• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bulqiza me skuadër amatore dhe pa stadium, por Bashkia shpenzon qindra miliona lekë

20:56 : 06/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SPORT

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi abuzimet me administrimin e ekipit të futbollit të qytetit të Bulqizës, ekip i themeluar në vitin 2020, por pa stadium dhe me skuadër amatore.

Katër vitet e fundit janë akorduar qindra miliona lekë, shtetërore dhe donacione, për ndërtimin e një stadiumi, por fusha nuk ka përfunduar ende. Madje, vit pas viti hidhen të tjera para’ buxhetore për rrethime dhe rikonstruksione. Para të shkuara të gjitha dëm, pasi përgjatë këtyre viteve ekipi nuk ka luajtur asnjëherë në Bulqizë, por në Tiranë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare erdhën disa foto të gjendjes së fushës së futbollit. Kjo fushë u inaugurua në vitin 2021, me financim nga Bashkia e Bulqizës dhe disa donacioneve. Në atë kohë, Federata Shqiptare e Futbollit tha se “tashmë ekipi i Bulqizës, që militon në kategoritë inferiore, do t’i luajë ndeshjet në qytet”. Por, nga konstatimi i Fiks Fare rezultoi se gjendja e fushës lë shumë për të dëshiruar, rrethimi është shkatërruar. S’ka porta, madje as rrugë për të shkuar te ajo fushë.

Në atë kohë, u shpenzuan rreth 22 milionë lekë të rinj vetëm për fushën sportive, para’ të cilat kanë shkuar dëm! Projekti nisi në vitin 2018 dhe u finalizua, sipas njoftimit të FSHF-së, në vitin 2021. Në këtë njoftim shkruhet se “qeveria e futbollit shqiptar ka përfunduar me sukses fushën e futbollit dhe së shpejti pritet të merret në dorëzim nga Bashkia e Bulqizës, e cila do të garantojë aksesin e rrugëve lidhëse, aksesorët dhe sistemimin e dhomave të zhveshjes”. Pas këtij njoftimi, fusha e futbollit nuk u mor në dorëzim nga bashkia, por u la në mëshirë të fatit!

Në vitin 2022, Bashkia e Qytetit hapi një tender me objekt “rikonstruksion fusha e Futbollit (rrethim + dhoma zhveshje). Tenderi kishte një vlerë rreth 9 milionë lekë. Kjo procedurë u auditua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku në raportin e vitit 2024 shkruhet se nuk u zbatuan aktet ligjore. Dosja e prokurimit nuk është dorëzuar në arkivë, nuk është e inventarizuar. Urdhri i prokurimit është i vulosur nga Dega e Thesarit, por është pa shkresë përcjellëse, pa nënshkrim dhe pa datë. Në dosjen e prokurimit nuk disponohet mënyra e përfitimit të këtij projekti, detyra e projektimit dhe Oponenca Teknike.

Lexo edhe:

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Projekti Tid/ Qeveria tallet me qytetarët durrsakë, Bashkia ia hedh fajin Ministrisë

Të gjitha investimet, nga viti 2021 deri në 2024, nuk kanë qenë efektive. Fiks Fare ka siguruar dokumentet e një tenderi të ri që ka hapur Bashkia e Bulqizës, me vlerë rreth 9 milionë lekë. Me këto para’ do të bëhet rrethimi i fushës dhe do të rikonstruktohen edhe ambientet e ndërrimit. Në dokumentet shoqëruese shkruhet se do të bëhen disa shkallare, rrethimi i plotë dhe rregullimi i ambienteve të ndërrimit. “Fusha e futbollit të Bulqizës aktualisht ka një rrethim të realizuar shumë vite më parë. Me kalimin e kohës rrethimi është i dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme, rrejta e telit është e çarë ose hequr fare dhe ko gradualisht ka sjellë edhe dëme të ndryshme në brendësi të fushës. përveç rrethimit të jashtëm, është e nevojshme të realizohet edhe pjesërisht rrethim i brendshëm për zonën e tribunës, i cili aktualisht mungon” shkruhet në këto dokumente. Por, a nuk u hodhën 22 milionë për fushën, 8.4 milionë për rrethimin dhe godinën, sërish do të hidhen para?

Por, këto para s‘kanë qenë të vetmet! Sport Klub Bulqiza është themeluar në vitin 2020 dhe është në pronësi 100 % nga bashkia. Në pasqyrat financiare, klubi del me “0 lekë fitim”. Ndërkohë, që prej themelimit në vitin 2020 ky ekip ka marrë 35.3 milionë lekë financim nga buxheti i bashkisë. Në vitin 2023, janë transferuar në llogaritë bankare të Bulqizës 9 milionë lekë, ndërkohë në vitin 2024 klubi i futbollit ka kërkuar 13.5 milionë lekë. Me këto para’ të shpenzuara, SK Bulqiza i ngjason “Realit të Madridit”!

Grupi i Fiks Fare shkoi në fushën sportive, ku ambientet e brendshme kanë filluar të restaurohen. Roja i fushës thotë se kanë ardhur disa punëtorë dhe kanë bërë rregullime. Fiksi e pyeti nëse këta punëtorë janë të bashkisë apo privatë, teksa au u përgjigj se “janë privatë dhe realizuan rregullime në dhomat e zhveshjeve”.

Por, tenderi i hapur nga Bashkia e Bulqizës kishte si datë hapje ofertash 4 nëntorin, teksa këta punëtorë kishin shkuar para kësaj date. A të jetë e paracaktuar procedura?! Grupi i Fiks Fare shkoi në Bashkinë Bulqizë, ku kërkoi të takonte administratorin e SK Bulqizës, Fatri Puca. Për çudi, Fatriu nuk ndodhej në zyrë dhe asnjë punonjës s’kishte numrin e tij. Fiksi bën një kërkesë për informacion në këtë bashki, e cila na kthen përgjigje se në vitin 2018 filloi bashkëpunimi mes bashkisë dhe disa donatorëve. Federata Shqiptare e Futbollit kontribuoi në masën 8 milionë lekë, bashkia në masën 10 milionë lekë dhe pjesa tjetër donacion.

“Shuma totale prej 22 milionë lekësh e grumbulluar nga ky bashkëfinancim i është kaluar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe koordinimin e investimet i ka bërë FSHF-ja si autoriteti më i lartë i futbollit në Shqipëri. Ndërtimi i fushës së sportit ka përfunduar dhe nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia Bulqizë” shkruan Bashkia e Bulqizës. Sipas saj, ekipi Sport Klub Bulqizë në kategorinë që aderon është një kategori që bëhet me grumbullim dhe ndeshjet zyrtare zhvillohen në fushat e Kamzës, të cilat janë në pronësi të FSHF-së. Pagesa monetare për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare në fushën e Kamzës është 150 mijë lekë në sezonin futbollistik, kurse momentalisht për seancat përgatitore nuk paguhet.

Sipas saj, bashkia ka hapur tenderi për rrethimin e fushës me një kohëzgjatje punimesh 28 ditë dhe procedura ka si datë hapje 4 nëntor 2024. “Si fillim do bëhet vlerësimi i procedurës, pastaj do të fillohet me hapat drejt lidhjes së kontratës nëqoftëse operatorët ekonomik do të plotësojnë kriteret e vendosura” shkruan ajo.

Fiksi i kërkoi informacion se përse punimet kanë filluar ende pa u shpallur tenderi! “Asnjë punim nuk ka filluar, sepse procedura e prokurimit nuk ka përfunduar” shkruan bashkua. Por, nga ajo që konstatoi Fiksi dhe bisedoi me rojën, disa punëtorë të një firme kishin shkuar para datës 4 nëntor dhe kishin realizuar disa punime. Për këto punime, Bashkia nuk shkruan asnjë rresht, as nëse janë parashikuar në tenderin aktual, as nëse ka qenë tender i mëparshëm.

Etiketa: amatoreBashkiabulqizaekipmiliona lekeskuadërstadium

Lajme të lidhura

SPORT

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

21:58 : 03/06/2026
AKTUALITET

Projekti Tid/ Qeveria tallet me qytetarët durrsakë, Bashkia ia hedh fajin Ministrisë

15:18 : 13/05/2026
AKTUALITET

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH

11:19 : 28/04/2026
KRONIKE

Sherr në stadiumin e Ballshit, shoqërohet në polici ish-lojtari i Partizanit

16:55 : 12/04/2026
AKTUALITET

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

09:36 : 17/02/2026
AKTUALITET

Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët në Vlorë protestë para bashkisë

20:04 : 26/01/2026
Para

Kamala Harris e uroi për fitoren, zyra elektorale e Donald Trump zbardh bisedën

TË GJITHA

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom