• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i gjykatës/ “Credital” njëlloj si MCA dhe Final, kamata abuzive për qytetarët

13:27 : 08/10/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Kompania e mikrokreditit në Shqipëri paraqiten me emra të ndryshëm. Por, qasja e tyre për të aplikuar kamata të ekzagjeruara ndaj qytetarëve debitorë, është e njëjtë.

Rasti më flagrant i abuzimit janë kompanitë “MCA” dhe “Final”, të cilat aktualisht janë nën sekuestro dhe pronarët e administratorët e tyre gjenden të paraburgosur prej disa muajsh, pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Tiranës.

Po ashtu, “Boldnews.al” ka raportuar më herët se edhe një tjetër shoqëri mikrokrediti, “Tranzit”, aplikon kamatë-vonesa abuzive, aq sa u detyrua Gjykata e Tiranës që të miratonte një seri vendimesh për t’i vënë fre sjelljes anti-ligjore të saj.

Por, nuk përfundon këtu. Një tjetër shoqëri mikrokrediti aplikon kamata abuzive për klientët, të cilët nuk kanë paguar në kohë huanë financiare të marrë në institucionet financiare.

Kompania “Credital” gjithashtu prezanton një sjellje abuzive ndaj qytetarëve. Për ta konkretizuar, redaksia ka siguruar një vendim të Gjykatës së Tiranës, i marrë vetëm pak ditë më parë, në 29 shtator 2024.

Lexo edhe:

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

Pronari fundor i “Credital”, Elton Janina

Shoqëria e mikrokreditit, “Credital”, i ka kërkuar gjykatës lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për një debitor, duke kërkuar si kamatë vonesë gati dyfishin e kredisë që qytetari kishte marrë. Gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke e konsideruar si “të palogjikshme”.

Kamata abuzive

Shtetasi I.A., një 30-vjeçar nga Kukësi, por me banim në Tiranë, kishte marrë një kredi tek “Iute Credit” në qershor të vitit 2021, në shumën 346 mijë lekë. Në vijim, ai nuk kishte pasur mundësi që të shlyente detyrimin financiar.

Në datë 27.09.2022 ndërmjet shoqërisë “IuteCredit” sha dhe shoqërisë “Credital” është lidhur “Kontratë Kredie Konsumatore”. Sipas kësaj kontrate, “Iute” i shet kreditë “e këqija” kompanisë “Credital”. Mes këtyre “kredive të këqija’ ishte edhe ajo e 30-vjeçarit, I.A.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për kërkesën e “Credital”

Shoqëria “Credital”, në janar të vitit 2024, njofton kredimarrësin për përmbushjen e detyrimeve të papaguara në mënyrë vullnetare. Nga ana e debitorit nuk është shlyer detyrimi në afatet e përcaktuara në kontratë, duke ndërprerë marrëdheniet e pagesës dhe duke qenë në vonesë.

Në këto kushte, “Credital” i drejtohet Gjykatës së Tiranës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për detyrimin e shtetasit I.A. Në kërkesat e kompanisë së mikrokreditit drejtuar Gjykatës, ajo kërkon që debitori I.A. t’i kthejë shumën prej 557.5 milionë lekë të reja.

Gjykata e Tiranës pranoi pjesërisht kërkesën e “Credital”, duke lëshuar urdhërin e ekzekutimit për principalin e kredisë, si edhe për interesat, që shkonin në një vlerë totale prej rreth 450 mijë lekë të reja.

Ndërsa, përsa i përket kamatë-vonesave, të cilat sipas llogarive të “Credital” shkonin në mbi 1 milionë lekë të vjetra, gjykata i refuzoi, duke i konsideruar të palogjikshme.

Gjykata e Tiranës e konsideron “alogjike” kërkesën e “Credital” për kamatë-vonesat

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al”, gjykata e Tiranës argumenton se “Detyrimi i pretenduar sipas zërave përkatës, nuk bazohet në logjikë ekonomike. Evidentohet se zëri “kamatëvonesa” është kusht kontraktor i pavlefshëm, pasi sjell humbje ose dëmtim të shpërpjestuar të palës kontraktuese, në kushtet kur kjo vlerë përafrohet me vlerën e principalit të detyrimit. Ky kërkim e vendos kredimarrësin në pozita të pafavorshme e që nuk janë rrjedhojë e një situate risku kontraktor normal. Në konkluzion, në kushtet kur ky kërkim rezulton i pabazuar, kjo kërkesë duhet rrëzuar”.

Kush është “Credital”

Shoqëria është regjistruar në vitin 2019, me emrin “Micro Credit Risk” (MRC”). Në vitin 2022, asambleja e ortakëve vendosi ndryshimin e emrit, duke e quajtur “Credital”.

Ortakët themelues të shoqërisë së mikrokreditit ishin zyra ligjore “Angelus Lex”, Klea Kacupi dhe Dashnor Osmani. Prej vitit 2022, “Credital” zotërohet 100 përqind nga “Angelus Lex”.

Kjo zyrë ligjore zotërohet nga biznesmeni Elton Janina.

 

Etiketa: abuziveCreditalElton JaninafinalkompaniaMCAmikrokredititqytetarëtvendimi i gjykates

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Nis ndërtimi i kullës 35 kate në Shkodër, urbanistët kundër: Kompania nuk e justifikon me financat që ka

18:51 : 24/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
AKTUALITET

Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj

12:17 : 15/09/2025
AKTUALITET

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

17:37 : 10/09/2025
Para

Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

TË GJITHA

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com