Java e fundit e shtatorit përmbyllet me ekuinoksin dhe duket se do të jetë e paqtë. Meri Shehu parashikon njëfarë ekuilibri në jetën e shenjave të zodiakut ku ndonëse mund ta kenë të vështirë në një aspekt, do të lehtësohen në një tjetër.
Sipas parashikimit të saj në emisionin “Rudina”, do t’i kërkojmë “të gjitha ose asgjë” në dashuri, ndërsa do të gjejmë edhe forma të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Meri Shehu: Kjo është java e ekuinoksit dhe kemi barazimin e ditës dhe të natës, jemi futur në shenjën e Peshores dhe të gjithë kemi nevojë për ekulibër, barazi dhe për të qenë mirë me njëri-tjetrin. Komunikimi do të mbizotërojë, futet Mërkuri në Peshore dhe Afërdita në Akrep. Komunikimi do të jetë i bukur, artistik, ëndërrimtar dhe bashkëpunues ndërsa pasioni shumë i madh, do të dashurojmë thellësisht, do i kërkojmë të gjitha ose asgjë. Shenjat që do të ndikohen më shumë janë Bricjapi, Gaforrja, Peshorja dhe Dashi.
Dashi – 3 yje
Është momenti i tyre sepse dielli përballë shenjës kërkon barazi, ekuilibër, bashkëpunim, por do të merren shumë me ekonominë këtë javë dhe dora e tyre do të kapë diçka. Në çështjet e huave dhe lekëve që do të marrin nga të tjerët, do të jenë të favorizuar këtë javë ndaj do të kenë më të mirën. Po të jenë mirë në anën ekonomike dhe emocionale, do të arrijnë mirë.
Demi – 2 yje
Me diellin në Peshore bie energjia, rezistenca trupore, do të merren me punë, do të kërkojnë më shumë ekuilibër e barazi në punë dhe mund mos të ndihen mirë. Do t’u duhet një punë që ka art, gjëra të bukura, vetëm se do të kenë pak rënie rezistence. Afërdita përballë shenjës së tyre e çon stafetën te partneri dhe ata marrin më shumë vëmendje dhe nuk u bie fjala shumë.
Binjakët – 3 yje
Në dashuri do të shkëlqejnë dhe kjo do të jetë motoja e kësaj jave, dashuria, forca krijuese do të bjerë në sy, do të kenë talent, do të vishen bukur, do të shpalosin energjitë më të mira. Në punë do të dashurohen me dikë ose do të pasionohen me diçka më shumë, do të japin më shumë nga vetja ose do të duhet të përkushtohen dhe s’do të marrin shumë yje sepse do të mbeten më të veçuar meqenëse duan të bëjnë një punë shumë perfekte ose me shumë pasion. Do të kenë përmirësime edhe në anën shëndetësore.
Gaforrja – 4 yje
Kanë Marsin në shenjën e tyre dhe Afërdita në Binjak do të bëjë mrekullira në këto kohë në dashuri, ekonomi, udhëtime, kontakte me jashtë dhe zbutet Marsi sepse vjen një performancë femërore, e ëmbël, një fllad erotik dhe nuk do të merren vetëm me luftë, por edhe me dashurinë njëkohësisht. Çështjet familjare mbeten kryesore për Gaforret dhe karriera sepse do të kërkojë ekulibër, të vënë balanca dhe do ta arrijnë.
Luani – 2 yje
Qetësinë, romantizmin e dashurinë do ta gjejnë në shtëpi ose pranë saj, ndaj sa të hapin derën do të duan të ndiejnë një fllad ëmbëlsie, dashurie, do të duan bashkëjetesa, njerëz të afërt, dikë që t’u thotë një fjalë të mirë, të nisin gjëra që u japin më shumë gjëra anës emocionale. Do të bëjnë edhe lekë sa i përket anës ekonomike, do të blejnë një shtëpi, pronë ose do të ndiejnë tendencën e diçkaje që i bën të ndihen më ngrohtë. Vjeshta do të kërkojë që Luanët të ndihen me dikë të afërt.
Virgjëresha – 4 yje
Kanë 4 asa të mirë në dorë. Do të kenë plane, projekte, afrimitete, do të bien shumë në sy, do të marrin lajme të mira dhe do të ketë një mirëkuptim për to, ndërsa ana ekonomike fillon të shkëlqejë, të barazojnë humbjet që kanë pasur gjatë verës dhe dalin në një atmosferë më pozitive.
Peshorja – 5 yje
Ekuinoksi në shenjën e tyre dhe Mërkuri po ashtu i bën më aktivë, do të lëvizin, komunikojnë, dalin, do të kenë shumë takime, lajme e performanca. Afërdita në Akrep u jep një mbështetje ekonomike kështu që do të marrin më të mirën e kësaj jave dhe është momenti i tyre për të shkëlqyer.
Akrepi – 4 yje
Afërdita në shenjën e tyre nënkupton që dashuritë, romancat, ana ekonomike, dashamirësia e të tjerëve do t’i bëjë të shpalosin një energji pozitive. Nga ana e rezistencës do të ndihen pak si të lodhur, por e rëndësishme është që këtë ta kthejnë në pushim, të rrinë me veten, të meditojnë dhe t’i përkushtohen artit, një force krijuese ose që ka të bëjë me rigjenerimin e energjive të tyre.
Shigjetari – 1 yll
Kanë pasur çështje me punën, ekonominë, megjithëse janë sulur shumë aty dhe duan të fitojnë, por Afërdita në Akrep tregon që do të tundohen nga një marrëdhënie e fshehtë që mund të krijojë kompleksitetet në mendjen e tyre, pasiguri por do të tërhiqen për të krijuar një marrëdhënie ndoshta jo të deklaruar. Kujdes edhe me paratë e huatë se mund të kenë probleme.
Bricjapi – 2 yje
Janë një nga shenjat kardianale që diellin e kanë në kuadrat dhe nuk do ta gjejnë dot nivelimin aq shpejt ose të drejtën e tyre, ndaj do të mundohen pak më shumë për të arritur dhe zgjidhur disa probleme familjare ose karriere. Çështjet familjare do të duhet t’i ekuilibrojnë mirë dhe të merren me anëtarët e saj. Afërdita në Akrep është një ndihmesë për ta dhe bashkëpunimet Bricjap-Akrep mund të jenë të mira.
Ujori – 3 yje
Do të merren shumë me familjen, shtëpinë dhe karrierën ashtu si edhe Luani, ndaj bashkëpunimet Luan-Ujor do të jenë të mira, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me reklamimin, punën, ofertat, janë të aftë të manipulojnë dhe të gjejnë dashurinë e tyre në këtë periudhë me Afërditën në Akrep. Në këtë periudhë, Ujorët lidhen në mënyrë të pashmangshme dhe zakonisht nuk duan diçka kaq strikte, ndaj detyrimet, bashkëpunimet, ekonomitë që lindin në këtë periudhë, nuk do t’u ikin aq kollaj, duhet t’u përpiqen.
Peshqit – 4 yje
Shenja e ujit me Afërditën në Akrep, diellin në Peshore që do t’u japë një lajm të mirë që vjen nga pronat, trashëgimitë, ekulibrimi i borxheve, detyrimeve në të kaluarën, por do të kenë shumë takime të fshehta për çështje punësh. Afërdita në Akrep e Marsi në Gaforre është një simbol i mirë që ata të kenë një performancë pozitive.