• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e diasporës në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin: S’ka kohë! Të shmanget posta e thjeshtë

14:06 : 18/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një letre drejtuar partive politike, ngre shqetësimet se koha për të çuar dhe për të marrë zarfin me votën e emigrantëve është e pamjaftueshme.

Ai thotë se pas konsultimeve, të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar i kanë bërë me dije se koha që partitë duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, ne adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit është 45 ditë, ose minimumi 30 ditë, por që do ta vinte në pasiguri dhe vështirësi procesin.

Ndërkohë, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve, se bashku me kohën për prodhimin e fletëve te votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve

“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që ju duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, në adresat përkatëse te votuesve jashtë vendit është 45 dite. Koha më e shkurtër, por qe do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin është 30 ditë. Sikurse ju e dini afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve, se bashku me kohën për prodhimin e fletëve te votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët përfshi edhe atë publik vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30 – 45 ditë. Praktikat e vendeve të tjera ku disa prej këtyre operatoreve janë angazhuar në votimin nga jashtë konfirmojnë afatin e dërgimit dhe te kthimit te fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhe kohore jo më të pakët se 45 ditë.” – thuhet në letrën e Celibashit.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Hoxha: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duhet të përjashtohet kategorikisht dërgimi i fletëve të votimit nga votuesi drejt KQZ-së me postë të thjeshtë, pasi nuk ka gjurmin të asnjë lloji gjatë rrugëtimit, teksa sugjeron që dërgesat të bëhen vetëm me postë “expres”.

Celibashi rekomandon që si dërgimi i fletëve nga ana e KQZ, po ashtu edhe kthimi i fletëve nga ana e votuesve të bëhet me të njëjtën kompani postare të kontraktuar nga KQZ dhe të shmanget posta e thjeshtë edhe për shkak të vonesave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë Shqipërisë dhe listat e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas rregullores së miratuar, çdo qytetar shqiptar, i cili jeton jashtë dhe kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve.

Sipas KQZ-së, zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyre, e cila është e aksesueshme dhe pa pagesë. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë, llogaritet në qarkun ku ai/ajo ka jetuar përpara se të largohej nga Shqipëria.

Etiketa: celibashidiasporaKQZvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

22:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

21:22 : 02/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

19:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

18:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

PD doli fituese në çdo njësi, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë e Kavajës

18:00 : 02/06/2025
Para

Dhunuan Klea Prengën, motrat Berisha i shpëtojnë arrestit me burg

TË GJITHA

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

08:12 : 03/06/2025

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

08:11 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com