• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhemal Qefalia paraqitet në SPAK, do të merret në pyetje për dosjen e “21 Janarit”

09:58 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

I pyetur nga gazetarët para se të futej në SPAK, mbi arsyen e thirrjes, Qefalia deklaroi se “është në Prokurorinë e Posaçme si person që ka dijeni për hetimet”, por pa përcaktuar se për çfarë hetimesh bëhet fjalë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me hetimet për dosjen e “21 Janarit”, si një prej organizatorëve të asaj demonstratë, ku mbetën 4 persona të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

Ky procedim penal është regjistruar nga SPAK në zbatim të vendimit të Kolegjit të Gjykatës së Lartë më 12 Mars, e cila vendosi që çështja të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pas kallëzimit të Rajmona Nikës, e veja e Aleks Nikës. Gjykata e Lartë detyroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për “21 Janarin” dhe të hetojë kallëzimin penal të bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte shpallur disa herë moskompetencë për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, jo vetëm për padinë e familjarëve të viktimave, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Etiketa: 21 janaridosjeORGANIZATORspakXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

15:14 : 21/10/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli i dyshuari kryesor, SPAK drejt tërheqjes së dosjes për zhdukjen e Vis Martinajt

10:33 : 21/10/2025
AKTUALITET

I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

09:17 : 21/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
Para

Paraqitet në SPAK deputetja Elda Hoti

TË GJITHA

“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”/ Ish prokurori Beçi: Motorin e ka ekzekutivi

21:38 : 21/10/2025

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

20:48 : 21/10/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com