• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

NATO paralajmëron për kërcënim më të gjerë nga bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit

22:27 : 07/11/2024
në BOTA

Shefi i NATO-s Mark Rutte tha të enjten se bashkëpunimi ushtarak i Koresë së Veriut me Rusinë kundër Ukrainës është një kërcënim që shtrihet përtej Evropës dhe duhet të trajtohet në mënyrë kolektive.

“Ky rol i Koresë së Veriut në thelb është një shembull se si Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani bashkëpunojnë mes tyre. Ky është gjithnjë e më shumë një kërcënim, jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për Shtetet e Bashkuara, sepse Rusia po furnizon Korenë e Veriut me teknologjinë më të fundit ushtarake në këmbim të ndihmës së Phenianit në luftën kundër Ukrainës”, u tha zoti Rutte gazetarëve përpara takimit me udhëheqësit evropianë në Budapest.

Mark Rutte
Mark Rutte

Sekretari Rutte tha se nëse Rusia do të ketë sukses në Ukrainë, ajo do të bëhet më e guximshme dhe e pajisur më mirë, duke paraqitur një kërcënim më të madh në kufirin e NATO-s dhe për Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi i NATO-s tha se mezi pret të diskutojë me anëtarët e administratës së re të zotit Trump mbi mënyrën “kolektive të përballjes me kërcënimet dhe ruajtjen e sigurisë në pjesën tonë të botës”.

Lexo edhe:

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Europa, në luftë për katër vite? Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol tha në një konferencë për shtypin të enjten në Seul se qeveria e tij do të “modifikojë gradualisht strategjinë tonë të mbështetjes në faza” në varësi të nivelit të përfshirjes së Koresë së Veriut në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo do të thotë se ne nuk po përjashtojmë mundësinë e ofrimit të armëve”, tha zoti Yoon.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe ata të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Koreja e Veriut ka dislokuar më shumë se 10,000 trupa në rajonin e Kurskut në Rusi.

Të mërkurën, ministrat e jashtëm të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës, së bashku me Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur “shqetësimet serioze” mbi “mbështetjen e drejtpërdrejtë të Koresë së Veriut për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

“Ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, duke përfshirë eksportin e armëve nga Koreja e Veruit dhe prokurimin e paligjshëm të raketave balistike nga Pheniani në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe përdorimin e këtyre raketave dhe municioneve nga Rusia kundër Ukrainës”, thanë ministrat, duke paralajmëruar se kjo mund të zgjerojë në mënyrë të rrezikshme konfliktin, që mund të ketë pasoja serioze për Evropën dhe sigurinë në rajonin e Indo-Paqësorit.

Ata shprehën gjithashtu shqetësim serioz për transferimin e mundshëm të teknologjisë bërthamore apo raketore nga Rusia në Korenë e Veriut.

Sulmet me dronë

Zyrtarët ukrainas njoftuan për dëme ndaj ndërtesave të banimit të enjten nga sulmet ruse me dronë.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha përmes një postimi në rrjetin social Telegram se sulmi rus dëmtoi shtëpi dhe ndërtesa banimi në pesë lagje të kryeqytetit ukrainas.

Serhii Popko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dhjetëra dronë mbi rajonin e Kievit dhe se dy persona u plagosën nga këto sulme.

Në rajonin e Odesës në Ukrainën jugore, guvernatori Oleh Kiper tha të enjten se rënia e mbetjeve të dronëve të rrëzuar dëmtoi disa ndërtesa dhe plagosi një person.

Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovskut, njoftoi përmes një postimi në Telegram se nga sulmet ruse me dronë u dëmtuan pesë shtëpi gjatë natës, por nuk pati asnjë të plagosur.

Zyrtarët në Çerkasi, Kherson dhe Mikolaiv thanë gjithashtu të enjten se mbrojtja ajrore rrëzoi dronët rusë në rajonet e tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shkatërroi dy dronë ukrainas mbi Voronezh, ku zyrtarët thanë se nuk pati njoftime për dëme materiale apo viktima./VOA

Etiketa: MoskanatoPhenian

Lajme të lidhura

BOTA

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

08:36 : 04/06/2025
BOTA

Europa, në luftë për katër vite? Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n

09:04 : 02/06/2025
BOTA

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

17:43 : 31/05/2025
RAJONI

Defender Europë 2025/ Presidentja Osmani: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

21:01 : 29/05/2025
BOTA

NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

08:45 : 29/05/2025
BOTA

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

14:59 : 25/05/2025
Para

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com