• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drama e universiteteve publike, në 8 vitet e fundit ka 24 mijë studentë më pak

17:44 : 07/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Sistemi universitar në Shqipëri, vijon të përjetojë dramën e tkurrjes progresive të numrit të studentëve. Në tetë vitet e fundit (2016-2023), sipas të dhënave zyrtare, në auditore, rezultojnë 24.416 të rinj, më pak, një rënie me gati -17 përqind. Tkurrja e studentëve ka prekur vetëm sistemin publik, ndërkohë që ai privat, ka njohur rritje thuajse të qëndrueshme në vitet e fundit.

Për Rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, kjo situatë reflekton një seri faktorësh, që nga “ulja e numrit të nxënësve në shkollat e mesme, të një rënie të interesit për arsimin e lartë e po ashtu dhe me lëvizjet e të rinjve jashtë vendit”, thotë ai për Faktoje.

Por Migen Qeraxhi, i Qëndresës qytetare është i mendimit se performanca e sistemit universitar publik, ka qenë në përkeqësim.

Situata

Në vitin akademik 2023-24, në universitetet publike në të gjithë vendin ishin të regjistruar pak më shumë se 86 mijë studentë, një rënie me më shumë se 32 mijë të rinj, ose gati 27 përqind më pak se në vitin 2016.

Lexo edhe:

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

Në të njëjtën kohë, arsimi i lartë privat ka shënuar një rritje të dukshme. Nga viti 2016 deri në vitin akademik 2023-24, numri i studentëve të regjistruar në këtë sektor është rritur me 7.873, duke e çuar numrin total të regjistrimeve në 32.387 studentë.

Universiteti i Tiranës ka përjetuar rënien më të madhe. Gjatë vitit të fundit akademik, në fakultetet e tij pati 17.755 studentë, mbi 10 mijë më pak se në 2016, ose një rënie prej 37 përqind.

Akoma dhe më e fortë, rënia në Universitetin Bujqësor, i cili vitin e fundit pati pak më shumë se 6 mijë studentë nga afro 11 mijë që numëronte 8 vjet më parë. Janë mbi 4 mijë studentë më pak, ose një tkurrje prej 40.4 përqind.

Universiteti i Mjekësisë [U1] gjithashtu ka pësuar një rënie prej 807 studentësh, ose 10.8%. Në të kundërt, Universiteti Politeknik ka treguar stabilitet, sikundër dhe ai i Arteve. Ndërsa Universiteti i Sporteve ka shënuar rritje, vit pas viti.

Universitetet e rretheve po ashtu kanë përjetuar të njejtën tendencë, me rënie nga 40-52 përqind, me përjashtim të Aleksandër Moisiut në Durrës, i cili ka ruajtur qëndrueshmëri, duke qenë thuajse në të njëjtat kuota, përveç vitit të fundit, kur humbi gati 2 mijë studentë, ose një ulje me pak më shumë se 10 përqind.

Universiteti i Elbasanit, ka një rënie 56.4 përqind; ai i Korçës -47.7 përqind; i Shkodrës -54 përqind; i Gjirokastrës -15.4 përqind (vitin e fundit në të kundërt shënoi një rritje të lehtë); ndërsa i Vlorës, 60 përqind më pak, krahasuar më vitin 2017 kur shënoi një shumëfishim të studentëve;

Reagime

Zoti Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, më i madhi në vend, si për numër studentësh ashtu dhe fakultetesh, e sheh situatën si një ndërthurje faktorësh. “Nis që në shkollat e mesme, ku është ulur numri i nxënësve. Nga ana tjetër ka një rënie të insteresit për studime, dhe për arsimin e lartë. E po ashtu ulja e popullsisë dhe shumë të rinjë që lëvizin dhe jashtë Shqipërisë”, thotë ai për Faktoje, duke theksuar se të gjitha këto “janë pasoja që vijnë nga njëri vit në vitin tjetër”.

Rektori i Universitetit të Tiranës, thotë se “programet tona janë të konsoliduara. Jemi afër 70% të plotësimit të kuotave. Në disa jemi në nivele fundore, por janë disa programe që vuajnë dhe kanë vështirësi për studentë, sepse ka të bëjë më punësimin, me trajtimin e tyre pas punësimit”.

Por Ajsi Spahija, studente e Biologjisë në Fakultetin e “Shkencave të Natyrës” njëkohësisht dhe aktiviste e Lëvizja Për Universitetin shprehet për Faktoje se ulja e numrit të studentëve ka ardhur si pasojë e politikave më së shumti frenuese. “Arsimi si vatër dijeje dhe emancipuese vit pas viti duket se është shndërruar në shkollim klasor, privilegj i të paktëve me mundësi financiare. Arsimi publik duhet të jetë falas! Studentët nuk po regjistrohen më në universitete për shkak të tarifave të larta, kushteve të papërshtatshme të banimit dhe prej mungesës së mbështetjes institucionale” thotë Spahija duke shtuar më tej se “studentët duhet të organizohen dhe luftojnë për një sistem arsimor të drejtë dhe barabartë për të gjithë.”

Rektori Hoxha nga ana e tij pranon se “Universitetet duhet të ofrojnë më shumë mundësi, duhet të kenë programe më të zhdërvjellta, duhet të ketë përfshirje më të madhe të studentit në jetën universitare, në kërkimin shkencor, duhet të kenë më shumë kujdes për punësimin e studentëve përvec edukimit të tyre”.

Tërheqjen ndaj universiteteve private, ai e sheh më shumë si rezultat i marketingut. “Ka disa mekanizma që i përdor privati si marketing që i vë Universitetet publike në inferioritet, por këto janë cështje që kanë të bëjnë me diskutimet tona. Në fund fare do shikoni që përqindja totale, nuk besoj se do t’i kalojë 25 përqind. Pra publiku 70-75 përqind, ndërsa privati 25-30 përqind.”

Për Migen Qiraxhiun nga Qëndresa Qytetare, arsyet janë të tjera: “Disavantazhi infrastrukturor i Universitetit publik ndaj privatit ka bërë që gjithnjë e më shumë të ketë regjistrime tek privati, avantazh dhe rritje kjo që vjen si rezultat i uljes së preformacës së publikut dhe jo si një zhvendosje të cilësisë tek privati”-shprehet për Faktoje Qiraxhi.

/Faktoje

Etiketa: 24 mijëpublikereniestudentetUniversitetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
AKTUALITET

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025
AKTUALITET

Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

16:49 : 06/08/2025
AKTUALITET

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie nga tkurrja e popullsisë

08:29 : 24/07/2025
BOTA

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

10:46 : 06/07/2025
Para

Shoferi në gjendje të dehur përplas me makinë dy këmbësorë, plagoset shqiptari/ PAMJE

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com