• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A do të kërkojë negociata me Izraelin lideri i ri i Hezbollahut?

15:27 : 30/10/2024
në BOTA

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, e emëroi më 28 tetor Naim Qassemin si sekretar të Përgjithshëm, duke e zgjedhur atë nga një grup i vogël kandidatësh.

Qassem, i cili kishte shërbyer si zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, e pason liderin e kamotshëm Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm i madh ajror izraelit më 27 shtator.

Edhe pasuesi i pritur i Nasrallahut, Hashem Safieddine, u vra nga Izraeli një javë më vonë, duke mos i lënë grupit zgjidhje tjetër pos ta emërojë Qassemin.

Hezbollahu – i cili e ka edhe një parti politike që përfaqësohet në Parlamentin e Libanit – cilësohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

Qassemi shpesh vlerësohet se i ka udhëhequr përpjekjet e Hezbollahut për t’u shndërruar nga thjesht një grup i armatosur militant në një forcë politike mbizotëruese në Liban, pasi ai i ka përqendruar shkrimet e tij kryesisht në themelet ideologjike dhe fetare të grupit e jo në strategjinë ushtarake.

Emërimi i një figure politike me përvojë mund të sugjerojë se Hezbollahu po përgatitet për bisedime me Izraelin për t’i dhënë fund konfliktit të tanishëm, edhe pse Izraeli nuk ka treguar ndonjë shenjë se dëshiron të takohet.

Ashtu si paraardhësi i tij, Qassem (majtas) ka lidhje të ngushta me Iranin dhe për herë të fundit e vizitoi Teheranin në korrik. Ai është parë këtu duke u takuar me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Ashtu si paraardhësi i tij, Qassem (majtas) ka lidhje të ngushta me Iranin dhe për herë të fundit e vizitoi Teheranin në korrik. Ai është parë këtu duke u takuar me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

I lindur më 1953 në qytetin Kfar Fila në jug të Libanit, Qassem iu bashkua Hezbollahut në vitet e para të themelimit të grupit në vitet ’80. Megjithëse nuk është anëtar themelues, ai u ngrit shpejt në radhët e grupit dhe u emërua zëvendës i sekretarit Abbas al-Musawi, i cili ishte shef i atëhershëm i Hezbollahut dhe njëri nga themeluesit.

Pas vdekjes së Musawit në një operacion izraelit një vit pas emërimit të tij, Nasrallahu u zgjodh udhëheqës i ri i Hezbollahut dhe Qassem e ruajti pozitën e tij.

Sikurse Nasrallahu, edhe Qassemi ka lidhje shumë të ngushta me Teheranin. Për dallim nga paraardhësi i tij, megjithatë, udhëtimet e tij në Iran nuk kanë qenë të fshehta. Ai është fotografuar shpesh me zyrtarë iranianë dhe udhëtoi për në Teheran në korrik për të marrë pjesë në përurimin e presidentit Masud Pezeshkian.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Qassemin “terrorist të veçantë global” në vitin 2018 dhe më pas vendosën sanksione ndaj tij si pjesë e një lufte më të gjerë ndaj rrjetit financiar të Hezbollahut.

Duke udhëhequr përpjekjet politike të grupit, Qassem ka qenë i angazhuar në organizimin e fushatave politike të Hezbollahut prej kur grupi filloi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin 1992.

Qassem ka qenë i rëndësishëm në formësimin e qëndrimit ideologjik dhe fetar të Hezbollahut, shpesh duke shkruar për themelet politike dhe fetare të grupit. Ai botoi një libër në vitin 2005 me titullin “Hezbollahu: Historia nga brenda”, i cili synonte të ofronte një vështrim të brendshëm mbi themelimin e grupit dhe qëllimet e tij, duke përfshirë luftën kundër Izraelit.

Hezbollahu ka pësuar goditje të rënda në muajt e fundit, pasi Izraeli po vazhdon t’i rrënojë kapacitetet e tij ushtarake dhe t’i eliminojë udhëheqësit e tij. Qassem është praktikisht figura e vetme e njohur e Hezbollahut përtej kufijve të Libanit.

Derisa Këshilli Vendimmarrës Shuras i Hezbollahut nuk kishte shumë zgjedhje për ta emëruar pasuesin e Nasrallahut, emërimi i Qassemit mund të sinjalizojë gjithashtu gatishmërinë e grupit për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka sugjeruar se Izraeli do të kërkojë ta eliminojë shefin e ri të Hezbollahut, Naim Qassem.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka sugjeruar se Izraeli do të kërkojë ta eliminojë shefin e ri të Hezbollahut, Naim Qassem.

“Duke mos zgjedhur një figurë ushtarake, por duke përzgjedhur Naim Qassemin, Irani dhe Hezbollahu po përgatiten për përfundimin e luftës së tanishme me Izraelin”, shkroi në X Lina Khatib, drejtoreshë e Institutit të Lindjes së Mesme në Shkollën për Studime Orientale dhe Afrikane të Londrës.

“Hezbollahut i duhet një ndërmjetës politik me përvojë në krye për ta përgatitur terrenin për negociata politike me kundërshtarët e tij”, shtoi ajo.

Por, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e përjashtoi shpejt mundësinë e diplomacisë me grupin e mbështetur nga Irani, duke shkruar në X për emërimin e Qassemit: “Emërim i përkohshëm. S’do të zgjasë”./REL

Etiketa: Hezbollahizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025
BOTA

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025
BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
BOTA

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

15:30 : 15/09/2025
Para

Liga e Kombeve/ Shqipëri–Çeki, shiten biletat për sfidën e 16 nëntorit

TË GJITHA

Dëshmia e britanikut John Duncan: UÇK-ja nuk kishte hierarki

12:07 : 22/09/2025

Ndihmoi në v*asjen e Fatbardh Liçit, Eria Ago kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

11:55 : 22/09/2025

Operacioni “Roja Lindore”/ DW: Sa serioz është kërcënimi nga Rusia dhe a mund t’i pengojë NATO provokimet

11:49 : 22/09/2025

Meteorologu: Ja si pritet të jetë java e fundit e shtatorit, kur nisin reshjet

11:33 : 22/09/2025

Media zviceriane: Mafia shqiptare dhe rrjeti global që Evropa nuk mund ta ndalë

11:31 : 22/09/2025

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025

Zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë Vlorë

11:18 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com