• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA-s: Mundësia e një lufte rajonale teksa Izraeli godet Libanin

18:19 : 24/09/2024
në BOTA

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë njoftuar për qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, sulmet e fundit po shtojnë frikën e një konflikti të gjerë rajonal.

Izraeli goditi të hënën më shumë se 800 objektiva në Liban, përfshirë edhe kryeqytetin Bejrut, duke detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite eliminoi shumë raketa të lëshuara nga Libani mbrëmjen e së hënës ndërsa shtohet frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara po punojnë me homologët e tyre në rajon.

“Po punojmë për uljen e tensioneve në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”.

Javën e shkuar, Izraeli ndërmori një operacion për eliminimin e pjesëtarëve të grupit Hezbollah, duke shpërthyer nga distanca mjetet e tyre të komunikimit. Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë fushatën ushtarake izraelite.

Lexo edhe:

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

“Nuk presim për një kërcënim, por i paraprijmë. Eliminojmë zyrtarë të lartë, terroristë dhe raketa. Të tjera gjëra do shihni”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, i paralajmëroi civilët libanezë të hënën që të qëndrojnë larg depove ushtarake.

“Hezbollahu synon t’i lëshojë këto armë drejt Izraelit, por ne nuk do ta lejojmë. Qëndroni larg tyre për sigurinë tuaj”.

Kabineti libanez zhvilloi një takim emergjent ndërsa Kombet e Bashkuara lëshuan paralajmërime.

“Është dramatike ajo që kemi parë javën e shkuar me pasoja të mëdha për civilët”, tha Imran Riza, zëvendës koordinator i Kombeve të Bashkuara për Libanin.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike, një analist i tha Zërit të Amerikës se po bëhet më e pamundur arritja e një armëpushimi në luftën gati njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit.

“Mundësia e një armëpushimi në Gazë nuk është më zgjidhja, thjesht nuk po ndodh. Nuk është e qartë se si përpjekjet e tjera diplomatike amerikane do të kenë sukses”, thotë Nimrod Goren me Institutin e Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë filloi tetorin e kaluar pasi Hamasi, i cilësuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, sulmoi Izraelin duke vrarë mbi një mijë persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Ndërhyrja ushtarake izraelite në Gazë ka shkaktuar më shumë se 41 mijë të vrarë, sipas organeve të shëndetësisë palestineze, që nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve kur raportojnë shifrat./VOA

Etiketa: IzraelilibaniLuftarajonale

Lajme të lidhura

BOTA

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025
BOTA

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025
BOTA

Izraeli godet një kullë në Gaza, 27 të vdekur

18:17 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

VIDEO/ Forcat izraelite sulmojnë ndërtesën në Gaza, plag*sen disa civilë

15:34 : 05/09/2025
BOTA

Izraeli ndalon vizitën e Macron në Tel Aviv, nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e Palestinës

20:24 : 04/09/2025
Para

Studimi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

TË GJITHA

I penduari i SPAK, Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT

20:02 : 06/09/2025

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com