• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sektori bankar fshiu 1.4 miliardë lekë kredi të humbura në 6-mujorin e parë

12:14 : 23/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori bankar fshiu nga bilancet rreth 1.4 miliardë lekë kredi të humbura në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredive të fshira është rritur me afërsisht 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e kredive të fshira në gjashtëmujorin fundit ishte sa 4% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave. Në terma relativë kundrejt portofolit të kredive me probleme, kjo vlerë ishte e njëjtë me gjashtëmujorin e mëparshëm. Ndërkohë, gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, bankat kanë fshirë nga bilancet rreth 3 miliardë lekë kredi të humbura. Rreth 63% e këtij vëllimi janë kredi të marra nga bizneset.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi të marrë përmasa të mëdha në vitin 2015, kur Banka e Shqipërisë vendosi detyrimin rregullator për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Fshirjet dhanë një ndikim shumë të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme të sektorit bankar, që në atë periudhë kishte arritur në kufijtë e 25%.

Nxjerrja e një kredie të humbur jashtë bilancit është një veprim kontabël, që nuk nënkupton heqjen dorë nga procesi ligjor i mbledhjes dhe rekuperimit të saj. Fshirja bëhet me qëllim uljen e raportit të kredive me probleme të bankave, por, megjithatë, ajo nuk ka ndonjë ndikim në performancën e tyre financiare, sepse kreditë e klasifikuara si të humbura janë të provigjionuara në masën 100%.

Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Lexo edhe:

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

Gjatë periudhës janar 2015 – qershor 2024, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre rreth 83 miliardë lekë. Deri tani gjatë këtij viti, raporti i kredive me probleme paraqitet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti ky tregues ishte 4.7%, në të njëjtin nivel me fundin e vitit 2023, por gjithsesi në rënie krahasuar me nivelin 5.3% të një viti më parë.

Megjithatë, fakti që raporti i kredive me probleme në 6-mujorin e parë është i qëndrueshëm, pavarësisht rritjes së shpejtë të portofolit të kredisë, është një tregues se sasia e kredive me probleme po rritet në vlerë absolute. Në mesin e këtij viti, stoku i kredive me probleme arriti në rreth 37 miliardë lekë, me një rritje rreth 2 miliardë lekë ose 6% krahasuar me fundin e vitit të kaluar./ Monitor

Etiketa: kredimiliardëSektori bankar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro

08:02 : 02/09/2025
AKTUALITET

Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

19:14 : 19/08/2025
Para

Turistja kanadeze akuzon 16-vjeçarin shqiptar për përdhunim, arrestohet i mituri

TË GJITHA

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025

Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to

18:34 : 07/11/2025

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com