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut të Shkodrës ka nxjerr në pah përmasat shqetësuese të përhapjes së fenomenit të bullizmit. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, 19.8 përqind e nxënësve raportojnë se kanë përjetuar bullizëm dhe se forma më e përhapur është bullizmi kibernetik. Studimi evedenton edhe nevojën e strategjive të qarta për të luftuar këtë fenomen në shkolla.

Studimi “Matja e përhapjes së fenomenit të bullizmit në shkolla”, realizuar nga një grup psikologësh dhe sociologësh të zyrës psikosociale në drejtorinë rajonale arsimore të Shkodrës, evidenton përmasat shqetësuese që ka marrë bullizmi në shkolla.

Studimi është mbështetur në intervistimin e 1026 nxënësve dhe 573 mësuesve në 53 shkolla të bashkive të qarkut të Shkodrës. Psikologu Fatjon Taipi, pjesëmarrës në studim, thotë se shtrirja e fenomenit është e gjërë, ndërsa ndërgjegjësimi mbi pasojat e tij vazhdon të jetë i ulët.

“Fenomeni i bullizmit është shumë i përhapur në shkollat tona. Janë rreth 19.8% e nxënësve që shprehen se, në episode të caktuara, kanë qenë viktima të bullizmit. Ndërkohë, nga ana tjetër ka të bëjë shumë me ndërgjegjësimin sepse autorët që ushtrojnë bullizëm janë vetëm 5% që e pranojnë. Dhe kjo mospërputhje e shifrave tregon nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për veprime, sjellje që nxënësit kanë me njëri-tjetrin”.

Lexo edhe:

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Sipas psikologes Suela Domnori, të dhënat mbi përmasat e shtrirjes së bullizmit në shkolla mund të jenë edhe më të larta pasi vërehet se, një pjesë e nxënësve hezitojnë për të denoncuar bullizimin në mjediset shkollore.

“ Është një shifër që tregon për përhapjen e fenomenit të bullizmit, përshtatet dhe është afër gjetjeve të studimeve në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Ndoshta mund të kemi edhe shifra të tjera më të larta, por duhet të marrim në konsideratë edhe mungesën e raportimit të nxënësve apo edhe çështjet e përceptimit. A perceptohet gjithnjë bullizmi si bullizëm, a perceptohen të gjitha format e bullizmit?”

17 përqind e rasteve të bullizmit në shkolla, sipas studimit, i përkasin bullizmit fizik, 18,55 përqind bullizmit verbal dhe 21.25 përqind bullizmit social. Ndërsa përhapjen më të madhe, sipas psikologut Taipi, e ka bullizmi kibernetik, i cili po gjen përhapje gjithnjë e më të gjërë përmes rrjeteve sociale.

“ Kemi 43.5% që shprehen se janë viktima të bullizmit kibernetik, që është një formë e re e bullizmit dhe që sistemi është thuajse shumë shumë i brishtë në përgjigjen ndaj këtij fenomeni”.

Nga 573 mësuesit e intervistuar, pjesa më e madhe, rreth 75 përqind, shprehin interes për zgjidhjen e problemeve të bullizmit brenda shkollës. Sipas perceptimeve të tyre, bullizmi shpeshherë ndodh gjatë pushimeve mes orëve të mësimit, në punët në grupe, orët e edukimit fizik, por edhe aktiviteteve jashtë mësimore në oborrin e shkollës, duke krijuar një situatë të vështirë për menaxhimin e procesit të mësimit.

Studimi, thotë psikologia Domnori, mbi përhapjen e fenomenit të bullizimit në shkolla vë theksin mbi nevojën e politikave të qarta për eleminimin e tij si dhe nevojën e shtimit të kompetencave të ekipeve antibullizëm në shkolla.

“ Patjetër që bullizmi ka pasoja, lë shenja në zhvillimin e fëmijëve dhe ne në këto pasoja po vendosim edhe theksin. Strategjitë fokusohen tek informimi, ndërgjegjësimi i fëmijëve që të njohin pasojat e bullizmit, qoftë në këndvështrimin e të bullizuarit, pra viktimës, qoftë edhe në këndvështrimin e bullizuesit”.

Dy vite më parë, Ministria e Arsimit ka miratuar një program të veçantë kundër bullizimit në shkolla, por efektivitetet e tij kanë qenë të pakta, pa arritur të zvogëlojnë përmasat e fenomenit./VOA

Etiketa: bullizemshkolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Premtime me lugën bosh: Shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa

11:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama pas 12 vitesh në pushtet: Qytetarët e Tiranës vuajnë për shkolla e transport dinjitoz

18:19 : 24/09/2025
Para

Shkolla në Smollik të Bulqizës një godinë me dërrasa, pa tualet, pa energji dhe në mes të pyllit

TË GJITHA

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com