• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shteti Bektashi”/ Baba Mondi për “La Repubblica”: Nuk do të jemi si Vatikani! Duam njohje ligjore

15:21 : 17/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një reportazh krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.

Media e nis shkrimin e saj, duke thënë se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Enver Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë.

Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Para një Kurani shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”, shkruan “La Repubblica”.

Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në këto hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila e ullinj. Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.

“Nuk do të jemi si Vatikani. Ne nuk do të kemi roje zvicerane apo ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, ne duam njohje ligjore sepse tani për tani jemi thjesht një OJQ”, u shpreh Baba Mondi.

Lexo edhe:

Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri

“Pa ushtri, pa taksa”/ Rama “kujtohet” për Shtetin Bektashi: Do jetë si Vatikani, nuk përçan askënd

I lindur në shekullin e 13-të, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore. Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të njëzetë, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “Pranverën shqiptare”, në rezistencën kundër perandorisë: në manastiret e tyre, teqeja, qarkullonin librat në shkollat e fshehta të gjuhës shqipe, e cila në atë kohë ishte e ndaluar.

Me komunizmin erdhi nata: në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, u sekuestruan pronat, u shkatërruan teqeja, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.

Sot llogaritet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashi. Propozimi i Ramës ka marrë mbështetje, edhe pse disa e kanë cilësuar si një tjetër marifet publicitar të kryeministrit, e disa të tjerë kanë ngritur mburojat: ashtu si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, gjithashtu njihet për moderim dhe bashkëjetesa laike me katolikët dhe ortodoksët. “Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, pohoi myftiu Bujar Spahiu.

Ferdinand Samarxhi, një ekspert fetar, i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër: “Ideja e Ramës është t’i japë një përgjigje strategjike ekstremizmit në rritje globale dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqësor të Islamit”.

Empatia mes kryeministrit dhe Baba Mondit nisi në vitin 2015, kur kleriku i propozoi të merrnin pjesë së bashku në funeralin e viktimave të sulmit islamik në Charlie Hebdo, në Paris.

Që atëherë, Rama është përpjekur të ndryshojë Tiranën, duke e zbukuruar qendrën me kullat e projektuara nga arkitektë, sheshet e këmbësorëve, shtigjet e biçikletave dhe ambicien për ta bërë atë një Dubai të Ballkanit, një destinacion për turizmin ndërfetar, shkruan më tej gazeta e njohur italiane.

Disa javë më parë Erdogan erdhi në Tiranë për të inauguruar një xhami të re sunite.

Shqipëria e vogël mes orekseve të mëdha. Megjithatë Rama nuk dorëzohet: sufijtë bektashi nuk kanë shtete të fuqishme pas tyre dhe në shumë vende janë ende të persekutuar, një shtet do të ishte një garanci mbijetese për ta, mbyll shkrimin e saj gazeta La Reppublica.

Etiketa: baba mondiLa Repubblicashteti bektari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri

11:55 : 29/01/2025
AKTUALITET

“Pa ushtri, pa taksa”/ Rama “kujtohet” për Shtetin Bektashi: Do jetë si Vatikani, nuk përçan askënd

13:18 : 25/01/2025
AKTUALITET

Papa Françesku takon Baba Mondin, flasin për krijimin e Shtetit Bektashi

16:31 : 16/01/2025
AKTUALITET

Shteti Bektashi/ Baba Mondi për ‘Jerusalem Post’: Po zhvillojmë disa strategji për zbatimin e këtij plani

19:40 : 13/10/2024
AKTUALITET

Shteti Bektashi/ “Tërheqja” e Ramës dhe gafa e rrezikshme me patriozimit fetar

09:05 : 01/10/2024
AKTUALITET

Shteti Bektashi/ Paskal Milo: Ideja ka 5-6 vite që ësht hedhur, Baba Mondi i dërgoi letër Kuvendit

22:42 : 24/09/2024
Para

Kategoritë që favorizohen/ Kërkesat për azil në Britani, vetëm 10 % e shqiptarëve përfituan

TË GJITHA

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

16:21 : 03/06/2025

Shpendi drejt Serisë A, zbulohen 3 klubet që e kërkojnë

16:16 : 03/06/2025

“Sky Ecc”, zbërthehet edhe në Kosovë! Arrestohen 22 persona dhe sekuestrohen 129 automjete

16:10 : 03/06/2025

Vllaznia prezanton afrimin e radhës, 19-vjeçari vjen nga akademia kuqeblu

16:01 : 03/06/2025

EMRI/ Hajduti serial nga Tirana thyen “arrestin në shtëpi”, vjedh një makinë dhe tenton të arratiset

16:00 : 03/06/2025

Mos e zbukuroni Ferrin

15:55 : 03/06/2025

VIDEO/ Ukraina sulmon urën që lidh Krimenë me Rusinë, 1100 ton ekspoziv shpërthejnë nën ujë

15:48 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com