• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

“Çfarë s’iu pret!”/ Plutoni vendoset në Ujor për 20 vite, Meri Shehu zbulon ç’do të ndodhë këtë javë

16:08 : 19/11/2024
në HOROSKOPI, SHOW BIZ

Jemi në prag të muajit të Shigjetarit dhe ndodh një lëvizje shumë e rëndësishme planetësh pasi Plutoni kalon në Ujor ku do të qëndrojë për 20 vite. Planeti i metamorfozës tregon që mund të arrihet shumë në këto 20 vjet nëse keni përkushtim dhe vendosmëri.

Por sa i përket nuancave të kësaj jave, ka surpriza të mëdha. Astrologia Meri Shehu shprehet në parashikimin javor në “Rudina” në Tv Klan se “çfarë nuk na pret”. Ajo thekson se duhet të tregohemi të kujdesshëm me premtimet dhe do të përjetojmë ndryshime rrënjësore.

Meri Shehu: Çfarë nuk e pret secilën shenjë sepse është një javë e surprizave të mëdha, premtimeve të  mëdha. Surprizat do të ndodhin, për premtimet nuk dihet akoma sepse kanë më shumë eufori sesa duhet. Sot ka qenë kundërshtimi i Mërkuri në Shigjetar me Jupiterin në Binjak dhe jepen premtime nga më të mëdhatë, por do të shohim a do të mbahen. Kujdes nga premtimet Binjakët, Shigjetarët,Ppeshqit dhe Virgjëresha. Kjo është java e çudirave të mëdha sepse kemi pasur kundërshtimin e diellit në Akrep me Uranin në Dem dhe është një surprizë shumë e madhe që i pret shenjat Dem, Akrep, Luan e Ujor, por larophet përfundimisht Plutoni nga Bricjapi në datën 19 dhe futet në Ujor. Të gjithë Ujroët, Luanët, Akrepët dhe Demët do të kenë një ndryshim shumë të madh në jetën e tyre, por është në thellësi të kohës, nuk ndodhin përnjëherë këto ndryshime. Ata që do të ndikohen drejtpërdrejt nga këto do të jenë Shigjetar, Virgjëreshë, Peshk dhe Binjak të lindur në 10-ditëshin e parë sepse futet dielli në Shigjetar në datën 21 dhe prek direkt Plutonin në Ujor. Këto 4 shenja do të ndiejnë direkt një ndryshim të madh në jetën e tyre.

Dashi – 3 yje

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Dielli u kundërshtua shumë bindshëm me Uranin në Dem, solli një rrëmujë të madhe në çështjet ekonomike dhe sentimetale por mea duket do ta mbledhin veten gjatë ditëve, sidomos rreth datës 19 mund të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe Dashët e lindur në 10-ditëshin e parë do të  kenë një kthesë të madhe ose ndryshim bombastik sa i përket ekonomisë, familjes dhe çështjeve të karrierës.

Demi – 1 yll

Dielli në Akrep është kundërshtuar me Uranin në Dem dhe një surprizë e papritur, mund të jetë bërë një kthesë e çuditshme në jetën e tyre, ndoshta s’e kanë marrë lajmin akoma, por gjatë javës po. Javën tjetër kthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar, do të shohin mirë çështjet ligjore, ekonomike, të dhënat që kanë të bëjnë me paratë e të tjerëve, projekte të ndryshme.

Binjaëkët – 2 yje

Sot kundërshtohet Mërkuri në Shigjetar me Jupiterin në shenjën e tyre. Do të ketë shumë premtime,  punë, eufori që s’dihet a do të mbahen. Të dëgjosh një premtim dhe t’i kesh pritshëmritë të larta e mos  të dalin, natyrisht që ngelesh. Binjakët e lindur në 1-2 ditët epara të shenjës mund të kenë një lajm shumë të mirë, një kthesë të madhe në jetën e tyre dhe do ta shohin me kujdes çfarë është ajo gjë që do të ndodhë.

Gaforrja – 3 yje

Janë shenjë që marrin energji pozitive deri diku, por kundërshtimi i djeshëm bën që surprizat të vijnë te Gaforret në mënyrë pozitive. Sado që dielli në Akrep me Uranin në Dem janë kundërshtuar bashkë, në mënyrë anësore takohen mirë për Gaforren kështu që një surprizë e këndshme ndodh në jetën e tyre. Duhet të kenë kujdes prapaskenat e punës dhe premtimet e mëdha që u janë bërë në veçanti.

Luani – 2 yje

Do të futen në një epokë shumë të fuqishme në jetën e tyre, përballen direkt me Plutonin, 10-ditëshi i parë i Luanëve, sidomos të lindurit në ditët e para do të kenë një kthesë të madhe në jetën e tyre, do të  shohin një ndryshim të papritur që janë shumë thelbësore, mund të jenë personale, pune apo familjare, por duhet të jenë të përgatitur Luanët për këto ndryshime që sjell Plutoni. Data 19 nuk është kaq e keqe. Marrin dy yje sepse ka një kthesë të mirë, nëse marrin energjinë e datës 19 për mirë do të arrijnë ta zbusin.

Virgjëresha – 1 yll

Kemi kundërshtimin me Mërkurin dhe Jupiterin, disa premtime, disa gjëra janë fryrë më shumë dhe pritshmëritë janë të larta, por gjërat mund të mos jenë siç u janë premtuar. Këtë vështirësi e kanë të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Të tjerët i kanë situatat më të zbutura dhe do të kenë një kthesë të madhe ekonomike pas datës 19 e tutje.

Peshorja – 4 yje

Peshoret e lindura në 10-ditëshin e parë të shenjës së tyre, në datën 19 kanë një kthesë shumë të rëndësishme, një ndryshim thelbësor ndryshojnë vend, shtet, shkollë, familje në kuptimin e mirë të fjalës dhe ndryshon ADN-në e gjërave dhe të punëve. Do të presin një të ardhme më të ndritur këtë periudhë. Ndikimet e planetëve janë të vështira në anën ekonomike, nga dje ka ndodhur një ndikim i keq ekonomik. Të kenë kujdes ata që kanë pasur probleme në martesë.

Akrepi – 3 yje

Dje e kishin pak të vështirë, u përball dielli me Uranin dhe duhet të bëheshin më modernë, më të riparueshëm, më të hapur ose të ndryshonin në shumë gjëra. Nëse s’e kanë bërë, marrëdhëniet që nuk  janë modernizuar shkojnë drejt humbjes ose një fataliteti, sidomos në çështje karriere apo bashkëpunimesh. Edhe në çift duhet të kenë shumë kujdes. Ekonomia pëson një kthesë shumë të madhe në datën 19, për mirë.

Shigjetari – 4 yje

Shigjetarët e lindur në 10-ditëshin e parë takohen bukur me Plutonin në Ujor, marrin një kthesë të mirë  në datën 19, kurse të tjerët duhet të kenë kujdes nga premtimet që japin ose surprizat sepse i gjejnë papërgatitur. Nëse Shigjetarët kanë premtuar shumë dhe nuk i mbajnë dot premtimet, kthehen në bumerang në jetën e tyre dhe i kundërshtojnë bindshëm në dëshira.

Bricjapi – 4 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre kështu që jeta personale dhe ekonomia do të shkojnë mirë. Kishin një kundërshtim dje, por në datën 19 Plutoni ikën nga shenja e tyre dhe do të çlirohen nga një perde e errët që kanë 20 vjet që e kanë pasur aty dhe janë ndier më të strukur, mistikë e të këqinj. Tani kthejnë një hap tjetër, e kanë mposhtur të keqen dhe besojnë më shumë tek e mira.

Ujori – 3 yje

Mirëpresin Plutonin në shenjën e tyre. Plutoni qëndron për 20  vite në shenjën e tyre, do të ndryshojë në thellësi jetën e shumë Ujorëve, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë që do të kenë ndryshime të mëdha në dëshira, planifikime, punë, shtëpi. Janë edhe shenjë e së ardhmes kështu që janë të parapërgatitur. I pret një transformim i madh.

Peshqit – 2 yje

Kanë një premtim që nuk mbahet, do të zhgënjehen nga një mik, shok kështu që kujdes sepse kthehet edhe Mërkuri i kundërt javën tjetër kështu që do të duhet më shumë punë që të rregullojnë gjërat. Kujdes çfarë premtimesh japin e marrin sepse është një kështjellë rëre në mes.

Etiketa: horoskopimeri shehu

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
HOROSKOPI

Hëna e plotë e majit, ja cilat shenja të zodiakut preken më shumë

11:45 : 09/05/2025
HOROSKOPI

Transformimi i madh po vjen për këto 3 shenja të horoskopit

11:10 : 09/05/2025
Para

E papritur, klubi i Seria A shkarkon trajnerin dhe vendos Patrick Vieiran në krye

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com