• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Të tërhiqet projektligji i kërkimit shkencor! Politizon dhe centralizon shkencën

12:19 : 28/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të projektligjit për kërkimin shkencor.

Zhupa ka dhënë të gjithë argumentet se pse ky projejtkligj cenon Kushtetutën, bie ndesh me ligjet e vendi dhe politizon dhe centralizon shkencën. Sipas tij, ky eksperiment është bërë një herë në kohën e diktaturës dhe ka dështuar.

“Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, siç bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.

Në zbatim të kësaj dispozitë kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartënë Republikën e Shqipërisë”, i cili në pikën 2/a, të nenit 3, ka përcaktuar se, Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës,për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash

U inagurua disa muaj më parë, Zhupa: Stadiumi i lojërave me dorë, i rrezikshëm për fëmijët

Së dyti gjithë përplasjet me ligjin “Të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit shkencor” duhet të zgjidhen në mënyrë integrale në ligj. Duke mos marr kompetencat e njësive kërkimore të IAL- sic janë edhe departamenti, shkolla doktorale, instituti apo qëndra kërkimore. Është shumë serioze që projektligji nuk përfshin në subjekte të kërkimit shkencor departamentet mësimorë dhe shkencorë të IAL-ve. Në këtë mënyrë, projektligji krijon kushtet për ndarjen e IAL-ve në dy pjesë, në departamente aktuale që zhvishen nga përmasa e tyre e kërkimit shkencor dhe në departamente shkencore pa pasur kush që të zhvillojnë edhe mësimdhënien. Duke e kthyer këtë në një model organizimi të IAL-ve, projektligji bie sërish në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.

Së treti zhbërja e këshillit shkencor me përbërje ministrash dhe drejtorësh politik me në krye kryeministri Rama, një model antishkencor dhe antieuropian. Veçse futje duarve në kontrollin e dijes duke tentuar të centralizoj shkencën. Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar,

Së katërti Projektligji i jep tagër ministrit të klasifikojë fushat e kërkimit shkencor, si detyrim për shkencën! Ndërkohë kjo është pa sens. Tjetër është liria për kërkimin shkencor dhe tjetër janë prioritetet që mund të ketë shteti dhe shoqëria në këtë fushë. Këtë e rregullon qartë ligji për arsimin e lartë kur kërkon që IAL-të t’i kenë orientuar programet e tyre në fushat prioritare, bazuar dhe në Vendimin nr. 386, datë 1.6.2022.

Fushat e kërkimit shkencor, duhet të bazohen në Manualin e Fraskatit të OECD-së dhe jo si prerogativë qeveritare, e cila krijon problematikë në parimin e autonomisë dhe lirisë të kërkimit shkencor.

Së pesti projektligji propozuar i jep role dhe funksione të jashtëligjshme Akademisë së Shkencave.  Sipas këtij projekti Akademia e Shkencave është edhe institucion zhvillues, edhe institucion vlerësues, duke i dhënë funksion kontrolli të veprimtarive kërkimore-shkencore, përfshi edhe ndaj IAL-ve. Ligji për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë nuk i jep asnjë kompetencë ushtrimi autoriteti as asamblesë, as seksioneve, as komisioneve dhe as kryesisë dhe as kryetarit të akademisë së shkencës jashtë atij institucioni.

Aq më tepër që krijohet një pabarazi në kompetencat dhe në autoritetin e akademisë së shkencave dhe IAL-ve. Sipas përcaktimeve të mësipërme të këtij projektligji, Akademia e Shkencave bën vetëvlerësimin e punës kërkimore dhe shkencore të instituteve dhe qendrave të kërkim- zhvillimit, që ka në përbërje të saj, kurse IAL-ve u hiqet e drejta për të vlerësuar punën kërkimore dhe shkencore të tyre.

Së gjashti krijon mbivendosje, paqartësi dhe përplasje në përfitimin e titujve dhe gradave dhe krijon emërtime të reja për kërkimin shkencor. Ndërkohë që një doktor, prof.asoc, apo prof.dr i merr këto tituj edhe grada dhe nëpërmjet punës kërkimore shkencore. Edhe vlera e tyre bëhet relative në drejtim të projektit të ri të qeverisë.

Së shtati   Kriteret dhe procedurat për krijimin e instituteve dhe të njësive të veçanta publike të kërkimit shkencor, si dhe krijimi i tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.…”.  Ky nen lë hapësirën, për të krijuar njësi të veçanta pranë IAL-ve, që nuk krijohen në bazë dhe në zbatim të rregullave të brendshem të institucionit. Vlerësojmë se, këtu paraqitet dukshëm një premisë, për shkëputjen e njësive dhe instituteve të krijuar në IAL.

Së fundmi mbyllja e instituteve shkencore ka non sense me procese që varen nga ministria: fillimisht i paralajmëron, pastaj i vrojton dy vjet dhe më pas i mbyll. Pikë së pari për IAL që mund ti krijojnë këto qendra apo institute me para jo publike, nuk ka asnjë arsye pse të ketë rol në mbylljen e tyre ministria. Dobia apo padobia shkencore e vendos vetë komuniteti shkencor dhe a ju publikohen apo vlerësohen, ndërsa dobia financiare i takon financuesit. Për qëndrat me para publike duhen përpunuar kritere vlerësimi që çdo njeri është i aftë ta mas vetë punë dhe vetvetiu gjykohet vazhdimi ose mbyllja. S’ka asnjë arsye të vendos ministria, me komisione e procese të mbyllura mbi mbylljen ose jo.”- deklaron Zhupa.

Zhupa shpreson se Rektorët nuk do të bien pre e mekanizmave presionues ose miklues të qeverisë për mos bërë ndryshime ose për të bërë ndryshime të vogla retushuese dhe duke lënë pedagogët dhe universitet në mëshirë të politikës dhe me një ligj që nuk e gjen në asnjë vend të Bashkimit Europian.

Zhupa shprehet më tej se do i qëndrojnë kundërshtimeve të tyre dhe do ndjekin çdo rrugë demokratike për të mbrojtur interesat e pedagogëve, studentëve, kërkuesve shkencor dhe gjithë akademikëve në vend.

Etiketa: ina zhupakerkimi shkencor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash

11:05 : 06/05/2025
AKTUALITET

U inagurua disa muaj më parë, Zhupa: Stadiumi i lojërave me dorë, i rrezikshëm për fëmijët

15:04 : 01/05/2025
AKTUALITET

Ina Zhupa: Zyra elektorale e PS në Delvinë shkel ligjin, duhet mbyllur

10:46 : 03/04/2025
AKTUALITET

Primaret e PD/ Ina Zhupa e para në Qarkun Vlorë

11:08 : 02/03/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e para nga Primaret, demokratët në Konispol i besojnë Ina Zhupës

22:14 : 01/03/2025
AKTUALITET

Përplasje në Kuvend/ PD: Po përdorni ligjet si kartë elektorale për vota. PS: janë për qytetarët

16:02 : 30/01/2025
Para

Zyrtare/ Ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mos luaj në dy porta”/ Rama e kërcëoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com