• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Shqipërisë ndërhyn përsëri në tregun valutor për të frenuar rënien e euros

08:46 : 11/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor.

Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me blerje të euros më datat 3, 9 dhe 10 tetor. Megjithatë, agjentët e tregut shprehen se ndërhyrjet kanë qenë të përmasave më të vogla krahasuar me ato të muajve të verës.

Në veçanti, Banka e Shqipërisë ka realizuar blerje vetëm me banka të veçanta dhe kryesisht me ato që kanë kuotuar nivelet më të ulëta të kursit në blerje (bid) gjatë këtyre ditëve.

Vlerat e valutës të blera gjatë këtyre operacioneve nuk janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sidoqoftë nuk kanë sjellë rritje të kursit të këmbimit, që të enjten madje preku një minimum të ri historik, në vlerën e 98.7 lekëve. Megjithatë, mund të supozohet se në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e kursit të këmbimit të euros mund të kishte qenë edhe më e madhe.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjen direkte në tregun valutor në muajin maj të këtij viti, për shkak të presioneve rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë zgjatën që prej muajit maj deri në fillim të muajit gusht. Informacioni zyrtar i blerjeve të Bankës së Shqipërisë është i kufizuar deri në fund të tremujorit të dytë.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.

Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore.

Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh. Vetëm për këtë qëllim në gjysmën e parë të vitit janë blerë 134 milionë euro, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; nëse shtojmë edhe blerjet direkte për të ndikuar kursin e këmbimit tashmë intervali i parashikuar i blerjeve për t’u blerë në tregun e brendshëm valutor është arritur qysh në gjysmën e parë të vitit. / MONITOR

Etiketa: banka e shiperiseeuronderhynrenierënien e eurostetortregun valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
Para

Emrat/ Kthyen magazinën në ‘shtëpi bari’, arrestohen 7 persona! Mes tyre edhe 3 punonjës të OSSHE

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com