• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i Këlliçit: Bileta e Ramës për në NBA kushton 7,260 dollarë, kush e ka paguar?

15:10 : 27/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por arsyet reale të vizitës luksoze ishte ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi publikoi fotot dhe deklaroi se Rama pati mundësinë ta ndiqte ndeshjen e basketbollit nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden. Sipas tij, nga të dhënat zyrtare online, këto bileta kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.

Kjo nuk ishte ndeshja e parë që kreu i qeverisë ndiqte një ndeshje të NBA-së në rreshtat e parë, teksa Belind Këlliçi rikujtoi edhe rastin e vitit 2016.

Në një intervistë televizive në atë kohë, Rama deklaronte se biletën e kishte dhuratë. Këlliçi deklaroi se Ramës nëse i është ofruar dhurata në cilësinë e Kryeministrit, nuk duhej ta pranonte, ndërsa nëse dhurata i është bërë si individ privat dhe ajo dhuratë tejkalon vlerën e 100 eurove, ai duhet ta deklarojë pranë ILDKPKI, gjë që nuk e ka bërë.

Gjithashtu, Këlliçi i përmendi Ramës edhe reklamën në billboardin e shfaqur në Times Square, i sili sipas tij, kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda, teksa ende nuk dihet financuesi i asaj reklame.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

“Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kush janë financuesit dhe organizatorët e takimit të djeshëm të Edi Ramës, në një ndër sallat më të famshme dhe të shtrenjta të globit, në Gotham Hall, 1356 Broadway, në zemër të Manhattan, në New York. Sa ka kushtuar qiraja e sallës në këtë ambjent, fonia, ndriçimi, led wallet, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura?” – tha më tej Këlliçi.

Ai deklaroi më tej se për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Ditën e djeshme, kreu i Narkoshtetit të parë të Europës Edi Rama, u prit me protesta të fuqishme nga atdhetarët shqiptaro amerikanë të New York-ut, të cilët i treguan vendin arkitektit të shpopullimit masiv të Shqipërisë në këto 12 vite.

Në rradhë të parë falenderojmë përzemërsisht të gjitha ata shqiptarë të cilët ditën e djeshme, i’u bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare për të demaskuar kreun e Narkoshtetit Edi Rama, në zemër të SHBA, aty ku sot miku i ngushtë i tij, Charles McGonigal po vuan dënimin me burg.

Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ishin arsyet reale të kësaj vizite luksi.

Sot, nga kjo foltore po bëjmë një kërkesë të thjeshtë për transparencë.

Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta?

Sipas të dhënave zyrtare online, këto bileta kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.

Kujtojmë qytetarët shqiptarë se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përfiton si dhuratë bileta të tilla luksi për të ndjekur ndeshjet e NBA në SHBA.

I’u ftojmë të ndjekim këtë video të shkurtër, të 12 janarit, 2016.

.

Sipas vetë Edi Ramës, këto bileta nuk kushtojnë sepse qënkan të rezervuara. Por ndërkohë, e vërteta është se çdo biletë, qoftë edhe abonimet vjetore, kanë një kosto financiare tejet të lartë. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Edi Rama nëse i është ofruar dhurata në cilësinë e Kryeministrit, nuk duhej ta pranonte. Nëse dhurata i është bërë si individ privat dhe ajo dhuratë tejkalon vlerën e 100 eurove, Edi Rama duhet ta deklarojë pranë ILDKPKI.

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, në deklaratën vjetore të vitit 2016, Edi Rama nuk ka deklaruar dhuratën e ndeshjes së NBA dhe as shpenzimet e udhëtimit të tij privat në New York.

Gjithashtu, nga të dhënat e mbledhura deri më tani, reklama e Edi Ramës në billboardin e shfaqur në Times Square, kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda. Qytetarët shqiptarë sot duhet të dinë se sa ka kushtuar aktiviteti i djeshëm i Ramës në New York, duke filluar pikërisht nga reklama e tij pompoze në billboardin e Times Square.

Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kush janë financuesit dhe organizatorët e takimit të djeshëm të Edi Ramës, në një ndër sallat më të famshme dhe të shtrenjta të globit, në Gotham Hall, 1356 Broadway, në zemër të Manhattan, në New York.

Sa ka kushtuar qiraja e sallës në këtë ambjent, fonia, ndriçimi, led wallet, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura?

Për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK, por mbi të gjitha PD ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë të vitit 2016.

I takon organeve të drejtësisë, të gjejnë kush janë këta bamirës që shpenzojnë qindra mijra dollarë për dhuratat dhe qejfet e Edi Ramës në SHBA, pasi këto janë vetëm disa aktivitete që janë mundur të zbulohen nga opozita.

Ndërkohë gjej rastin sërish të ftoj qytetarët shqiptarë t’i bashkohen thirrjes së PD për mosbindje civile, ditën e martë, datë 29 tetor, ora 17:00.

Etiketa: Belind KëlliçibiletaEdi RamaNBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

EMRI-DETAJET/ Ky është i riu që u hodh nga kati i 5-të i pallatit në Tiranë, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com