• Kontakt
Wednesday, June 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori

18:05 : 10/11/2024
në BOTA

2024 duket se do të jetë viti më i ngrohtë dhe viti i parë që temperaturat do të arrijnë në mbi 1.5 gradë Celsius më shumë se gjatë periudhës para-industriale, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike “Copernicus”. Moti u tregua më i ashpër se kurrë, pasi klima më e ngrohtë nxiti modelet ekstreme të motit gjatë gjithë vitit 2024.

Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike “Copernicus” thotë se viti 2024 është “praktikisht e sigurt se do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar” ndonjëherë. Kjo agjenci thotë gjithashtu se do të jetë viti i parë gjatë së cilit temperatura mesatare globale do të arrijë në mbi 1.5 gradë Celsius më shumë se nivelet e periudhës para-industriale.

Ky është kufiri që bota pati shpresuar të mos kalohej, sipas marrëveshjes së klimës të Parisit të vitit 2015 që u hartua për të shmangur efektet më të rënda të ngrohjes.

Ndikimet e një klime më të ngrohtë janë parë në episodet ekstreme të motit të këtij viti.

Puna për kërkimin dhe pastrimin ka vazhduar në Spanjën lindore mbi një javë pasi përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha rrënuan gjithçka dhe shkaktuan të paktën 217 viktima.

Lexo edhe:

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

Shkencëtarët që përpiqen të shpjegojnë atë që ndodhi, shohin dy lidhje të mundshme me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Një shpjegim është se ajri më i ngrohur, mbledh dhe më pas shkarkon më shumë reshje.

Një tjetër shpjegim ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në rrymat e ajrit mbi tokë që lëvizin sistemet e motit në të gjithë globin, duke shkaktuar motin ekstrem.

Shkencëtarët e klimës dhe meteorologët thanë se shkaku i menjëhershëm i përmbytjeve ishte një sistem stuhish me presion më të ulët, i cili u zhvendos për shkak të rrymave të ajrit tepër të paqëndrueshme.

Sistemi thjesht u ndal mbi rajonin dhe shkarkoi reshjet. Kësaj i shtohet edhe temperatura jashtëzakonisht e lartë e Detit Mesdhe.

“Pra, kemi një masë ajri vërtet të ngrohtë pranë sipërfaqes, të prodhuar nga deti i ngrohur Mesdhe. Dhe kemi një masë ajri më të ftohtë në nivelet e sipërme. Pra, kjo do të thotë paqëndrueshmëri. Pra, ajri është i paqëndrueshëm, vërtet i paqëndrueshëm”, shpjegon David Pino, profesor i fizikës në Universitetin Politeknik të Katalonjës.

Bregdeti Mesdhetar i Spanjës është prekur nga stuhitë e vjeshtës që mund të shkaktojnë përmbytje, por ky episod solli përmbytjet më të fuqishme në kujtesën moderne.

Hannah Cloke, profesore e hidrologjisë në Universitetin Reading, thotë se autoritetet ishin të papërgatitura për përmbytjet.

“Është vërtet e vështirë të zgjidhet saktësisht se çfarë i ka shkaktuar këto përmbytje, sepse ka shumë faktorë që kontribuojnë. Po, ka patur vërtet një ngarkesë reshjesh në këtë rajon, sasi vërtet të pazakonta shiu nga ky sistem stuhish. Por në fakt, ka edhe shumë gjëra të tjera që po ndodhin. Jetonin shumë njerëz në vijën e përmbytjeve që po vinin, por paralajmërimet nuk mbërritën tek banorët dhe njerëzit u befasuan nga përmbytjet, ose nuk dinin se çfarë të bënin kur i dëgjuan ato paralajmërime”, thotë profesorja Cloke.

Në fillim të vitit, rajoni spanjoll i Katalonjës pësoi edhe thatësirën më të keqe në histori dhe shpalli gjendjen e emergjencës. Në fillim të shkurtit, alpet italiane ishin pa dëborë dhe patën dimrin më të ngrohtë në historinë e vendit. Ndërsa thatësira kishte përfshirë Afrikën që nga fundi i vitit 2023, pati përmbytje të pazakonta në vende si Arabia Saudite dhe uraganë të fuqishëm dhe të njëpasnjëshëm goditën Shtetet e Bashkuara. Në rang global, janari i vitit 2024 ishte janari më i ngrohtë në histori dhe po kështu pritet të rezultojë i gjithë viti./VOA

Etiketa: 2024historime i nxehtiviti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

08:13 : 18/11/2025
NDRYSHE

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025
BOTA

Dështimet dhe sukseset e diplomacisë, takimet e superfuqive që ndryshuan historinë

14:56 : 10/08/2025
AKTUALITET

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

08:15 : 21/07/2025
AKTUALITET

Turizmi i munguar në Durrës: Si po zbehet pasuria mijëravjeçare

17:41 : 05/07/2025
Para

Netanyahu: Trump miku më i mirë i Izraelit, në 5 ditë kam folur 3 herë në telefon me të

TË GJITHA

Makina përplas motorin në Vlorë, një i plagosur rëndë

17:06 : 10/06/2026

Parlamenti suedez miraton projektligjin që i jep fund qëndrimit të përhershëm për refugjatët

16:55 : 10/06/2026

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafik-ndarësen

16:39 : 10/06/2026

Analiza e Radio France: Protesta kundër projektit të Kushner sfidon klasën politike në Shqipëri

16:29 : 10/06/2026

Këlliçi akuza Ulsi Manjës: Je bërë i njohur për dosje që lidhen me vjedhjen e zgjedhjeve

16:20 : 10/06/2026

Tajvani përgatitet për skenar pushtimi nga Kina

16:09 : 10/06/2026

Lubonja: Ndërkombëtarët nuk duhet të mbyllin sytë ndaj sistemit korruptiv të Ramës

15:50 : 10/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetbetsmovelunabetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişCratosroyalbetjojobethttps://www.letmejizz.coGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel GirişJojobetjojobet girişcasibomjojobet güncel girişJojobet Giriş