• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë, argëtohemi më pak

08:19 : 02/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së.

Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.

Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në vitin 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në vitin 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi e zvogëlon efektin negativ që ka rënia e sektorit në PBB totale.

Me gjithë rishikimin me ulje, bujqësia mbetet sektori me kontributin më të madh në PBB, me rreth 16,2% të totalit.

Në anën tjetër, rritjen më të madhe të peshës në përllogaritjen e PBB e ka ndërtimi me 1.84 pikë %. Kontributi i ndërtimit ishte  10.2% e totalit të PBB-së më 2023, por pas rishikimit pesha e tij shkoi në 12.1% (shiko grafikun e mëposhtëm). Me këtë rishikim sektori i ndërtimit rrit më tej peshën në ekonomi dhe në rezultatin e përllogaritjes së PBB-së në vijim.

Lexo edhe:

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

Gjithashtu me rritje u rishikua edhe pesha e sektorëve të lidhur me turizmin. Aktivitet “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” pas korrektimit kontribuuan në 18.5% e PBB-së, nga 17.1% që ishte me metodën e vjetër më 2023.

Me rritje u rishikua edhe aktiviteti i shërbimeve profesionale, të cilat do të kontribuojnë me 7.2% të PBB-së nga 5.9% që ishte pesha e këtij grupi me metodën e vjetër.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rishikohet me rënie. Pas korrektimit ky grup do të kontribuojë me 4.8% të PBB-së me 2023 nga 5.9 që ishte para korrigjimit.

Gjithashtu me ulje rishikohet kontributi i grupit “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” i cili pas korrektimit do të kontribuojë me 1.9% të PBB nga 2.3% që ishte më parë.

Kontributi i grupit informacioni dhe komunikimi u rishikua me ulje. Nga 3.2%që u përllogarit kontributi i këtij grupi në PBB më 2023 pas rishikimit do të jetë 2.4%.

Gjithashtu pesha e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit u rishikua me ulje në 1.6% të totalit të PBB nga 2.1 që ishte më parë.

Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB-ja. Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat.

Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare.

Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur INSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018. /Monitor

Etiketa: Bujqesiaekonomiandertimi

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

18:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

18:41 : 29/09/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
Para

Analiza: Irani s’do luftë më të gjerë, s’mund ta fitojë

TË GJITHA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025

Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

20:02 : 02/10/2025

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025

Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar në Moskë

19:08 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com