• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është Ilir Mëngra, trashëgimtari i “korrupsionit me patentë” të Blendi Gonxhes

11:30 : 11/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Menjëherë pasi Blendi Gonxhe shkoi në një ministri të re, të krijuar enkas nga “duart e arta të telejexhiut”, nuk u prit gjatë për zëvendësimin e tij. Më 23 janar të vitit 2023, Ilir Mëngra u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor. Iku një drejtor për më lart dhe erdhi po një drejtor nga zyra ngjitur. Kreun aktual të DPSHRR-së, Goxhja e kishte në stafin e tij të afërt, gjë të cilën e pohoi edhe vetë teksa u bë prezantimi për “vijimin e punëve të mira”…

“Stafetë emocionuese sepse të dy punuam gjatë sëbashku dhe e ngritëm shërbimin në nivelin e sotëm! Kënaqësi që Kryeministri, Zv/kryeministrja dhe MIE i dhanë besim vazhdimësisë së punës dhe qendrueshmërisë së ekipit, duke na vlerësuar dhe duke mbështetur eksperiencën positive. Iliri ka spikatur si një profesionist shumë i aftë dhe i përkushtuar, duke treguar vazhdimisht cilësi shumë të mira drejtuese e ndaj jam i bindur që do të çojë përpara projektet e nisura, ku ndihma e mbështetja ime s’do të mungojnë, tashmë si Ministër i Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni”, u shpreh Gonxhja.

Vetë drejtori Mëngra, tashmë jo i ri, ka mbajtur një profil të ulët publik, që më shumë se “paaftësi” për të shitur produkte imagjinare, duket një taktikë e njohur për të mbuluar me harresë abuzimet që bëhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor DPSHRR).

Dy sektorët kyç ku vijon të “ndiqet tradita” në këtë drejtori, janë Kontrolli Teknik i Automjeteve dhe pajisja me leje drejtimi (patentë). Çdo drejtori në rang qarku ka tarifën e saj në bazë të numrit të lejeve të drejtimit që jepen. Një denocim i ish-kryeministrit Sali Berisha disa muaj më parë tregonte se drejtori i atëhershëm Blendi Gonxhe, çdo muaj merrte rreth 350 milionë lekë të vjetra në formë ryshfeti. Në krye me 60 milionë ryshfet, sipas denoncuesitk ishte drejtoria rajonale e transportit rrugor në Tiranë. Pak kohë pas publikimit të atij denoncimi, drejtori Arnis Hoxha u shkarkua nga detyra, duke emëruar në atë post Ilir Mengrën, që tashmë ka ngjitur një shkallë më lart në karrierë si kreu i DPSHRR-së.

Lexo edhe:

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

Blendi Gonxhe dhe Ilir Mëngra

A u “zhduk” korrupsioni në DPSHRR? Nuk ka më patentat fiktive që lëshohen? Punët “e mira” me Mengrën vijojnë, -siç tha edhe Gonxhe, e bashkë me punët vijon edhe paraja nëndorë, duke shtuar të vetmin dyshim: A ndahet ryshfeti i majmë edhe me atë që la drejtorllëkun për të shkuar në një ministri taze? E sigurt është se Mëngra i është mirënjohës Gonxhes dhe mirënjohja ka një çmim i cili ndahet…

Gjithçka fuknsionon si “sahat zvicerian”. Paraja nëndorë që të bën me patentë, por jo të aftë për të qenë drejtues mjeti në rrugë vijon, me formën e saj klasike. Të iteresuarit zakonisht kontaktet e para i krijojnë me instruktorë ose pronarë të autoshkollave. Të marrësh patentë pa kryer kursin teorik dhe praktik. Edhe këtu ka zgjidhje, pasi tarifat janë thuajse standarte, ku me 65 mijë lekë të reja mund të bëhesh me patenët, mjafton që të dish t’i japësh makinës dhe padyshim t’i japësh sekserit ndërmjetës ryshfetin.

Në raportet zyrtare të DPSHRR-së theksohet se në vend janë rreth 1.4 milionë patenta aktive, ku pjesën më të madhe me 1.3 milionë patenta janë të kategorisë B, ose siç njihet ndryshe “Klasi IV”, (leje drejtimi për automjete 4+1).

Pikërisht me këtë kategori patentash që janë edhe numri më i madh që lëshohen bëhet aleshverishi i frikshëm, që për ta quhet “nder” që shpërblehet me korrupsion, por që në fakt me koshiencë, instruktrorë, disa drejtues aytoshkollash dhe mbi të gjithë nëpunës të nivelit të lartë në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor bashkë me “patentën” e pafituar brenda rregullave lëshojnë edhe “vrasës në rrugë”, që makinë e kthejnë në “armë” dhe më pas i quajnë aksidente.

Po ashtu në sektorin tjetër ku vlon paraja nëndorë është Kontrolli Teknik I automjeteve, siç njëhet ndryshe edhe Kolaudimet. Në publikimet e fundit theksohet se brenda shtatë muajve janë kryer 330 mijë kontrolle automjetesh dhe 25 % e tyre kanë mbetur në testimin e parë. Por nga shuma e “ngëlësve” përqindjen më të madhe e zënë arsyeja se nuk kanë sinjalistikën e duhur, më pas vjen ndotja dhe në fund problemet e tjera teknike.

Mbesin automjete se nuk punon një sinjal në ato momente, por kalojnë automjete që edhe në “varreza” i pranojnë me vështirësi. Shumë qytetarë janë dëshmitarë të përdishëm teksa konstatojnë në rrugë mjete të vjetëruara që gulçojnë tym të zi dhe duken në gjendje të mjerueshme teknike, por çuditërisht janë të pajisur me “kontrollin teknik” si të rregullta. Vlera e pagesave nëndorë për tu pajisur me kontrollin teknik, paçka se mjeti nuk është në gjendje, shkon nga 70-150 mijë lekë të vjetra, sidomos për automjetet e punës që përdoren nga kompani të ndryshme ndërtimi. Torta e madhe ndahet, e bashkë me të edhe automjetet e copëtuara në rrugë, ku shpesh mbyllen me jetë të humbura njerezish. Aty në drejtorinë me emër të gjatë, “korrupsioni ka patentë”….!

Etiketa: blendi gonxheDPSHRR?Ilir Mëngrakorrupsionpatenta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:30 : 21/08/2025
AKTUALITET

Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

20:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
Para

Edlira Çepani emocionon me fjalët për humbjen e Gert Boganit: Kam nisur qindra herë të shkruaj, por…

TË GJITHA

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

14:49 : 26/08/2025

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com