• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 mln euro/ Ligji u shfuqizua, por profesionistëve të lirë nuk do t’u kthehen pagesat

13:47 : 20/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Profesionistëve të lirë nuk do t’u kthehen rreth 5 milionë euro, të cilat u paguan gjatë fillimit të vitit 2024, në kuadër të një ligji që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar në një vendim të datës 16 Shtator 2024 se vendimi i marrë prej saj në 27 qershor 2024 për shfuqizimin e disa neneve të ligjit “Për Taksat” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij, mori fuqi ligjore pas Botimit në Fletore Zyrtare.

Në foto: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Ai vendim i Kushtetueses hyri në fuqi në Gusht të këtij viti. Kjo do të thotë se të gjithë taksat e paguara para kësaj date konsiderohen “të rregullta” dhe nuk do t’i kthehen biznesit, megjithëse ato janë paguar, bazuar mbi një ligj anti-kushtetues.

Lexo edhe:

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Ministria e Financave përllogarit se taksën e kundërshtuar e kanë paguar mbi 6500 biznese, për një vlerë totale prej 501 milionë lekë të reja. Tashmë, kjo shumë do të mbetet në arkën e Shtetit.

“Sqarimi” i Kushtetueses

Në 27 Qershor 2024, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e 1/5 të deputetëve, Dhomës së Avokatisë dhe të Institutit të Ekspertëve Kontabël, duke shfuqizuar disa nene të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të miratuar në vitin 2023, si edhe një nen të Vendimit të Këshillit të Ministrave që bazohej mbi atë ligj.

Ligji i vitit 2023 parashikonte që në listën e subjekteve privatë që përfshiheshin në detyrimin për tatimin mbi fitimin përfshiheshin për herë të parë edhe profesionet e lira. Zbatimi i këtij ligjir nisi zbatimin në prill 2024, ku shumë biznese nga lista e profesionistëve të lirë paguan këstin e parë të kësaj takse të re.

Qëndrimi politik i maxhorancës socialiste, i përkthyer në ligj e më pas në vendim të Këshillit të Ministrave, shkaktoi reagimin e kategorive të ndryshme të profesioneve të lira dhe opozitës së djathtë.

Ligji dhe VKM-ja vijuese u kundërshtuan në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, në fund të qershorit të këtij viti, shfuqizoi disa nene. Përfundimi ishte që profesionet e lira duhet të nisin të paguajë tatimin mbi fitimin, duke filluar nga viti 2029.

Në foto: Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene për tatimin e profesioneve të lira në Qershor 2024

Por, problemi që shoqëroi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ishte fakti që çfarë do të ndodhte me pagesat e kryera tashmë nga profesionistët e lirë dhe nëse ato u duheshin kthyer pas apo jo nga administrata tatimore.

Sërish në Kushtetuese

Për të sqaruar këtë çështje, Këshilli i Ministrave, në datë 10 shtator 2024, iu drejtua sërish Gjykatës Kushtetuese, me një kërkesë për plotësimin e vendimit që gjykata kishte marrë në qershor të këtij viti.

Më saktësisht, Këshilli i Ministrave kërkonte që, me plotësimin e vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese të shprehej qartë se çfarë duhej bërë me tatimin që profesionet e lira kishin paguar para shfuqizimit të neneve të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në foto: Këshilli i Ministrave kërkoi nga Gjykata Kushtetuese “plotësimin e vendimit”

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar njëzëri këtë kërkesë për plotësim vendimi, në datën 16 Shtator 2024, duke argumentuar se vendimi i mëparshëm nuk ka nevojë për plotësim, pasi është i qartë dhe me referencat e duhura kushtetuese e ligjore.

Gjykata Kushtetuese shprehet se: “…sa u takon efekteve që vendimi i Gjykatës sjell ndaj pasojave të dispozitave ligjore dhe nënligjore të shfuqizuara, neni 132, pika 2, i Kushtetutës parashikon se vendimet e Gjykatës hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare dhe se Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër”, thuhet në vendim.

Më tej, trupa gjykuese shprehet se, sipas nenit 26, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 8577/2000, vendimet, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e publikimit, përveçse kur është parashikuar ndryshe në këtë ligj dhe Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër.

Në foto: Në 16 shtator 2024, Gjykata Kushtetuese nuk kaloi në seancë plenare kërkesën e Këshillit të Ministrave për “plotësim vendimi”

“Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se Gjykata në vendimin nr. 52/2024, ndërsa ka vendosur shfuqizimin e një pjese të dispozitave ligjore dhe nënligjore të kundërshtuara, duke dhënë edhe argumentet përkatëse për antikushtetutshmërinë e tyre, është shprehur edhe për efektet e vendimit në dispozitivin e tij përmes rregullit të përgjithshëm, sipas të cilit vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet më tej në vendim.

Në mënyrë më të thjeshtuar, shfuqizimi i dispozitave të ligjit ka hyrë në fuqi në Gusht 2024 dhe prej atij momenti, profesionistët e lirë nuk mund të paguajnë më tatimin mbi të ardhurat.

Rrjedhimisht, për pagesat e kryera para gushtit 2024, kur u botua në Fletore Zyrtare vendimi i Kushtetueses, pagesat e kryera nga profesionistët e lira konsiderohen të ligjshme dhe shifra prej mbi 5 milionë euro do të qëndrojë në arkën e Shtetit.

Etiketa: Edi RamaGjykata Kushtetueseligjeprofesionet e lirataksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

"Si hirushja"/ Afera e sterilizimit, ish-zv.ministri: Nga burgu do të dal i larë dhe i parfumosur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025

Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar! Muçollari: Agresori përfaqësues i PS-së

15:48 : 15/05/2025

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com