• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celibashi: Vota do iu kushtojë emigrantëve 10-40 euro

22:40 : 24/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Votimi do të bëhet përmes postës.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se do bëhen të gjitha përpjekjet që nga pikëpamja e garancisë së votës cdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime. Por nga ana tjetër ai pranon se bëhet fjalë për një operacion logjistik i cili bëhet disi i vështirë për shkak të kohës së ngushtë në dispozicion. Pikërisht afatet e ngushta kohore po vënë në pikëpyetje serioze dhe zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në një numër të reduktuar qarqesh.

Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesit, Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Një ditë më parë, ky Komision, hodhi për konsultim projektvendimin për rregullat për rregjistrimin e tyre dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë.

Ky proces do të realizohet përmes një platforme online, ku secili nga ata që jetojnë jashtë, dhe dëshiron të votojë, duhet të hapë një llogari e më pas, siç shpjegon për Zërin e Amerikës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të ngarkojë aty dokumentin e identifikimit dhe një dokument që tregon se ku banon, “kjo më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit. Me pak fjalë, është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar”.

Askush nuk di të thotë një shifër të saktë të emigrantëve me të drejtë vote, por sipas përllogaritjeve të përafërta shifra mund të vërtitet te 1 apo 1.1 milionë votuesë potencial. Zoti Celibashi thotë se KQZ do të angazhohet në një fushatë informimi për t’i njohur ata me këtë mundësi.

Lexo edhe:

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

Programi për emigrantët/ Britania dhe Franca bien dakord për një marrëveshje të re “shkëmbimi”

Votimi do të realizohet përmes postës. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e rregjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit. “Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar”, shpjegon zoti Celibashi.

Komisioni do të dërgojë në adresën e treguar nga votuesi jashtë vendit, zarfet dhe fletën e votimit e cila, pasi është plotësuar, do të duhet t’i kthehet KQZ-së. “Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit”, tregon Komisioneri i Zgjedhjeve.

Koston e dërgimit të fletës së votimit drejt KQZ-së, do të duhet ta mbulojë vetë votuesi. Zoti Celibashi pranon se bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm. “Mjaft të dishkostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollar, e më shumë, për një votues”, thotë ai.

Numërimi do të realizohet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, i cili këtë herë do të duhet të angazhohet kështu dhe në një proces të ri për të. “Eshtë një operacion logjistik, jo aq i komplikuar, se sa me angazhime, dhe për kohën në dispozicion na vë goxha në vështirësi. Po punojmë për të adresuar të gjitha pikëpyetjet se si do administrohet procesi. Ndarja do të jetë në 12 qarqe, sepse në varësi se ku ka regjistrin e gjendjes civile, aty shkon vota. Që në momentin e mbërritjes do ndahet sipas qarqeve. Ne po përpiqemi që nga pikëpamja e garancisë së votës cdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime”, thekson zoti Celibashi.

Koha nuk premton dhe për aspekte të tjera të procesit zgjdhor që do të zhvillohet në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se në sa qarqe do të zbatohet, edhe në zgjedhjet e ardhshme, votimi e numërimi elektronik. “Kishim propozuar që të zhvillohej në 4 po 5 qarqe, por tani, për kohën që ka mbetur, kjo është e pamundur. Do bëjmë dhe një diskutim të fundit me përfaqësuesit e partive politike, nëse mundet ta shtrijmë procesin e votimit elektronik të paktën në dy ose tre qarqe kryesore të vendit. Por çdo ditë që kalon, e ul mundësinë e zhvillimit të votimit elektronik në tre apo dy qarqe. Ndoshta, nëse koha kalon më tej, nuk do kemi mundësi fare për të përgatitur votimin elektronik qoftë dhe në një qark”, tregon zoti Celibashi duke mos fshehur keqardhjen për këtë. Ai shprehet i bindur se “do të ishte me dobi që kjo mënyrë votimi të shtrihej më tej”. Në zgjedhjet e fundit vendore, votimi dhe numërimi elektronik u realizua në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit./VOA

Etiketa: celibashiemigrantetvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
BOTA

Programi për emigrantët/ Britania dhe Franca bien dakord për një marrëveshje të re “shkëmbimi”

20:33 : 10/07/2025
BOTA

Masa të reja franceze: Rrjeta dhe jet-ski për ndalimin e varkave emigrante

14:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës

19:59 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
Para

Shteti Bektashi/ Paskal Milo: Ideja ka 5-6 vite që ësht hedhur, Baba Mondi i dërgoi letër Kuvendit

TË GJITHA

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025

EMRI/ Sherr me thika në mes të Shkodrës, plagoset 33-vjeçari

19:06 : 20/07/2025

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com