• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

21:05 : 10/11/2024
në BOTA

Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, të dielën.

Në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të rrjetit CBS, zoti Sullivan tha se mesazhi kryesor i Presidentit Biden do të jetë angazhimi për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti Biden, sipas zotit Sullivan, gjithashtu do të bisedojë me Presidentin e zgjedhur Trump për zhvillimet e mundshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Një temë kyçe ka të ngjarë të jetë lufta e Ukrainës me Rusinë, për të cilën Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i jap fund me shpejtësi, megjithëse nuk ka dhënë detaje.

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t’i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainë, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë,” tha zoti Sullivan.

“Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij”, tha zoti Sullivan.

Lexo edhe:

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë t’i shpjegojë zotit Trump sesi e vlerëson situatën dhe të marrë mendimin e zotit Trump si do t’i trajtojë ai këto çështje kur të marrë drejtimin e vendit”, tha këshilltari Sullivan.

Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike që kur Rusia filloi sulmin në shkurt të vitit 2022. Presidenti i zgjedhur Trump i ka kritikuar vazhdimisht këto ndihma.

Ai këmbënguli vitin e kaluar se Presidenti Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur asnjëherë sulmin ndaj Ukrainës nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukrainës mund t’i duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e refuzojnë dhe Presidenti Biden nuk e ka sugjeruar kurrë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, gjithashtu tha se është Hamasi, jo Izraeli, ai që po pengon arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Zoti Sullivan, tha gjatë intervistës në programin “Face the Nation” të rrjetit CBS, se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë lejimin nga Izraeli të dërgimit e ndihmave humanitare në Gazë.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i dërguan muajin e kaluar Izraelit një letër ku i kërkohej lejimi i hyrjes në Gazë i një numri të caktuar kamionësh me ndihma.

Etiketa: BidenPresidentiTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
Para

Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person

TË GJITHA

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën

09:52 : 14/11/2025

Shkaktoi aksidentin ku vdiq i mituri në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq profesorin italian

09:51 : 14/11/2025

21 janari/ A do të paraqitet sot në SPAK, Berisha: Nuk kam marrë ftesë

09:42 : 14/11/2025

Aksion antidrogë në Tiranë, lëshohen 38 masa sigurie

09:34 : 14/11/2025

Furnizonin me kokainë “Alliasin” dhe “Oxhakun”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (EMRAT)

09:31 : 14/11/2025

Automatikë, mitraloz dhe lëndë plasëse, detaje çfarë u gjet në bazën e armatimeve në Nikël

09:25 : 14/11/2025

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

09:16 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com