• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit / “U sqaruam”, gazetarja: Ja çfarë i thanë oficerit të sigurisë të miturit

21:36 : 18/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open”, foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shkollës “Fan Noli” humbi jetën pas një sulmi me thikë 150 metra larg objektit mësimor.

Lala u shpreh se mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes ka pasur një debat që të premten ku ata janë shtyrë, më pas ka pasur një debat mes tyre sot brenda shkollës dhe disa orë më pas konflikti agravoi duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.

“Një oficer policie që është marrë me hetimin e ngjarjes sot më tregoi se nxënësit kanë debatuar të premten, janë shtyrë.  Kanë debatuar me njëri-tjetrin sot, i ka thirrur oficeri i sigurisë dhe kanë thënë jemi sqaruar.  Nuk duhej të ishin lejuar të dilnin, duhej të thirreshin prindërit, në mënyrë që ky konflikt të mos degradonte”, tha Lala.

Ndërsa u shpreh se kemi një ngjarje shumë të rëndë, gazetarja tha se duhet të reflektojnë institucionet.

“Ka pasur një paketë për sigurinë në shkolla, e cila duket se u harrua rrugës. Ishte një paketë që arrestoheshin ata që shpërndanin drogë në shkolla, që ecnin me shpejtësi pranë shkollave, që shisnin pije alkoolike për fëmijët 13-14 vjeç.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Ne qasemi përditë me situata të tilla. Ky është një rast fatkeq, flagrant dhe shumë i rëndë. Por çdo ditë kemi raste të bullizmave, gjobvënieve, kërcënimeve, shantazheve me foto. Ne duhet të jemi vigjilent, nëse do të ishte ndërhyrë që të premten, nëse do të ishte ndërhyrë sot, nuk do të kishim agravim të situatës. Kemi një viktimë, kemi një të plagosur, kemi edhe një autor që është fëmijë. Histori që nisin në rrjetet sociale, duken si histori banale në dukje, por që u mbyll në mënyrë tragjike. Historitë te të miturit nisin nga më banalet, pse bërë follow në instagram apo tiktok, pse e pe ti atë dhe s’duhet ta shohësh.

Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat. Aq tronditje sa familja e të ndjerit kanë dhe të tjerat. Ne kemi pafund raste. Të vajzave që janë abuzuar në shkollë, kanë tentuar vetëvrasjen për shkak të bullizimit, të fotove intime. Kjo ngjarje nuk duhet pranuar aq thjeshtë.

Jam në një alarm gjatë gjithë kohës e shqetësuar për vajzën time. Sado ta kesh edukuar fëmijën brenda mureve të shtëpisë, nuk e kontrollon dot. Jemi në emergjencë kombëtare.

Në këtë moshë fëmijët shfaqin problematikat e tyre. Duhet të shtyjmë pozitivisht gjërat për të ecur përpara. Urgjencës Kombëtare iu desh një kohë e gjatë për të shkuar në vendngjarje. U transportua nga pronari i një biznesi aty afër sepse ambulanca po vononte. Të gjitha këto elementë e bëjnë situatën shumë dramatike.

Ndonjëherë mund të kesh fëmijë të shkëlqyer, por nëse ky fëmijë nuk është i garantuar, shteti nuk ia garanton jetën, për fat të keq mund të bjerë pre e ngjarjeve të tilla. Kjo ngjarje duhet ti bëjë institucionet të reflektojnë, të mos kalohet si sherr të rinjsh.”, tha Lala.

Etiketa: 14 vjecariklodiana lalaMartin Canivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
Para

14 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një shqiptari të Kosovës. Grupi i lidhur me kartelin e Sinaloas

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com