• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Resuli: Drejtori i Autoritetit Veterinar është një “kuzhinier”, u shkel VKM-ja

22:23 : 08/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se ka emëruar në krye të Autoritetit Veterinar një drejtor pa diplomë në veterinari, duke shkelur ligjin dhe vendosur në rrezik shëndetin publik.

Sipas Resulit, AKVMB-ja është zhytur në kaos, ndërsa vendimi i fundit shkel kriteret profesionale, duke rrezikuar sigurinë ushqimore dhe duke diskriminuar profesionin e mjekut veterinar.

“Vendimi i fundit i Ministres së Bujqësisë për të emëruar një teknolog ushqimor si Drejtor të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) përbën një shkelje të hapur të VKM-së Nr. 683, datë 2.9.2020. Pika 6 e këtij vendimi, nën seksionin III, specifikon qartë se drejtuesi i këtij autoriteti duhet të ketë arsim të lartë dhe të jetë i diplomuar në mjekësi veterinare, për të garantuar që shëndeti i kafshëve dhe siguria publike të jenë në duart e një eksperti të fushës veterinare”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.

Resuli shton më tej se kemi të bëjmë me një situatë skandaloze, që sipas tij tregon për një qasje të qëllimshme nga ana e Ministrisë për të anashkaluar kriteret profesionale dhe për të ndikuar me klientelizëm në pozicione kyçe.

Këtë çështje, Resuli e komentoi edhe në A2 CNN, ku deklaroi se drejtori i AKVMB-së Ilir Ajdini nuk ka përfunduar studimet për veterinari, por për Bioteknologji Ushqimore ose e thënë ndryshe teknolog usdhqimor. Sipas tij, VKM-ja e thotë qartë që kreu i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë duhet të jetë me diplomë në Mjekësinë Veterinare.

Lexo edhe:

SKANDALI/ Mishi me salmonelë u hodh në treg, Resuli: Institucionet e paafta, fshehën rastin

U emërua në shkelje të ligjit/ Shkarkohet nga detyra kreu i Autoritetit Veterinar, kush e zëvendëson

“Ne në Shqipëri vuajmë nga eksperimentet alla-shqiptarçe. Ne në 2020 krijojmë një institucion që quhet Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe në 2024, para disa ditësh u bënë ndryshimet ligjore që ky Autoritet u shkri përsëri. Puna veterinare është e mbivendosur, ose ndërhyrje mbi kompetenca, ku një veteriner shtetëror kryen proces veterinar në sektorin privat, pra konflikt i hapur i interesit. Sot po e them pak në gjuhë popullore shërbimin veterinar e drejton një kuzhinier. Pra sot Drejtori i Autoriteti Kombëtar të Veterinarisë është me diplomë Bioteknologji Ushqimore, e thënë në gjuhë popullore është një kuzhinier, një teknolog ushqimor. Ndërkohë, VKM-ja për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni e thotë qartë që duhet të jetë me diplomë në Mjekësinë Veterinare. Pra ne kemi shkelje haptazi të ;ligjeve dhe arrijmë në këto pikat e alarmit ku rrezikojmë shëndetin e konsumatorëve”, tha Resuli

Ai kërkon që rasti i emërimit të Ilir Ajdinit, të trajtohet nga organet ligjzbatuese dhe nga SPAK për hetimin e shkeljeve ligjore.

“Në emër të shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore, kërkojmë që ky vendim të rishikohet menjëherë, duke vendosur standarde të qarta për përmbushjen e kritereve ligjore në emërimet e institucioneve kritike si AKVMB”, shprehet Resuli.

Etiketa: Autoriteti Kombëtar i VeterinarisëErvin ResuliIlir Ajdini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKANDALI/ Mishi me salmonelë u hodh në treg, Resuli: Institucionet e paafta, fshehën rastin

17:21 : 28/03/2025
AKTUALITET

U emërua në shkelje të ligjit/ Shkarkohet nga detyra kreu i Autoritetit Veterinar, kush e zëvendëson

16:52 : 07/03/2025
AKTUALITET

Murtaja afrikane te derrat, ekspertët: Ka kohë në vendin tonë, masat të vonuara

09:21 : 29/12/2024
AKTUALITET

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

14:23 : 25/12/2024
AKTUALITET

Mandarinat me pesticide, eksperti Resuli: Tregon dështim të sistemit të kontrollit të ushqimeve

19:55 : 19/12/2024
AKTUALITET

“Të përfshirë zyrtarë të lartë”/ Denoncimi: Kontrabanda e lopëve me brucelozë po bën kërdinë! Pse heshtet?

19:48 : 27/06/2024
Para

Hajdaraj i Lushnjës pa rrugë, banorët: Na lanë pa nuse, asnjë vajzë nuk vjen në fshat

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com