• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbrojtjet ajrore të Izraelit: Çfarë janë Kupola e Hekurt dhe Shigjetat?

14:19 : 02/10/2024
në BOTA

Lexo edhe:

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Mbrojtjet raketore të Izraelit u aktivizuan më 1 tetor, për të penguar një breshëri raketash balistike iraniane, të lëshuara në hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Teheranit në Liban.

Sulmi raketor iranian përshkallëzoi edhe më tej tensionet rajonale, disa orë pasi Izraeli njoftoi për nisjen e një ofensive tokësore në Liban kundër Hezbollahut, grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor dhe që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

I hedhim një vështrim detajeve të mbrojtjeve shumështresore ajrore që Izraeli i përdor që kur u përball me raketat Scud të Irakut, në luftën e Gjirit më 1991.

Lëshimi i një rakete Shigjeta-3 gjatë testimeve në SHBA, më 2019.
Lëshimi i një rakete Shigjeta-3 gjatë testimeve në SHBA, më 2019.

Shigjetat

Sistemet e mbrojtjes me raketa me rreze të gjatë, Shigjeta-2 dhe Shigjeta-3, të zhvilluara nga Izraeli për t’i bërë ballë një kërcënimi raketor iranian, janë të krijuara për t’i luftuar kërcënimet brenda dhe jashtë atmosferës.

Ato operojnë në një lartësi që mundëson shkatërrimin e sigurt të çfarëdo koke bërthamore jokovencionale.

Kompania në pronësi të shtetit, Industritë Aerohapësinore të Izraelit, është kontraktuesja kryesore e projektit, ndërsa Boeing Company është e përfshirë në prodhimin e kundërajrorëve.

Më 31 tetor 2023, ushtria e Izraelit tha se përdori sistemin e mbrojtjes ajrore Shigjeta për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Gazë më 7 tetor kundër Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për t’i penguar raketat tokë-tokë të lëshuara nga zona e Detit të Kuq drejt territorit të tij.

Në shtatorin e kaluar, Gjermania nënshkroi një letër zotimi me Izraelin për të blerë sistemin Shigjeta-3 për rreth 4 miliardë euro.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Hobeja e Davidit gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në bazën ajrore Hatzor, në Izrael, më 2017.
Sistemi i mbrojtjes ajrore Hobeja e Davidit gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në bazën ajrore Hatzor, në Izrael, më 2017.

Hobeja e Davidit

Sistemi me rreze të mesme, Hobeja e Davidit, është i krijuar për të rrëzuar raketat balistike që lëshohen nga një largësi prej 100 deri në 200 kilometra.

I zhvilluar dhe prodhuar bashkërisht nga Sistemet e Avancuara të Mbrojtjes Rafael, në pronësi të shtetit të Izraelit, dhe nga konglomerati amerikan RTX Corporation, i njohur më parë si Raytheon, Hobeja e Davidit është e aftë, po ashtu, të pengojë aeroplanët luftarakë, dronët dhe raketat lundruese.

Një bateri e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, Kupola e Hekurt, e dislokuar për të penguar raketa, në gjendje gatishmërie, në Ashkelon, në Izraelin jugor. Fotografi nga arkivi.
Një bateri e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, Kupola e Hekurt, e dislokuar për të penguar raketa, në gjendje gatishmërie, në Ashkelon, në Izraelin jugor. Fotografi nga arkivi.

Kupola e Hekurt

Sistemi i mbrojtje ajrore me raketa me rreze të shkurtër, Kupola e Hekurt, është ndërtuar për të penguar llojin e raketave që u lëshuan nga Hamasi në Gazë.

I zhvilluar nga Sistemet e Avancuara të Mbrojtjes Rafael, me mbështetjen e SHBA-së, sistemi hyri në përdorim më 2011. Secila njësi e ngarkuar në kamion lëshon raketa të drejtuara nga radarët për të shkatërruar në qiell kërcënimet me rreze të mesme, si raketat, mortajat dhe dronët.

Rafael thotë se ia ka dorëzuar ushtrisë së SHBA-së dy bateri të Kupolës së Hekurt më 2020. Ukraina, po ashtu, po kërkon të furnizohet me këtë sistem për luftën e saj kundër Rusisë, ndonëse Izraeli deri më tani i ka ofruar Kievit vetëm mbështetje humanitare dhe mbrojtje civile.

Një version detar i Kupolës së Hekurt, për mbrojtjen e anijeve dhe të aseteve me bazë në det, është dislokuar më 2017.

Sistemi përcakton nëse një raketë është rrugës për ta goditur një zonë të banuar; nëse jo, raketa shpërfillet dhe lejohet të bie në tokë pa shkaktuar dëme.

Kupola e Hekurt fillimisht ishte prezantuar si sistem që do të ofronte mbulim për një qytet kundër raketave me rreze ndërmjet 4 dhe 70 kilometra, por ekspertët thonë se fushëveprimi i saj është zgjeruar./Reuters, REL

Etiketa: Iranizraellufteraketa

Lajme të lidhura

BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
BOTA

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025
BOTA

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025
BOTA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025
BOTA

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trump

10:24 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
Para

G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com