• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Drita ‘Skywell’ dhe të bëjë 642 km”/ Bashkia e Vlorës paracakton fituesin e tenderit për makina elektrike?!

21:15 : 19/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një skandal me një procedurë prokurimi të bërë nga Bashkia e Vlorës, e cila dyshohet se paracaktoi fituesin për blerje makina elektrike.

Kjo bashki u dërgoi disa firmave një dokument “ftesë për ofertë”, ku kërkonte të studionte tregun. Por, në këtë dokument kjo bashki ka kërkuar edhe specifikime të sakta se çfarë kërkon, të dhëna që i ka vetëm një kompani në treg.

Redaksia e emisionit siguroi dokumentin, të cilën e ka emërtuar “mbi marrjen e ofertave për ‘blerje makina elektrike’, sipas specifikimeve të kërkuara”. Kjo bashki ka kёrkuar edhe specifikime tё sakta. Bashkia shkruan se blerja ёshtё parashikuar sipas vendimit tё Kёshillit Bashkiak tё muajit mars 2024, ku parashikon njё fond 20 milionё lekё.

“Autoriteti kontraktor duhet tё kujdeset qё konsultimi tё jetё sa mё gjithpёrfshirёs dhe tё shmangё dhёnien e çdo informacioni preferencial, qё mund tё favorizojё operatorё tё caktuar nё pёrgatitjen e ofertёs pёr procedurёn e prokurimit” thuhet në këtë dokument. Bashkia shkruan se s’do tё favorizojё kompani, por vetё shkruan edhe specifikime tё sakta qё i ka vetёm njё kompani nё treg.

Nё tё njёjtin dokument, Bashkia e Vlorës shkruan se kёrkon një makine elektrike sipas kritereve të mëposhtme. Tё jetё mjet me 0 kilometra, i vitit 2024. Kapaciteti i baterisё 86, sistemi i rikuperimit të energjisë më pak se 30% dhe mjeti tё bёjё 642 kilometra. Koha e karikimit të shpejtë të baterisë 38 min dhe koha e karikimit të ngadaltë të baterisë 8 orë.

Lexo edhe:

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

Vlorë, premtime për zgjidhje, por ujë vetëm dy orë, ankesa për ndotje dhe diskriminim

Mjetin e kёrkon edhe me gjatёsi, gjerёsi dhe lartёsi tё pёrcaktuara në milimetra. I gjatё 4700 mm (4.7 metra), i gjerё 1908 milimetra dhe i lartё 1696 mm. Pra tё dhёna tё sakta deri nё detaj!

Por, qershia mbi tortё janё pajisjet e sigurisё. Nё kёto dokumente, Bashkia e Vlorёs kёrkon qё dritat e pasme tё jenё me “logon Skywell”. Fiksi bёri njё vёzhgim dhe rezulton se “Skywell” ёshtё njё kompani kineze qё prodhon makina elektrike. Kjo kompani ka edhe koncesionarin nё Shqipёri, madje reklamon nё internet edhe specifikimet e kёtyre automjeteve.

Specifikimet e kёtyre mjeteve janё tё njёjta me ato tё shёnuara nё dokumentin e Bashkisё sё Vlorёs. “Kapaciteti i baterisё 86, sistemi i rikuperimit të energjisë më pak se 30% dhe mjeti tё bёjё 642 kilometra. Koha e karikimit të shpejtë të baterisë, 38 minuta dhe koha e karikimit të ngadaltë të baterisë 8 orë”. A tё jetё i paracaktuar i gjithё tenderi?!

Grupi i Fiks Fare shkoi në Bashkinё e Vlorёs, ku gazetarёt kёrkuan kryetaren e komisionit qё bёri specifikimet e tenderit. Nё dokument janё tre emra tё pёrbёrёsve tё komisionit, Natasha Rusha kryetare dhe me anёtare Merita Mema dhe Anjeza Shiko. Punonjёsit e bashkisë thanё se Natasha Rusha punon te Urbanistika, ndёrkohё qё ajo krahas punёs nё bashki ёshtё edhe drejtuese teknike e njё firme taksie nё qytetin e Vlorёs.

Fiksi shkoi te Urbanistika, por punonjёsit thanё se Natasha ёshtё nё terren dhe vonohet. Gazetarët i kërkuan punonjësve se shkojnë atje ku është kjo punonjëse, por punonjësit këmbëngulin se mund ta presin te Urbanistika. Fiksi e pret disa orë, por ajo nuk vjen!

Mё pas, grupi i Fiks Fare kontakton me titullarët e Bashkisë së Vlorës, duke u treguar edhe arsyen përse kishin shkuar në atë bashki. Pas disa orёsh, nёnkryetari i Bashkisё sё Vlorёs, Klevis Kasa, jep njё intervistё pёr Fiks Fare si person qё ka autorizuar kryetari pёr tё gjithё situatёn.

Ai thotё se pas konstatimit tё Fiksit, ka mbledhur punonjёsit dhe u ka kёrkuar informacion pёr tё verifikuar gjithё praktikёn. Pohon se makinat do tё pёrdoreshin pёr disa institucione, Policinë Bashkiake dhe Zyrën e Tatimeve, duke qenё se janё elektrike janё pёr mbrojtjen e ambientit. Shton se komisioni me 3 emra ёshtё ngritur duke qenё se dy prej tyre janё inxhiniere mekanike dhe tjetra financiere.

Nënkryetari thotë se specifikimet e sakta nuk janё aspak normale dhe ato duket se janё marrё “copy paste”. Shton se, ai si autoritet drejtues i bashkisё, ka ngritur grupin e punёs dhe do tё verifikojё nёse janё nga njё neglizhencё apo nga njё paramendim.

Fiksi e pyet nëse do të merren masa. Nënkryetari thotë se pas analizёs dhe verifikimit, do t’i njoftojnё zyrtarisht. Gazetarët e pyesin se, megjithё kёto kritere, tenderi duket se ka qenё i paracaktuar?! Përgjigjet se falenderon Fiksin pёr sinjalizimin dhe “ftesa pёr ofertё” ёshtё hapi i parё drejt tenderit, por nё kёtё situatё Bashkia ka qenё vetёm duke studiuar tregun dhe mё pas do tё shpallej nё Agjencinё e Prokurimit Publik. Në fund thotë se “ftesa për ofertë” do të rregullohet dhe do t’u dërgohet firmave me rregullimet përkatëse.

Etiketa: bashkia e vloresermal dredhamakina elektriketenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

19:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

Vlorë, premtime për zgjidhje, por ujë vetëm dy orë, ankesa për ndotje dhe diskriminim

14:45 : 29/08/2025
AKTUALITET

Projekti i stadiumit, Berisha: Dredha, përfaqësuesi i çunave të Dubait po shkatërron Vlorën me kulla

14:29 : 20/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
Para

"Vrasja s'është pasion, futbolli po!"/ Tifozat Kuqezi mesazh në stadium për Martin Canin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com