• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD letër Celibashit, del kundër votimit elektronik: Problmatikat cënuan rëndë procesin

13:38 : 18/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka dalë kundër propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit për implementimin e votimit dhe numërimit elektronik për Qarkun e Durrësit dhe të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Teksa bën kronologjinë e gjithë procesit për votimin elektronik të kërkuar nga PD që në vitin 2012, demokratët shprehen se implementimi i pjesshëm i këtij projekti në dy palë zgjedhjet e kaluara, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të.

“Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor. Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgedhore dhe publikut në një proces që kërkon besim.” – shprehet PD.

Në përgjigjen drejtuar Celibashit, PD shkruan se në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces, në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, “shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025”.

Ndërkohë, theksojmë faktin se Partia Socialiste në përgjigjen drejtuar Celibashit, jo vetëm që është dakord, por kërkon implementimin e votimit dhe numërimit elektronik edhe në Qarkun e Tiranës.

Lexo edhe:

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Letra e plotë:

I nderuar z. Komisioner,

Në përgjigje të shkresës tuaj me nr. 2948 prot. datë 11.10.2024 me anë të së cilës ju kërkoni mendim mbi mundësinë e shtrirjes së projektit të votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, ju bëjmë me dije se:

Procesi i votimit dhe numërimit elektronik është propozuar nga Partia Demokratike dhe opozita e sotme në vitin 2012, ku pavarësisht konsensusit politik në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe parashikimit ligjor të mëpasshëm, për t’a pilotuar këtë projekt në zgjedhjet e vitit 2013, kjo përpjekje u pamundësua nga opozita e asaj kohe Partia Socialiste e Shqipërisë, sot mazhorancë qeverisëse.

Platforma e Opozitës për Çlirimin e Zgjedhjeve, e vitit 2016, e vendosi përsëri si prioritet procesin e votimit dhe numërimit elektronik, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të platformës dhe si një hap cilësor drejt qëllimit të organizimit të zgjedhjeve me standarte ndërkombëtare.

Ky vizion dhe këmbëngulje e Partisë Demokratike, solli në implementimin e pjesshëm të këtij projekti në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021 në njësinë administrative nr. 10, Bashkia Tiranë dhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Pavarësisht kësaj, implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të.

Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.

Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgedhore dhe publikut në një proces që kërkon besim.

Përsa më sipër, në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse, në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025.

Etiketa: elektronikkunderPDproblematikavotimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

16:07 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

15:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025
AKTUALITET

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ftesa e Këlliçit për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

17:06 : 26/09/2025
Para

Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për fundjavën

TË GJITHA

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025

AKEP dhe ONE bllokojnë gazetën SOT

18:30 : 27/09/2025

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

18:23 : 27/09/2025

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

18:07 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com