Jo vetëm Rama por edhe pushteti lokal ka lënë në ‘mëshirë të fatit’ shqiptarët në çdo cep të qyteteve që drejtohen nga socialistët.
Vetëm një muaj më parë përmbytjet i nxorën “makijazhin” Vlorës që propagandohet nga socialistët si qyteti ku kanë investuar miliona euro por në realitet është thjesht fasadë për të “gllabëruar” thasë me para nga tenderat korruptivë. Qyteti i njohur si bastion i socialistëve, u braktis nga pushtetarët në javën më të vështirë ku rrugët e “rilindjes urbane” u kthyen në “lumenj” duke rrëmbyer dhe shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.
Pushteti lokal i Vlorës duhet të ishte në krye të detyrës por për ironi të fatit socialistët e kanë mendjen të dëfrehen ose në rastin më të zakonshëm të “peshkojnë” ndonjë aferë të mundshme korruptive. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku thuhet se nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës, Irena Toshkjallari shfaqet duke bërë një kërcim sensual në klubet e natës.
Irena Toshkjallari shihet duke festuar në klubet e natës të Kinës me këngë shqiptare, video e cila ende nuk është konfirmuar por dyshohet se është regjistruar në të njëjtën javë kur ndodhën përmbytjet e tmerrshme në Vlorë ku shiu i rrëmbyeshëm shkatërroi pronat, biznesin dhe gjithçka që ndodhej në banesat e tyre.
Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës së bashku me kolegët e saj të “Rilindjes” duhet të gjendeshe në krah të qytetarëve por në realitet ndodhi e kundërta. Siç mund ta shihni në video, Toshkjallari shfaqet duke bërë një kërcim të veçantë “twerk”, të denjë për një “striptiste” profesioniste.
Toshkallari shfaq pasionin e saj të veçantë për të kërcyer, ndërsa në krahun tjetër qytetarët “luftonin” me ujin dhe përmbytjet.