• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Becchetti një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e Brukselit rrëzon qeverinë “Rama”

12:53 : 01/11/2024
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI, POLITIKE

Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare.

“Syri” ka mësuar se Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol.

Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur për llogari të Albcontrol”.

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, ky vendim mund t’i hapë rrugë një penalizimi tjetër të rëndë të qeverisë shqiptare për shkak të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë konsideruar një persekutim të dytë faktin që qeveria shqiptare ka refuzuar të zbatojë vendimin e Arbitrazhit, duke i krijuar premisat për të ndjekur një tjetër çështje civile, e cila, me shumë mundësi, do t’i kushtojë akoma më shtrenjtë Shqipërisë.

Historia e përplasjes mes Francesco Becchettit dhe Edi Ramës ka nisur menjëherë sapo qeveria socialiste mori pushtetin në vitin 2013. Në atë kohë, Rama e bashkëpunëtori i tij i ngushtë, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, nuk pëlqenin vijën editoriale të televizionit “Agon Channel”, në pronësi të Beketit.

Qeveria nisi një seri sulmesh ndaj bizneseve të Becchettit, të cilat kulmuan me lëshimin e masave të arrestit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, në vitin 2015. Masat e arrestit nuk u ekzekutuan dhe Francesco Becchetti arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të provuar se ai ishte i persekutuar politik në Shqipëri. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi Francesco Becchettin nga lista e të kërkuarve.

Sipërmarrësi italian e ndoqi rastin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore. Kjo e fundit, në prill të vitit 2019, vendosi në unanimitet se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj biznesmenit italian dhe gjobiti qeverinë shqiptare me 110 milionë euro.

Ky vendim u konfirmua në prill të vitit 2021, kur një komision i posaçëm i Arbitrazhit rrëzoi kërkesën e qeverisë së Edi Ramës për anulimin e vendimit të mëparshëm. Në mars 2023, Gjykata e Arbitrazhit refuzoi përfundimisht kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikimin e vendimit.

Vendimi ishte i zbatueshëm drejtpërdrejt, por Rama nuk pranoi ta ekzekutojë. Në këto kushte, Becchetti kërkoi nga gjykata në Bruksel që të bllokonte llogaritë e Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që kompanitë ajrore ndërkombëtare paguajnë për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare./Syri

Etiketa: Agon ChannelarbitrazhBrukselFrancesco Becchettigjykatamiliona euro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

21:43 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025
BOTA

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
Para

Luan Baçi pas daljes nga SPAK: Kanë dëshirë t'i thërrasin deputetët e PD për kallëzime qesharake

TË GJITHA

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com