• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“E pakuptimtë nga FSHF”/ Dënimi për mbylljen e stadiumit, reagon klubi i Tiranës

21:49 : 02/11/2024
në SPORT

Një ditë pasi Komisioni i Disisplinës vendosi të dënonte Tiranën me luajtjen deri në fund të sezonit të ndeshjeve pa tifozë, klubi bardheblu ka dalë me një reagim zyrtar, nëpërmjet të cilit bëri të ditur se do të apelonte vendimin.

Bardheblutë insistojnë se dënimi ka qenë shumë i ashpër dhe kolektiv, duke e cilësuar si një gabim individual të tifozëve të saj atë të hedhjes së fishekzjarrëve në ndeshjen ndaj Vllaznisë, që çuan në lëndimin e futbollistëve të klubit shkodran.

Klubi më i titullar në vend i ka kërkuar Federatës të rishikojë vendimin për klubin ndërsa është distancuar nga aktet e dhunës.

REAGIM ZYRTAR

Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplinës ditën e djeshme, e cila dënon klubin dhe gjithë dashamirësit e futbollit për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, pas incidentit te ndodhur në ndeshjen KF TIRANA- FK VLLAZNIA, se klubi e apelon ketë vendim.

Lexo edhe:

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

E pakuptimtë nga FSHF të dënoje një qytet të tërë për një ngjarje të zbardhur nga policia e shtetit dhe organet kompetentë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Klubi i futbollit Tirana gjithmonë është distancuar nga aktet e dhunës dhe nga çdo sjellje apo ngjarje e cila cenon lojën e luajtur fair play. Kjo qëndresë ndaj sjelljeve të papërshtatshme është reflektuar nga masat e marra nga klubi të cilat janë gjithmonë rigoroze për mbarëvajtjen normale të një ndeshje futbolli. Episodi i ndodhur u lokalizua dhe u zbardh menjëherë nga kompania security e kontraktuar, dhe më pas nga autoritetet policore e cila ka dalë dhe me deklaratë zyrtare nga ana e saj.

Ngjarje te tilla të dënueshme nga individë të caktuar mund te ndodhin në çdo ndeshje të mundshme, përfshi dhe ato të ndeshjeve Ndërkombëtare, por nuk e konsiderojmë të drejtë dënimin e një komuniteti të gjerë ku përfaqësohet nga mijëra qytetarë, duke i privuar gjithë sezonin për te ndjekur nga afër skuadrën e tyre.

Ne besojmë se ky akt, që nuk është as i pari, as i fundit e as më i rëndi në stadiumet tona nuk mund të penalizojë një qytet të tërë.

Një veprim i papërgjegjshëm si pasojë e një gjesti individual të pamenduar nuk mund të hedhë poshtë me një të rënë të lapsit qindra e mijëra qytetarë tiranas e jo vetëm, që i japin jetë çdo javë stadiumeve shqiptare.

Si mund ta hedhë poshtë një kapsollë gjithë punën e bërë nga klubi ynë për vite me rradhë pikërisht për të sjellë në stadium vajza, djem e çdo moshë?!

Ne i kërkojmë FSHF-së që të rimendojë qëndrimin e saj në respekt të mijëra tifozëve të përkushtuar që meritojnë të jenë pranë ekipit të cilit i kushtojnë një pjesë të jetës së tyre. Këta tifozë nuk përfaqësohen nga një veprim i nxituar dhe 1 kapsollë. Ata janë publiku që gjallon sportin tonë. Janë publiku që ëndërrojnë të mrekullojnë qindra fëmijë e të rinj që stërviten për t’u bërë futbollistë. Janë po ata që mbushin stadiumin e sheshet sa herë luan kombëtarja.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, pasi besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite, dhe si një e mirë publike, të gjithë duhet t’i kthejnë sytë nga sporti jo t’i largojmë ato.

Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e Federatës për një reflektim rreth këtij vendimi I cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e të ardhmes së sportit në Shqipëri.

Kemi heshtur gjithmonë përpara fakteve të cilat kanë arritur të provokojnë në limite tifozerinë e klubit tonë, një tifozeri e cila ka qenë shembull i qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë; kjo pasi gjithmonë kemi zgjedhur të mirën e përgjithshme të zhvillimit të sportit në vend. Ne si klub gjithmonë kemi kuptuar se futbolli luhet për tifozët dhe kurrë nuk kemi dashur te privojmë asnjë tifozeri te jetojë çdo ditë me skuadrën e tyre respektive.

KF Tirana funksionon si një familje me komunitetin e saj dhe asnjëherë nuk harron se veprimet e klubit peshojnë në mijëra zemra që mbushin shkallët e stadiumit. Nuk mund të lejojmë që fryma me të cilën tifozët bërtasin çdo vit të vidhet dhe injorohet, por t’i japim kuptim zërit të tyre dhe t’i kuptojmë, dëgjojmë e mirëpresim, pa u treguar indiferent.

Etiketa: FSHFKF tiranastadiumitifoze

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
Para

Panele diellore në çdo shtëpi, detyrim për çdo banesë të re nga 2026

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com