• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender fiktiv/ Agroni i “Vëllezërit Hysa” gjeti nënkotraktorët për Tunelin e Skarficës

12:15 : 12/10/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Tiranës ka siguruar një seri dëshmish, të cilat e kanë bindur se Agron Hysa, përfaqësues i shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, ka luajtur të gjitha fijet në hije, për të fituar tenderin me vlerë rreth 23 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Skarficës, në aksin Kardhiq-Delvinë.

Shoqëria e ndërtimit “Vëllezërit Hysa” nuk rezulton të ketë marrë pjesë në tenderin e zhvilluar në vitin 2019 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Sonila Qato.

Megjithatë, një hetim i nisur më herët nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera nga Qato dhe zëvendësja e saj në atë kohë, Elona Gogo, zbuloi edhe rolin e Agron Hysën në krijimin e rrethanave fiktive për të fituar procedurën me vlerë shumë të lartë.

Nga hetimi i SPAK-ut rezultoi se Sonila Qato, Elona Gogo dhe të tjerë zyrtarë të ARRSH-së krijuar kushtet që tenderi, i njohur zyrtarisht si “Ndërtimi i Lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë”, të fitohej nga bashkimi i operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Lexo edhe:

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

3.8 mln euro për “Vëllezërit Hysa” nga Tan Agolli i FSHZH, për mbushjen e bregut me rërë në Durrës

Në foto (nga e majta në të djathtë): Ish-Drejtori i ARRSH-së, tashmë i arrestuar, Evis Berberi, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama, në Tunelin e Skarficës

Ankesat e pjesëmarrësve të tjerë në garë e ndryshuan rrjedhën e historisë dhe fituesi u shpall një bashkim tjetër operatorësh, ndërkohë që ish-drejtuesja e ARRSH-së dhe të tjerë janë duke u përballur me procesin gjyqësor pranë Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë, për veprimet e dyshuara fiktive të kompanive që u shpallën fillimisht fitues, SPAK-u ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit vijoi hetimet, nga ku zbuloi rolin thelbësor të Agron Hysën, të cilin e konsideron përfaqësues të “Vëllezërve Hysa”, megjithëse ai nuk rezulton prej kohësh si aksioner në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Dëshmitë që zbuluan Agron Hysën

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se ish-ekonomistja e “Vëllezërve Hysa”, shtetasja J.M. deklaroi në prokurori se ajo ishte ngarkuar nga Agron Hysa për të kryer procedurat e regjistrimit të degës shqiptare të kompanisë italiane, “Ircop”, srl, si edhe të shkëmbente me atë kompani dokumentat për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, loti 7.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime të forta se “Ircop”, degë e shoqërisë së huaj, megjithëse përfaqësonte 52% të bashkimit të operatorëve që konkuruan bashkërisht në atë tender, “në të vërtetë nuk do të kryente asnjë punim, pasi të gjithë punimet që merrte përsipër IRCOP do të kryheshin nga nënkontraktorët”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, “kjo tregon se IRCOP ishte thjesht dhe vetëm një mbulim pasi fituesi i vërtetë i procedurës së prokurimit ishte shoqëria “Vëllezërit Hysa”.

Dokumenti noterial, ku ekonomisja e “Vëllezërit Hysa”, J.M, kryen veprime për “Ircop” spa.

Ndërkohë, në dosjen hetimore, të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se edhe të tjerë personazhe kanë përmendur Agron Hysën si njeriu që gjente nënkontraktorët për llogari të “Ircop” srl.

Nga të dhënat e siguruara gjatë hetimit, rezulton se “Ircop” ka nënshkruar kontratë qiraje me shoqërinë e naftës, “Europetrol Trans”.

Përfaqësuesi i kësaj kompania, Tomi T., ka deklaruar në prokurori se “këtë kontratë qiraje e kam firmosur në zyrën time në Spitallë të Durrësit, me kërkesë të shtetasit Agron Hysa, me të cilin kam marrëdhënie pune dhe besimi. ….Nuk e kujtoj se kush ka ardhur për të më kërkuar firmën, por kushdo që më ka ardhur dhe më kërkon bashkëpunim, unë i gjendem se dua të shes naftën….”.

Po ashtu, rezulton se “Ircop”-degë e shoqërisë ka lidhur kontratë qiraje automjetesh me kompaninë “Varaku E”. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Shpëtim V. deklaron se “për të dhënë këto mjete me qira na kanë telefonuar vëllezërit Hysa nga Elbasani dhe ku i kemi thënë i kemi kanë dërguar ekonomistin e tyre, shtetasin Elton Musta….”.

Personi që ka firmosur kontratën me “Varaku E”, shtetasi Elton Musta, rezulton të jetë pronar në letra i shoqërisë pjesëmarrëse në bashkimin e operatorëve për këtë tender, ‘Sulova Ndërtim Prodhim”, por nga ana tjetër është edhe i punësuar tek “Vëllezërit Hysa”.

Edhe “Sulova Ndërtim Prodhim” rezulton të ketë nënshkruar një kontratë me “Ircop”-degë e shoqërisë së huaj, në të cilën merr përsipër që t’i japë disa automjete kompanisë italiane.

Pronari i “Sulovës…”, Elton Musta, ka deklaruar në Prokurori se “unë personalisht nuk kam takuar asnjë përfaqësues të shoqërisë IRCOP spa Dega Shqipëri, as në Itali nuk kam shkuar, as në Shqipëri nuk kam takuar asnjërin prej tyre, kam takuar vetëm shtetasen J. M…..Shoqëria “Sulova Ndërtim – Prodhim” shpk nuk ka kantier ndërtimi dhe mjetet i mbaj në kantieret e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” shpk”.

Dhe, së fundmi, sipas dosjes së Prokurorisë, rezulton se shoqëria “Ircop s.p.a. degë në Shqipëri”, ka lidhur një kontratë furnizimi me përfaqësuesin e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” shpk., e përfaqësuar nga shtetasi Besnik Hysa, sipas së cilës kjo e fundit do të furnizojë porositësin (ircop) me artikujt inerte, rërë, granil, çakull etj.

Kontrata mban datën 14 qershor 2019, por nuk është lidhur para noterit dhe nuk përcaktohet vendi i lidhjes dhe nënshkrimit të kontratës. Kohëzgjatja e kontratës është parashikuar të jetë deri në furnizimin e plotë me të gjithë artikujt … për realizimin e punimeve në objektin “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvinë, loti 7”.

Në konkluzion të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet disa ditë më parë, duke marrë të pandehur shtetasit Agron Hysa e Elton Musta për falsifikim dokumentash, e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria akuzon po për “falsifikim dokumentash” edhe personat juridikë, “Vëllezërit Hysa” dhe “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Lexo edhe:

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

Etiketa: AgroniTender fiktivTunelin e Skarficësvëllezerit hysa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

3.8 mln euro për “Vëllezërit Hysa” nga Tan Agolli i FSHZH, për mbushjen e bregut me rërë në Durrës

08:29 : 15/02/2025
AKTUALITET

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

17:08 : 02/10/2024
AKTUALITET

“Vëllezërit Hysa” ishin pas çdo tenderi të “Sulova Ndërtim”, dërgohen për gjykim 2 biznesmenët

13:57 : 19/09/2024
AKTUALITET

Ish-punonjësja pranon se “Vëllezërit Hysa” ishin kompania hije ne tenderin 19 mln euro Kardhiq-Delvinë

19:17 : 10/10/2023
AKTUALITET

“Klientët”/ U arrestuan për Elbasan-Gjinar, “Vëllezërit “Hysa” 40 milionë USD tendera nga “Rilindja”

07:00 : 14/12/2019
Para

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës rikthen në burg 3 dëshmitarët, ja për çfarë akuzohen

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com