• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çyrbja takonte Hajrin tek varrezat, e ndihmoi kur i arrestuan kunatin: T’i boj nja dy kustume

18:40 : 10/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Durrës Jurgis Çyrbja, takohej me personin në kërkim Altin Hajri tek varrezat e zonës, në një vend që ata e quanin në bisedat e tyre në aplikacionin “Sky” “…ke varrezat, ke mimi…”.

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

Frekuentimi i zonës së varrezave ishte bërë disa herë, pasi zona mund t’i jetë dukur më e sigurt dhe larg syrit të policisë dhe banorëve të zonës.

Në bisedat e zbardhura në “Sky” nga prokurori Adnand Xholi rezulton se Altin Hajrit i është arrestuar në Tiranë kunati i tij, Julian Gjoshi. Dhe për të shpëtuar këtë individ janë impenjuar avokati, Çyrbja dhe një mik i këtij të fundit me emrin “Ols”.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes, sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Lexo edhe:

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

Në dosjen e siguruar nga “Ora News”, del se SPAK, ka analizuar komunikimet në aplikacionin “Sky”, që i përkasin kohës së 17 dhjetorit deri në 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e mëparshme mes funksionarit të PS në Durrës, Jurgis Çyrbja dhe personit në kërkim, Altin Hajri.

Në disa komunikime të zhvilluara në “Sky”, shfaqen kërkesat e personit të shpallur në kërkim nga policia, Altin Hajri, që i ka bërë Çyrbjas, për të ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit të Policisë Shijak, kundrejt premtimit për të paguar dhe shuma monetare, me qëllim lejimin e ndërtimit të një banese nga një familjar i tij, i cili është djali i xhaxhait të Altin Hajrit.

Altin Hajri i shkruan Çyrbes duke i thënë se:

“…Mëngjesi vëlla, Daci jam… Zemra nigjo pak, don me be një shtëpi Shaba im Shijak… e nimojm dot japim naj kafe atij shefit që të filloj punë me shpiat…”.

Ndërkohë në vijim del përmes bisedave se planifikimi i takimeve që do realizoheshin mes të kërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas, në të njëjtin vend, ku ishin takuar dhe më parë në një zonë tek varrezat, që sipas dy bashkëbiseduesve baza është “ke varrezat…ke mimi…”.

“…Ajde aty ke lagjia, ku kena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat…. Ke mimi…”.

Ndërkohë në vijim të bisedave të zhvilluara në “Sky” mes datave 19 janar 2021 deri në 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit në qytetin e Tiranës të kunatit dhe një mikut të bashkëbiseduesit Altin Hajri, të thirrur “Boli”, për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ka rezultuar se në 18 Janar 2021 nga ana e punonjësve të policisë pranë komisariatit Nr.2 në Tiranë janë arrestuar me një pistoletë pa lejë tip “Beretta”, Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij, Edvin Barçi i thirur me nofkën “Boli”.

Sipas Ora News, Julian Gjoshi, rezulton të jetë dënuar në 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjëndje të dehur”.

Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.
Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më tej Altin Hajri vijon t’i shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjithashtu nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas,që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.

“…që ti thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtaritë PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij,Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.
Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.

Gjithashtu veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”.

/Ora News

Etiketa: Altin HajribisedatJurgis Çyrbjatakimvarrezat“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
BOTA

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025
RAJONI

Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë

22:23 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ GJKKO ndan dosjen për Pëllumb Gjokën, gjykim i shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

16:32 : 07/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PS braktiset në Astir, numër i pakët mbështetësish në miting

20:04 : 05/05/2025
RAJONI

Krasniqi i PDK-së e pranon ftesën e Kurtit për takim, por jo LDK-ja

22:48 : 30/04/2025
Para

Arrestohet shefi i Krimit në Madrid, kishte fshehur 21 mln euro cash, i lidhur me një kartel droge

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com