• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shtetet e pavendosura

19:23 : 21/10/2024
në BOTA

Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump mbeten në një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të gazetës Washington Post dhe Fakultetit të Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason, të publikuar të hënën.

Ish-prokurorja demokrate Harris kryeson mes votuesve të mundshëm në Xhorxhia me rezultat 51% – 47%, ndërsa republikani Donald Trump ka një epërsi të vogël në Arizona, 49% – 46%. Rezultatet e dy anketave janë brenda kufirit plus ose minus 4.5 pikë për qind të gabimit. Në anketë morën pjesë 5016 votues të regjistruar nga 30 shtatori deri më 15 tetor.

Zonja Harris, e cila u bë kandidate e partisë demokrate pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, kishte gjithashtu një epërsi në Pensilvani, Miçigan dhe Viskonsin, tre shtete ku ajo do të bëjë fushatë të hënën me ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney.

Sipas anketës, republikani Donald Trump kryeson në Karolinën e Veriut dhe ka mbështetje të barabartë me zonjën Harris në Nevada 48% me 48%. Ish-Presidenti Trump do të mbajë një tubim fushate në Karolinën e Veriut më vonë të hënën, pas inspektimit të dëmeve të shkaktuara nga uragani “Helene”.

Kjo është hera e tretë që 78 vjeçari Trump garon për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në zgjedhjet e vitit 2020, ai e humbi garën ndaj demokratit Joe Biden. Ai vazhdon të fajësojë pa fakte manipulimin e votave për humbjen e zgjedhjeve të fundit dhe përballet me akuza penale në nivel federal dhe shtetëror për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Ai përballet edhe me një numër çështjesh të tjera penale. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje të ligjit.

Lexo edhe:

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

Nënpresidentja demokrate Harris, 60 vjeç, ish-prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë dhe ish-senatore amerikane, po përpiqet të rindërtojë një koalicion të larmishëm me votues të rinj, gra dhe komunitetet pakicë, si edhe të marrë mbështetjen e disa republikanëve të zhgënjyer me qëndrimet e zotit Trump.

Sondazhi i publikuar të hënën nga gazeta Washington Post dhe Fakulteti i Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason u bën jehonë sondazheve të tjera të fundit të cilat tregojnë për një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura, edhe pse zonja Harris ka një epërsi në anketat në nivel kombëtar.

Sipas anketës, 49% e votuesve të mundshëm e mbështesin zonjën Harris dhe 48% zotin Trump. Mes votuesve të regjistruar, sondazhi i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës Ipsos javën e kaluar zbuloi se zonja Harris kishte një epërsi të qëndrueshme, 45% me 42% ndaj zotit Trump, shkruan Voa.

Megjithatë, rezultatet në kolegjet zgjedhore të shteteve do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të nëntorit. Shtatë shtetet e pavendosura ka të ngjarë të jenë vendimtare, me sondazhet e votuesve të tyre të mundshëm që ofrojnë një tregues më të qartë të gjendjes aktuale të garës presidenciale./VOA

Etiketa: anketadonald trumpKamala Harris

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
BOTA

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025
BOTA

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
Para

Ilir Meta, profili i politikanit kyç të 35 viteve

TË GJITHA

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com