• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vatikani i Tiranës”/ Edhe bektashinjtë e Turqisë i dalin kundër Ramës: Shteti nuk duhet të jetë i bazuar në fe

09:35 : 24/09/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Pasi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për New York Times, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar i ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali, ka sjellur reagime të shumta.

Pas kundërshimëve në vendin tonë, të cilët e kanë konsideruar si nismë shumë politike në kohën kur jemi disa muaj larg zgjedhjeve, edhe bektashinjtë turq kanë dalë kundër idesë për krijimin e një shteti

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global në pronësi të Azerbajxhanit, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, ka deklaruar se bektashinjtë janë vetëm 5% e popullsisë shqiptare dhe se filozofia  alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si një dhe këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre.

“Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“, deklaron ai.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, thuhet se ka deklaruar se ndërsa i konsideron hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi në mbarë botën në përgjithësi pozitive, ai gjithashtu mbështet pikëpamjen se besimi bektashinjve dhe shteti fetar nuk mund të shkojnë paralelisht.

“Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”, thotë ai.

Nisma e ramës ka sjellë kundërshti të shumta në Shqipëri

Pas shkrimit të gazetës amerikane për shtetin bektashi, solli reagime të shumta në vendoin tonë, ku u kundërshtua kjo ide e kryeministrit Edi Rama, ku u theksua se kjo nismë sjell përçarje mes feve.

Historianë, politikanë apo klerikë thanë njëzërazi se kjo ide, rrezikon harmoninë fetare në vendin tonë dhe sjell një precedent të rrezikshëm për rajonin.

Më të ashpër ishin përfaqësuesit e feve, të cilët nuk ngurruanta quanin Ramën si ‘tradhtarë të kombit’. Ishte Pastori Akil Pano që e cilësoi tradhti kombëtare vendimin e kryeministrit Edi Rama i cili po planifikon një shtet të ri bektashi brenda Tiranës.

Sipas tij, Këshillit Ndërfetar të Shqipëri duhet të dilte me një deklaratë të përbashkët, me 4 komunitetet, dhe jo 5, pasi siç tha bektashinjtë kanë lënë të kuptohet se e kanë përqafuar projektin e kryeministrit.

“Do ishte në nderin e Këshillit Ndërfetar të Shqipëri të dilnin me një deklaratë të përbashkët, 4 fatkeqësisht komuniteteve shqiptare se inkoherenca që po na zbulohet brenda 24 orëve nga kryegjyshata botërore e bektashinjve tregon se e kanë përqafuar projektin e Ramës për vendosjen e një shteti fetar brenda territorit sovran të republikës. Nëse është fjala për ta ruajtur harmoninë fetare duhet që asnjë nga këto të mos shkëputet nga kjo buqetë për t’i dhënë një status i veçantë. Sa e ekspozon Shqipërinë në raportet problematike në dimensionin gjeopolitik? Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë të komunitetit bektashi, është projekti i një personi që komunikon me popullin e vet përmes medias së huaj siç bëri për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Neni i parë i kushtetutës cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi të bëjmë me çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë e nocionin e tradhtisë kombëtare”, tha pastori Pano.

Shteti Bektashi/ KMSH: Precedent i rrezikshëm

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi dje në lidhje me nismën “e çmendur” të kryeministrit Edi Rama për themelimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës.

Në reagimin e saj, KMSH thekson se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri, teksa shpreh shqetësime kur flitet për “Islam modern”, “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

KMSH shton se të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vitesh.

Sipas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut dhe sipas saj, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Më tej theksohet se kjo nismë e Edi Ramës është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Deklarata e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilët janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jetë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve mylimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vitesh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilit do tarikat, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Etiketa: bektashibektashinjte turqfekundershtiRamashteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
Para

Shteti Bektashi/ Në shtetin privat të Ramës, çdo çmenduri e tij bëhet realitet

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com