• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prindi denoncon mësuesen në Tiranë: Më bullizon djalin, ka ankth dhe nuk do të shkojë në shkollë

21:05 : 05/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiksi trajtoi këtë mbrëmje ankesën e një prindi  në lidhje me fëmijën e tij që bullizohej nga mësuesja e italishtes. Fëmija është në klasë të 6-të në shkollën “Osman Mydezini” në kryeqytet.

Nëna e nxënësit tregon se fëmija i saj ka ankth sa herë ka italisht në shkollë dhe kjo vjen si rezultat i mësueses që e jep këtë lendë. Gjithçka sipas prindit ka filluar kur mësuesja Marsela Dina e ka dëgjuar njëherë denoncuesin ku i thoshte në oborr të shkollës djalit të saj të ndërronte bluzen.

“Këtë situatë ajo ia ka përmendur po atë dite në mësim djalit duke i thënë para klasës se  nuk ke si mëson me atë mama që ke ti” shpjegon denoncuesja.   Një ditë më vonë ajo pohon se mësuesja i ka grisur djalit të saj fletoren e detyrave po në mes të klasës. ” Këto situata kanë ndikuar tek djali dhe sa herë ai ka italisht nuk do të shkojë në shkollë duke gjetur në mengjes 1001 arsye” pohon prindi.

Por kjo nuk është e para ankesë për këtë mësuese. Fiksi zbulon se edhe prindër të tjerë e kanë ngritur si shqetësim mënyrën e sjelljes së mësueses Marsela Dina. Madje ata kanë bërë ankesë  për të edhe në zyrën e Bashkëqeverisjes për dhunën psikologjike që kjo mësuese ushtron tek nxënësit. Në ankesa ata kanë rënditur edhe injorimin që mësuesja u ka bërë kur është mbledhur Këshilli i Etikës dhe Komisioni i Disiplinës  duke injoruar dhe moszbatuar të drejtat dhe detyrimet e përcaktuar nga ligji për Arsimin Parauniversitar. Ankesa mbyllet me fjalinë “Dhuna psikologjike dhe presioni që mësuesja  ushtron ndaj fëmijëve duhet të ketë ZERO tolerancë dhe shpresojmë shumë në reagimin tuaj”.

Gjithashtu prindërit kanë depozituar ankesë edhe në ZVA.  Vetë shkolla ka marrë edhe masa ku një nga vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës  është ” paralajmërim për largim nga puna”.

Lexo edhe:

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

Edhe në takimin që denoncuesja bëri me psikologen e shkollës , kjo e fundit pranon se mësusja është problematike. Djali i saj sipas psikologes së shkollës nuk është i vetmi nxënës që ka hasur dhunën psikologjike të mësueses. Madje ka nga ata fëmijë të cilët për shkak të saj janë larguar nga shkolla. Prindi ka takuar dhe mësuesen kujdestare për këtë problem, por kjo e fundit nuk pranon të merret me mësuesen e italishtes. Gjatë këtij takimi pjesë bëhet edhe mësuesja e italishtes Marsela Dina e cila mohon t’i ketë përmënd të ëmën nxënësit, por pranon që i ka grisur fletoren.  Arsyen se pse ia ka grisur nuk pranon ta japi, duke ikur dhe lënë prindin pa përgjigje.

Pas kësaj gazetarët e Fiksit u drejtuan vetë për në shkollën 9 vjeçare “Osman Mydezini” ku fillimisht takojnë psikologen e shkollës. Ajo u shpjegon se mësuesja ka shfaqur gjithmonë probleme me fëmijët dhe jo vetëm. Psikologia shpjegon se mësuesja nuk ka gjetur mënyrën e bashkëpunimit as me kolegët e saj. Madje ajo vetë e ka referuar disa herë  dhe Komisioni i Etikës dhe Disiplinës kanë marrë dhe masa. Plus po nga ana e shkollës është vënë në dijeni për rastin edhe ZVA-ja si dhe Ministria e Arsimit, por edhe pse është thirrur dhe këshilluar, vazhdojnë të njëjtat probleme shprehet psikologia për Fiksin.

Fiksi kërkon të takojë edhe mësuesen e italishtes Marsela Dina ku e presin për më shumë se 4 orë, pasi mësuesja kishte me vete fëmijën e saj.  Ajo u kërkon gazetarëve që intervistën ta zhvillonin në shtëpinë e saj pasi aty kishte edhe të dosjet  me vendimet që ishin marrë.  Pasi sipas mësueses Dina ajo ka një vendim që është e diskriminuar nga kolegët dhe drejtoresha, vendim i marrë nga Komisioni Diskriminimit. Mësuesja Marsela Dina shprehet se mësimin e ka zhvilluar brenda rregullave dhe se fëmijës nuk i ka grisur gjithë fletoren, por vetëm faqet ku nxënësi ka shkruar për lëndët e  tjera tek fletorja e italishtes. Mësuesja mohon të ketë probleme me nxënësit, por nuk mohon që ka probleme më kolegët. Kjo sipas saj ka nisur para 4 vitesh kur ka kërkuar të japë mësim vetëm 4 orët e para, pasi i vjen në ndihmë fëmijës së saj më aftësi të kufizuara. ” Për kolegët  çështja e orarit  nuk është parë me sy të mirë  dhe nxjerrin këto arsye, por me fëmijët nuk kam pasur probleme” shprehet mësuesja Dina.

Fiksi pa edhe vendimin e Komisionit të Diskriminimit , ku thuhet se nuk ka diskriminim për këtë mësuese dhe i rekomandon shkollës disa masa me qëllim parandalimin e çdo sjelljeje që e nxit atë. Në pikën 1 dhe 4 të këtij vendimi rrëzohen poshtë pretendimet e mësueses për diskriminim./TCH

Etiketa: bullizimmesuesenxenesshkolle

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

08:10 : 30/07/2025
AKTUALITET

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

13:22 : 06/07/2025
AKTUALITET

Oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para ngjarjes tragjike

15:29 : 03/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025
AKTUALITET

Paradoksi i Ministrisë së Arsimit: Shkolla dhe nxënës po, mësues jo!

20:16 : 24/06/2025
AKTUALITET

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025
Para

Arrestohet një person në Kapitol, lëvizte me armë zjarri dhe vinte era benzinë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com