• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes

Hungaria është e gatshme të përdorë presidencën e saj të Bashkimit Evropian dhe të jetë ndërmjetëse midis Shkupit dhe Sofjes për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen.

19:00 : 27/09/2024
në RAJONI

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri se Maqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohësh vend anëtar i BE-së. Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisënë rrugën drejt integrimit evropian Orbani e quajti si gabim dhe i propozoi homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes.

“Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam një propozim, të cilin ia përcolla zotit kryeministër dhe i thashë se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësuese, kjo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do t’i pështatej edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhjet më të mira”, deklaroi Orban.

Mickovski: RMV nuk duhet ta humbë shpresën për BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi nuk duhet t’i humbë shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarjen e procesit nga Shqipëria. Ai tha se i vjen keq për këtë që po ndodh, dhe që vendit i duhet sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.

Lexo edhe:

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

Protesta për krerët e UÇK-së nesër në Tiranë, Ali Ahmeti: Së shpejti do të organizohet edhe në Shkup

Sipas Orbanit ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian është gabim
Sipas Orbanit ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian është gabimFotografi: Regierung Nordmazedonien

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet që kemi. Është mirë që kemi miq në BE, të cilët duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orbani. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy palë mbetën të kënaqura, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se në takimin kokë më kokë me Orbanin ata kishin diskutuar edhe për projekte strategjike si transporti veri-jug dhe korridori energjetik, që lidh Ballkanin me Hungarinë dhe i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit.

Sqarime për kredinë e marrë nga Hungaria

Fill pas formimit të qeverisë së re në Shkup kryeministri, Hristijan Mickoski, kishte rënë dakord me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte nga Hungaria një kredi me vlerë prej 500 milionë eurosh. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri hungarez u pyet për origjinën e parave të kredisë dhe nëse ato vijnë nga kreditë kineze që merr Hungaria.

Kryeministri hungarez Viktor Orban: Para kineze nuk mund t'ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t'ju japim.
Kryeministri hungarez Viktor Orban: Para kineze nuk mund t’ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t’ju japim.Fotografi: ATTILA KISBENEDEK/AFP

Orbani tha se sipas marrëveshjeve që ka Hungaria me Kinën të gjitha paratë që vijnë nga Kina shkojnë për projekte konkrete për zhvillim në Hungari. “Para kineze nuk mund t’ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t’ju japim”, tha Orban.

Kryeministri Orban tha se nga këndvështrimi i Hungarisë, çështja më e rëndësishme mes dy shteteve nuk është ekonomia, çështje parësore është siguria kombëtare dhe lufta kundër emigracionit.

“Në Hungari të gjitha çështjet i zgjidhim nga aspekti i sigurisë dhe kemi bashkëpunim më të zhvilluar me vendet të cilat janë më të rëndësishme për sigurinë tonë nacionale. Maqedonia e Veriut është shtet shumë i rëndësishëm për sigurinë e Hungarisë, sepse ndodheni në rrugën e emigracionit. Nëse ka nevojë, kemi vullnet t’ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat”, tha Orbani./DW

Etiketa: hungarishkupsofje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
RAJONI

Protesta për krerët e UÇK-së nesër në Tiranë, Ali Ahmeti: Së shpejti do të organizohet edhe në Shkup

20:25 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
RAJONI

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

17:22 : 10/08/2025
RAJONI

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

15:45 : 26/07/2025
BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
Para

Avokati i Salianjit: Vendim politik, do të dërgohet që sot në burgun e Fierit

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com