• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dan Hutra merret i pandehur për 8 akuza të rënda, dosja kalon në Gjykatë

15:23 : 25/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dan Hutra, njeriu i cili 1 vit më parë tronditi Tiranën me vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave, është marrë i pandehur nga prokuroria e kryeqytetit për 8 akuza të rënda.

Prokurori i çështjes Enklid Gjini, ka vendosur të mbyllë veprimet hetimore ndaj personit të arrestuar Ramadan Hutra alias (Dan), duke e njoftuar në burg këtë të fundit për marrjen të pandehur si autor i 8 veprave të rënda penale.

Tashmë çështja kundër Dan Hutrës është në fazën e gjykimit në seancë paraprake dhe pritet që dosja ti nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, ku Hutra, rrezikon dënimin e tij me burg të përjetshëm.

Sipas dosjes hetimore Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave u arrestua rreth orës 18:45 të datës 1 Marës 2023.

Pas identifikimit të tij nga pyetja e të plagosurve, dëshmitarëve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, ai u lokalizua dhe u prangos në afërsi të landfillit të Sharrës, ku po përgatitej të kryente një tjetër vrasje.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Me vete kishte edhe armën kallashnikov, me të cilat mori tre jetë dhe rrezikoi seriozisht tre të tjera.

Sipas dosjes hetimore, plagosja e Marjana Gurakuqit në zonën e “Astirit”, vrasja e dyfishte në “Bathore” dhe vrasja e Etleva Kurtit në “Kodër Kamëz” janë kryer në një hark kohor prej 33 minutash.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori u largua me automjetin tip “Benz” me targa “AA 531 UK”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Në oborrin e shtëpisë Dan Hutra plagosi me armë zjarri Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Vrasjet dhe plagosjet, Dan Hutra i kreu vetëm 12 ditë pasi kishte dalë nga burgu në 16 shkurt 2023, pasi ishte arrestuar për akuzën e “Dhunës në familje” ndaj gruas së tij, Elena Hysa.

Për të trija ngjarjet e ndodhura në 1 Mars 2023, Dan Hutra, ka dhënë motive të ndryshme që e kanë shtyrë për të ekzekutuar gratë. Për tentativën e vrasjes së gruas Elena Hysa, ai ka treguar se shkak ishte bërë debate për ADN-në e fëmijës së tyre.

Akuzat e prokurorisë:

Vrasja me paramendim ndaj Etleva Kurtit

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Mevlute Hysa

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Hasime Dafkut

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Elena Hysa.

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Kujtime Hysa.

Vrasja me paramendim mbetur në tentativë ndaj Marjana Gurakuqit

Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen në dëm të Rrahman Selës në Vaqar./Ora News

Etiketa: Dan HutradosjaGJKKOgjykate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025
Para

Partizani rikthen ekipin B, “demat” zbulojnë trajnerin që merr drejtimin e skuadrës

TË GJITHA

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025

VIDEO/ Shembet ndërtesa në Turqi, zë poshtë familjen prej 5 anëtarësh,

13:33 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com